TIRANË- Dy ditë pas vrasjes së 36 vjeçarit Elton Çiça në një lokal në zonën e ish-bllokut, policia ka arrestuar shokun e tij me të cilin ndodhej në lokal në momentin e vrasjes.

(Viktima Elton Çiça)
Ai është 31-vjeçari Redjan Rraja nga Kruja me profesion mjek. Sipas burimeve zyrtare mbi Rrajën rëndon akuza e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës, pasi ai nuk ka dhënë informacione mbi ngjarjen si dhe ka tentuar të fsheh armën e viktimës.
Ky i fundit në momentin kur u qëllua nga një person ende i paidentifikuar me dy plumba pistolete në kokë ishte në praninë edhe të një gazetari dhe një oficeri policie. po ashtu mësohet se viktima Elton Çiça lëviste me automjet të blinduar, i vetëdijshëm për rreziqet që mund t'i kanoseshin.
Ndërkohë detaje të reja kanë për sa i përket hetimit të ngjarjes, e cila lidhet me grabitjen e ndodhur një vit më parë në Tepelenë.
Grabitja e prindërve të Elton Çiçajt më 31 mars 2015 në Tepelenë, dyshohet se ka të bëjë me një përplasje për trafik lëndësh narkotike.
Prishja e pazareve të drogës me një nga të dyshuarit e grabitjes, Robert Rama është pista e dytë në të cilën policia po kryen hetimet në lidhje me vrasjen e 36-vjeçarit Elton Çiça mrëmjen e së dielës në zonën e ish-Bllokut.
Robert Rama, i ekzekutuar në Durrës 3 muaj pas grabitjes dyshohet se ka patur lidhje me Elton Çiçajn për çështje narkotikësh dhe grabitja ka ndodhur pikërisht për këtë.
Ai ka shfrytëzuar lidhjen me Ervis Imerin, për të hyrë në shtëpinë e familjes Çiça, pasi ky i fundit kishte qenë më parë aty për të vendosur dyert dhe dritaret duralumin.
Pas 3 muajsh nga grabitja, Robert Rama u ekzekutua në Durrës, ndërsa në korrik ndaj Ervis Imerit u krye një atentat me eksploziv, nga i cili shpëtoi. Pas tij në shënjestër u vu i vëllai Eltoni, i cili mbeti i gjymtuar nga eksplozivi i vendosur në automjetin e tij.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO