Vrasja e Beqirit, Hetimi: Viza e
Florenc Çapjas me vulë false

Vrasja e Beqirit, Hetimi: Viza e <br />Florenc Çapjas me vulë false
Paraditen e 15 Gushtit në Elbasan u ekzekutuan në shtëpinë e tyre Nezir e Gentian Beqiri, ky i fundit ishte në arrest shtëpie. Policia identifikoi menjëherë si autor të ngjarjes shtetasin Florenc Çapja, i cili ishte në hasmëri me Gentianin, por Çapja duket se paraqiti një alibi të fortë. Ai u shpreh se kishte qenë në Ohër ditën e ngjarjes, madje sistemi elektronik kufitar TIMS e vërtetonte kalimin e tij. Por agjentët e SHKB-së në polici kishin dyshime të forta në lidhje me alibinë e Çapjas dhe kanë nisur një hetim të thelluar. Vula në pasaportën e Çapjas është dërguar në laborator për ekspertim dhe sipas burimeve nga SHKB-ja ekspertimi ka vërtetuar falsitetin e kësaj vule. Por si ka mundur Çapja të regjistrohet në sistemin TIMS në pikën kufitare të Qafë-Thanës. Për t'i dhënë përgjigje kësaj pyetje hetuesit e SHKB-së kanë nisur hetime të thelluara ndaj efektivëve të pikës kufitare të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me Çapjan në krijimin e Alibisë së tij.

TIMS
Agjentët e SHKB-së kanë shkuar fillimisht në pikën doganore të Qafë-Thanës dhe kanë parë procedurën e regjistrimit të emrit të shtetasit Sokol Çapja në këtë pikë doganore. Agjentët kanë zbuluar se regjistrimi ishte bërë rregullisht dhe në sistem ishte printuar dhe pasaporta e Çapjas. Më pas përfaqësuesve të doganës u është kërkuar kaseta filmike e kamerave të sigurisë të pikës doganore. Në këtë moment prej tyre ka ardhur dhe përgjigja që nxiti të gjitha dyshimet. "Sistemi i kamerave u shkëput për disa orë në datën që ju thoni për shkak të një defekti ndaj nuk i disponojmë pamjet filmike", - janë shprehur punonjësit e doganës. Kjo përgjigje ka përforëcuar dyshimet e agjentëve të cilët kanë marrë pasaportën e Çapjas dhe e kanë dërguar për ekspertim të vulës. "Në shumë raste të dyshimta të regjistrimit fiktiv në sistemin TIMS porsa shkojnë agjentët për kontroll punonjësit e doganave thonë se filmimet nuk ekzistojnë. Nëse do ekzistonin filmimet do dukej nëse Florenc Çapja ndodhej aty personalisht apo regjistrimi në sistem është bërë thjesht duke i përdorur pasaportën. Ky është një problem i vetë sistemit TIMS", - thanë burime policore.

Çapja
Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e arrestit ndaj dy personave të cilët dyshohet se janë vrasësit e Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan. Arrest me burg për 60 ditë ishte fillimisht vendimi i Gjykatës ndaj shtetasve Florenc Çapja dhe Arben Jaçe, të cilët u evidentuan edhe nga dy policët e rojes të Gentian Beqirit. Beqiri ishte në arrest shtëpie, ndërkohë që ndodhi vrasja. Ndërkaq, ndaj dy policëve që duhet të ruanin Beqirin, Gjykata dha masën e arrestit burg pa afat, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Më pas në Apel gjykata ka reformuar vendimin e saj duke dhënë burg pa afat edhe për Çapjan. Prokuroria e Elbasanit ka këmbëngulur që në fillim për implikimin e Florenc Çapjas në këtë ngjarje bazuar sidomos në dëshmitë e dy policëve që ruanin shtëpinë e viktimave.

shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari