'Moho, Mbro, dëshmo!' Tri fjalët e shkruara në plumbat e ekzekutorit të Brian Thompson! Shefi ekzekutiv i kompanisë “UnitedHealthcare” dyshohet se u vra për hakmarrje

'Moho, Mbro, dëshmo!' (Shenim: Ne anglisht: deny, defend, depose) Këto janë tri fjalët që ekzekutori i Brian Thompson, shefit ekzekutiv të kompanisë “UnitedHealthcare” në SHBA, ka gdhendur në plumbat e pistoletës së tij.

Sipas një raportimi të rrjetit ABC, agjentët kanë gjetur provën mbi trotuarin përpara hotelit Hilton: një fishek kalibri 9 mm. Përdorimi i këtyre termave mund të konfirmojë hipotezën se motivi i atentatit lidhet me një hakmarrje ose shpagim kundër menaxherit që drejtonte kompaninë më të rëndësishme të sigurimeve shëndetësore në SHBA.

Drejtuesi i firmës ‘UnitedHealthcare’, Brian Thompson, u vra mëngjesin e 4 Dhjetorit  pranë një hoteli në Manhatan, ku viktima ndodhej për një takim me investitorët. Hetuesit dyshojnë se vrasje e tij është bërë me paramendim.

Vrasësi, i cili veproi me shumë ftohtësi, duket se ka studiuar me kujdes lëvizjet e viktimës, por më pas ka lënë dhe gjurmë: celularin, një shishe me ujë dhe të dhënat e mundshme elektronike të biçikletës me qira të përdorura për t'u larguar

Të gjitha këto prova janë tashmë në duart e policisë, bashkë me pamjet nga kamerat e sigurisë që “ndoqën” sulmuesin para dhe gjatë krimit, me Thompson të qëlluar nga pas. Tani i bashkohen edhe gëzhojat e plumbave ku u gjendën shënimet.

Hetuesit kanë publikuar gjithashtu një fragment video që tregon vrasësin brenda një filiali të Starbucks: megjithëse fytyra e tij ishte pjesërisht e mbuluar, ai ka lënë një tjetër gjurmë për hetimet. Për këtë arsye, Departamenti i Policisë e ka shpërndarë imazhin në internet, së bashku me një shpërblim prej 10 mijë dollarësh për këdo që jep informacion.

Hetimet janë përqëndruar tek objektivi, mënyra e sulmit dhe zona ku ndodhi ngjarja

Vëmendje e madhe i është kushtuar përdorimit të silenciatorit, me disa hipoteza: A është ndërtuar në mënyrë amatore, a është blerë dhe më pas përshtatur për pistoletën e tij? Kujtojmë se arma u bllokua gjatë sulmit. 

Vrasësi duke qëlluar nga pas Brian Thompson dhe largimi me biçikletë

Disa hetues kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për vrasës të qetë, të aftë për të menaxhuar të papriturat.

Por nuk mendon kështu jë tjetër ekspert Louis Villegun i cili kundërshton interpretimin, duke përmendur dy pika:
Vrasësi mendoi se mjaftonte të siguronte një silenciator.
Ai përdori municion të papërshtatshëm për silenciatorin, gjë që çoi në bllokimin e armës.

Brian Thompson, CEO i ‘ UnitedHealthcare, firma më e madhe e sigurimeve shëndetësore në Shtetet e Bashkuara u vra pranë hyrjes së Hotel Hilton në Midtoën Manhattan nga një person me fytyrën e mbuluar me maskë skish. Ngjarja ndodhi në rrethana ende të paqarta, ndërsa policia e Nju Jorkut ka nisur një operacion për kapjen e autorit të krimit, i cili përshkruhet si i dobët, rreth 1.80 metra i gjatë dhe i veshur krejtësisht me të zeza. /Corriere/

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:17
Vrasja e CEO-s së UnitedHealthcare në SHBA, policia amerikane publikon fotot e autorit të dyshuar, pa maskë

1733419248_mtnhomicidenewphoto2.jpg

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut ka publikuar fotot e personit i cili dyshohet se është vrasësi i CEO-s së UnitedHealthcare, Brian Thompson. Në foton e publikuar nga policia amerikane, ai  shfaqet pa maskë brenda një hosteli në Upper Ëest Side të Nju Jorkut.

CNN ka përcaktuar lokacionin e dy imazheve në këtë hostel. Policia kishte kërkuar më herët në këtë hostel, ku dyshojnë se i dyshuari mund të ketë qëndruar.

“Të gjitha të dhënat tregojnë se bëhet fjalë për një sulm të paracaktuar dhe të targetuar,” tha policia në një postim në X.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Paralajmërimi i NATO-s: Kosova është rrezik, dërgoni urgjentisht trupa

Paralajmërimi i NATO-s: Kosova është rrezik, dërgoni urgjentisht trupa