Pas disa orësh që u mor në pyetje nga hetuesit, 30-vjeçari italian ka pranuar se ka vrarë biznesmenin shqiptar Fatmir Ara, i cili u gjet i pajetë në Mathit të Torinos më 4 shtator.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 30-vjeçari, Davide Giuseppe Osella Ghena, pa precedent të mëparshëm penal, u mor në pyetje për më shumë se 17 orë, ku pranoi se ishte ai që e kishte vrarë me tre plumba në kokë, 43-vjeçarin shqiptar.
Karabinierët italiane, pas gjetjes së trupit të shqiptarit, morën kamerat e sigurisë në zonë, duke rënë kështu në gjurmën e vrasësit të biznesmenit shqiptar.
I dyshuari e modifikoi versionin e tij disa herë, edhe kur hetuesit i sollën fakte të pakundërshtueshme. Mbetet për t'u zbardhur motivi i vrasjes. 30-vjeçari ka ndryshuar disa herë versionin e tij duke folur për motive personale, më pas për një borxh, drogë dhe në fund për një sherr të lindur nga një çështje pune.
Fatmir Ara në zonë njihej nga të gjithë si “Miri” , ai u gjet i vdekur më 4 shtator në fshatin San Carlo Canavese pranë Torinos, pasi prej 2 ditësh ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët të tij. Përveç përfshirjes së tij në trafikun e droge , Ara, disa vite më parë (2018) ishte arrestuar dhe i dënuar me tri vite burg. Në atë kohë, ndaj shqiptarit ishin bërë disa denoncime nga bashkëshortja e tij për dhunë, po ashtu dyshohej se mbante armë pa leje. Ara ishte babai i 4 fëmijëve, 2 prej të cilëve nga martesa e tij e parë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
72.6%
-
Jo
24.1%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 791
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori italian: Situata shumë konfliktuale, fushata të jetë me fakte e programe! Qeveri teknike? 'Vendos politika'
10 Janar, 11:21
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikon marrëveshjen, pritet Senati! Përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë
9 Janar, 16:39
-
Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar
9 Janar, 13:27
-
Të akuzuar në Itali dhe Suedi për trafik narkotikësh dhe kanosje për vrasje, kapen 3 persona të shpallur në kërkim (EMRAT+VIDEO)
9 Janar, 08:41
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 20 mijë euro në pelenat e mbesës, në pranga shqiptari klandestin! I sekuestrohet kokainë edhe në makinë, nervozizmi e tradhtoi
8 Janar, 22:36
-
Itali/ Po trafikonte 34,5 kg kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! Droga iu gjet në makinë dhe banesë
8 Janar, 22:16
-
Ministri italian i Mbrojtjes: Ushtria jonë është e detyruar të ketë satelitët e Elon Musk
8 Janar, 21:43
-
Gazetarja italiane Cecilia Sala lirohet nga regjimi iranian, mbërrin me avion në Romë, pritet nga kryeministrja Meloni
8 Janar, 17:17
-
Belcastro, qyteti i vogël italian 'ndalon' banorët që të sëmuren
8 Janar, 15:40
-
I përfundoi misioni i tij në Shqipëri, Spiropali pret Ambasadorin e Italisë Fabrizio Bucci
8 Janar, 13:02
-
Dy të vrarë nga të shtënat me armë brenda një fabrike në Gjermani, autori i maskuar u arratis pas sulmit
7 Janar, 20:42