Vrasja e biznesmenit Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, SPAK shtyn me 3 muaj hetime për 7 të pandehurit

Vrasja e biznesmenit Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, SPAK shtyn me 3 muaj hetime për 7 të pandehurit

Emiljano Shullazi, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Taullai dhe Viktor Ymeri

Prokuroria Posaçme ka shtyrë me tre muaj hetimet për 7 persona të marrë si të pandehur për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut. Zgjatja e Hetimeve u kërkua pasi SPAK është duke mbledhur prova të tjera, lidhur me këtë dosje.

Për dy vrasjet e bujshme të 2005, të pandehur janë marrë, Indrit Rusi, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Plarent Dervishaj, Lulzim Berisha, Indrit Taullau dhe Luftar Recin. Në kërkim vijojnë të jenë Dervishaj dhe Berisha. SPAK ka regjistruar çështjen ndaj këtyre personave në tetor të këktij viti dhe në 7 dhjetor Gjykata e Posaçme caktoi ndaj tyre masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.

I penduari Luftar Reçi ka dëshmuar se si u përgatit e gjithë ngjarja e ekzekutimit në makinë të Klodjan Saliut në aksin Durrës-Tiranë nga Lul Berisha dhe kunati i tij Plaurent Dervishaj, të cilët ndodhen në kërkim ndërkombëtar. Ndërsa ka treguar se Lul Berisha dhe Emiljano Shullazi kanë bashkëpunuar për të ekzekutuar me tritol C4 Vajdin Lamajn, sipas dëshmisë se të penduarit Luftar Reçi ka qenë Viktor Ymeri, i cili nga burgu ka gjetur personin në llogari të Shullazit që do të kryente këtë ekzekutim.

Për ekzekutimin e tyre operacioni u shtri në tre qytete Tiranë, Vlorë dhe Durrës. Ishte dëshmia e Luftar Recit, njeri prej personave që ka marrë pjesë në këto vrasje ai që pas bashkëpunimit me drejtësinë bëri të mundur zbardhjen e dy krimeve të rënda që 16 vite më parë tronditën vendin.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cufi demires: 24/01/2022 07:06

    Per leshi do shkoni te gjithe,,,nuk jua fal as njeri gjakun.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg