Detaje të reja nga vrasja e 39 vjeçarit resident në Asolo të Italisë. Trupi I pajetë i të riut u gjet në pyllin e Padernos në Itali të dielën e 21 janarit por dyshohet se vrasja e Bledar Dedjas të jetë kryer në orët e pasdites vonë të 20 janarit 2024.
Hetuesit dyshojnë se mes viktimës dhe autorit të ketë pasur një takim që përfundoi keq. Se Bledari ka tentuar ti shpëtojë vrasësit duke u larguar gati 100 metra nga Mercedezi I tij, i gjetur pranë vendit ku ndodhi krimi, shkruan trevisotoday.it
Nuk janë gjetur as çelësat e makinës së Bledari. Për të hyrë brenda makinës karabinierëve u është dashur të përdorin çelësin rezervë, i cili ndodhej në shtëpinë e 39-vjeçarit.
Përjashtohet pista e grabitjes pasi portofoli dhe sendet e tjera personale i janë gjetur në makinë. Ndërsa është ngritur pista e krimit të pasionit pasi viktima u gjet me pantallona të ulura.
Një hipotezë është se Bledari ka lënë takim me vrasësin e tij dhe u sulmua brenda një makine tjetër, të parkuar afër, kjo pasi brenda Mercedesit të 39 vjeçarit nuk u gjetën gjurmë gjaku apo përleshje. Por është gjithashtu e mundur që vrasësi të ketë mbajtur çelësat pasi ka kërkuar diçka brenda makinës.
Vëmendje i është kushtuar edhe telefonit të 39-vjeçarit dhe mbi të gjitha bisedave telefonike në të cilat shpresohet të gjenden elementë të dobishëm për hetimin.
Për momentin mësohet se telefonata e fundit e bërë nga Dedja ka qenë me kunatën e tij rreth orës 16.05.
Policia thellohet në raportet e viktimës. Deri në këtë moment janë marrë në pyetje rreth njëzet persona, të afërm dhe të njohur të Bledarit, përfshirë shokun që gjeti trupin në Via Dei Carpini. Me 39-vjeçarin e kishin lënë të dilte për peshkim mëngjesin e së dielës kur u gjet trupi i pajetë.
K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.4%
-
Jo
47%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 4296
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Vrau vjehrrit e saj dhe kufomat i fshehu në valixhe, Gjykata e Firences dënon me 30 vjet burg shqiptaren Elona Kalesha
12 Shkurt, 17:39
-
U ndoq nga 12.6 mln vetë, mbyllet nata e parë e Sanremos! Këngët më të pëlqyera dhe mesazhi emocionues i Papa Françeskut
12 Shkurt, 15:36
-
Itali/ Çmontimi i klanit shqiptar që fitimet e grabitjeve i investoi në 25 mln euro kokainë, furnizohej nga celulat në Britani, Holandë e Belgjikë (FOTOT)
9 Shkurt, 20:18
-
Papa Françesku ndërpret predikimin: Kam vështirësi në frymëmarrje (VIDEO)
9 Shkurt, 13:25
-
Perugia/ Nuk bindi dot karabinierët se ku po shkonte, 29-vjeçari shqiptar kapet me kokainë për shitje në makinë
4 Shkurt, 16:25
-
Itali/ Meloni reagon për hetimet e prokurorisë: Disa magjistratë duan të ndikojnë politikat kombëtare
31 Janar, 11:08
-
Vrau dëshmitarin e drejtësisë në Slloveni dhe ukrainasin në Itali, kush është ish-ushtaraku shqiptar i arrestuar! Anëtar i mafias malazeze ‘Skaljari’ (EMRI+SKEDA)
27 Janar, 10:42
-
Itali/ Shqiptarit i kapen 863 mijë € cash të fshehura në dollap e makinë, vihet në pranga! Dyshohet se i përfitoi nga shitja e drogës (VIDEO)
26 Janar, 20:53
-
SPAK arreston Kreshnik Farrukun, zbardh rolin në grupin që mbushi Italinë me kokainë nga Amerika e Jugut! Ishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 15:28
-
RENEA arreston Kreshnik Farrukun me urdhër të SPAK! Prangosja me kërkesë të prokurorisë së Firences! Gjykata e Durrësit e kishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 09:22
-
Padova/ Telefonata e fqinjit tradhton bandën e ‘skifterëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar gjatë grabitjes me kapuçë dhe kaçavida!
8 Janar, 23:02
-
Italia sytë nga Lara Colturi, kreu i Skive për Report Tv: Federata vetëm s’e mban dot! Do ishte fatkeqësi kombëtare
8 Janar, 14:44