TIRANË - Pesë persona janë vënë në pranga nga policia për vrasjen e biznesmenit, Aurel Zenka. A1 Report sjell pamjet e arrestimit të pesë personave operacion i bërë mbrëmjen e djeshme në Durrës në një banesë pranë zonës që njihet si “Kali i Trojës”.
Të arrestuar gjatë operacionit janë: Agron Goxhaj, Enton Ibrahimi, Alket Halitaj, Artan Hasani dhe Andi Veshi. Pamjet janë filmuar nga forcat RENEA, gjatë momentit kur kanë vënë prangat mbi 5 personat të cilët ishin duke u bërë gati për tu larguar jashtë vendit.
Operacioni për arrestimin e autorëve është realizuar nga policia e Tiranës ajo e Durrësit dhe forcat speciale RENEA, dhe është bërë 24 orë pas vrasjes së ndodhur në rrugën “Zonja Curre”, në afërsi të fushës Ali Demi në Tiranë.
POLICIA E TIRANËS, DETAJE PËR OPERACIONIN “KALI I TROJËS”
Me anë të një deklarate për mediat nga ana e drejtorit Ardian Çipa, Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me aksionin për arrestimin e pesë personave të dyshuar në lidhje me vrasjen e Aurel Zengës.
“Në bashkëpunim Drejtorinë e Policisë Qarku Durrës dhe Forcat Speciale RENEA bënë të mundur kapjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit Ariel (Aurel) Zenga. Pas marrjes së informacioneve, u organizua puna mbi lokalizimin e vendodhjes së tyre, të cilët u kapën në afërsi të vendit të quajtur “Kali i Trojës” në qytetin e Durrësit”, bëri të ditur policia e kryeqytetit.
TË ARRESTUARIT:
Agron Agim Goxhaj, 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje.
Artan Fredi Hasani, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë krimet ndaj jetës dhe prodhim për shitje municionesh luftarake.
Enton Sazan Sada (Ibrahimi), 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje me paramendim.
Alket Elmas Halitaj, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiran.
Andi Veshi, për veprën penale të “Përkrahje të autorit të krimit”.
Besnik Flamur Mansaku, 37 vjeç, për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.
Sipas policisë, “shtetasit e sipërpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin sëbashku me shtetasin Edison Kajtazi (i shpallur në kërkim), janë autor të vrasjes së shtetasit Ariel Zenka e ndodhur dy ditë më parë në rrugën “Ali Demi” Tiranë”.
“Nga hetimet e kryera dyshohet se motiv i kësaj ngjarje është një llogari e pashlyer përmes viktimës dhe autorëve. Shtetasit u arrestuan për veprat penale të “Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, deklaroi drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa.
Gjithashtu në lidhje më këtë ngjarje më datë 26.04.2014 është bërë edhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Besnik Flamur Mansaku, 37 vjec, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.
Ndërkohë që po punohet për kapjen e shtetasit Edison Kajtazi. Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
NE VRASJEN E ZENGES KA PASUR DHE TË NJË TË PLAGOSUR
Në vrasjen e Aurel Zenkës në lagjen Ali Demi ka patur edhe një të plagosur. Policia ka siguruar dëshminë e një shoku të viktimës që ishte me të në momentin e krimit.
Versioni për plagosjen edhe të një personi, u ngrit nga ekspertët e kriminalistikës në vendngjarje, pasi kanë gjetur gjurmë gjaku që nuk i përkasin viktimës. Policia dyshon se i plagosuri ka qenë palë me autorët e vrasjes, ndërsa ai nuk është gjetur nga policia në asnjë nga spitalet shtetërorë dhe privat në kryeqytet.
38-vjeçari pronar një lokali në zonën e “ish-Bllokut” dyshohet se u qëllua për vdekje me armë zjarri sepse tentoi të hynte në mes të konfliktit për shkak të një borxhi të dy shokëve të tij.
VRASJA NDODHI PAS KONLFIKTIT PER NJE BORXH
Konflikti i ndodhur në mesditë por edhe disa ditë më parë kishte të bënte me një shumë të mbetur borxh mes dy shokëve të Zenkës, dhe ky i fundit ka shkuar për të shuar grindjen. Sipas policisë Agron Goxhaj ishte personi me të cilin Zenka ishte konfrontuar fizikisht në grindjen e mesditës së të premtes, ndaj fill pas krimit uniformat blu ishin fokusuar kryesisht në kapjen e 40-vjeçarit.
Uniformat blu mësohet se kanë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit një shok të Zenkës që ka qenë me të në momentin e krimit. Sipas policisë Goxhaj ishte personi me të cilin Zenka ishte konfrontuar fizikisht në grindjen e mesditës së të premtes, ndaj fill pas krimit uniformat blu ishin fokusuar kryesisht në kapjen e 40-vjeçarit.
Me Zenkën, mbrëmjen e të premtes (25 prill) ku është ndjekur dhe qëlluar me armë të tipit pistoletë ka qenë edhe një shok tjetër i tij, i cili është marrë në pyetje në lidhje me autorët e vrasjes dhe konfliktet që sollën krimin.
/Shqiptarja.com

Arrestohen 5 personat e dyshuar për vrasjen e Zengës/ 26 Prill