Detaje të reja janë zbardhur mbi atentatin e mbrëmshëm në kryeqytet, ku mbeti i vrarë më 2 plumba në kohë, 36 vjeçari Elton Çiçaj.

Policia po heton në pistën e hakmarrjes, pas grabitjes së prindërve të viktimës, në 31 mars të 2015 në Tepelenë, me të dyshuar kryesor Roberto Ramën dhe Ervis Imerin.

Një fakt i tillë përforcohet akoma më shumë, pasi 36-vjeçarit të ekzekutuar iu gjet një pistoletë, ç'ka tregon se ai mbrohej.

Ndërkohë burime për Shqiptarja.com thonë se autori pasi ka qëlluar Elton Çiçajn, është larguar në drejtim të Komunës së Parisit.

Në momentin e krimit, Çiça ndodhej në tavolinë sëbashku me 5 persona të tjerë, dy prej të cilëve gazetari Spartak Koka dhe një polic.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)