Alban Trimi, oficeri i policisë së Tiranës i arrestuar me urdhër të prokurorisë për “Kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, mohon te kete fshehur provat qe pengojne zbardhjen e se vertetes, prova qe zbardhin vrasjen e Elton Çiçajt në lokal De Niro në zonën e Ish-Bllokut
Trimi në pamjet filmike të lokalit “De Niro”, ku mbeti i vrarë me dy plumba Elton Çiça shikohet teksa kryen veprime të paligjshme ku largon telefonin dhe çantën e viktimës.
Nuk dihet me saktësi qëllimi i këtyre veprimeve por Alban Trimi, ka pretenduar se ai fillimisht është larguar me shumë shpejtësi dhe më pas është rikthyer sërisht në tavolinën e krimit, ku ka larguar çantën dhe telefonin e viktimës.
Sipas dëshmisë së Alban Trimit, ai nuk ka pasur asnjë qëllim të pengojë hetimin apo të fshehë diçka, pasi s’ka pasur dijeni se çfarë kishte në çantë viktima Elton Çiça. Këto veprime janë kryer menjëherë pas largimit të trupit të Çiça në drejtim të spitalit, ndërkohë që lokali ka qenë i zbrazët pasi shumë nga klientët janë larguar me vrap, pas dëgjimit të krismave. Pritet që në ditët në vijim oficeri i policisë Alban Trimi të dalë para gjykatës së Tiranës, për tu njohur me masën e sigurisë të “arrestit në burg” që do kërkojë prokuroria.
Arrestimi i dytë
Ky është arrestimi dytë për akuzën e “Kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, pasi katër ditë më parë prokuroria arrestoi mjekun Redjan Rrahja, i cili ishte shok me viktimën Elton Çiça. Momentalisht Rrahja është lënë në masën e arrestit në burg. Ndërkohë që prokuroria dhe policia nuk kanë asnjë të dyshuar si autor të vrasjes së Elton Çiça. Grupi hetimor ka mundur të sigurojë itinerarin e vrasësit për të cilin dyshon se krimin e ka kryer për hakmarrje. Sapo ka dalë nga lokali vrarësi i Çiçajt është pritur nga një automjet dhe menjëherë është larguar duke dalë në unazë e më pas me shpejtësi automjeti ka marrë drejtimin për në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Ndërkohë blutë e Tiranës nga 25 personat e shoqëruar tashmë kanë nën vëzhgim 4 prej tyre pasi të tjerët janë lënë të lirë pasi kanë dhënë deklarimet mbi dijeninë mbi ngjarjet një pjesë e tyre dhe persona që mbrëmjen e 1 majit kanë qenë të pranishëm në lokalin ku u krye vrasja.
Dy pistat hetimore
Grabitja e prindërve të Elton Çiçajt më 31 mars 2015 në Tepelenë, dyshohet se ka të bëjë me një përplasje për trafik lëndësh narkotike.Prishja e pazareve të drogës me një nga të dyshuarit e grabitjes, Robert Rama është pista e dytë në të cilën policia po kryen hetimet në lidhje me vrasjen e 36-vjeçarit Elton Çiça mrëmjen e së dielës në zonën e ish-Bllokut. Robert Rama, i ekzekutuar në Durrës 3 muaj pas grabitjes dyshohet se ka patur lidhje me Elton Çiçajn për çështje narkotikësh dhe grabitja ka ndodhur pikërisht për këtë.Ai ka shfrytëzuar lidhjen me Ervis Imerin, për të hyrë në shtëpinë e familjes Çiça, pasi ky i fundit kishte qenë më parë aty për të vendosur dyert dhe dritaret duralumin.Pas 3 muajsh nga grabitja, Robert Rama u ekzekutua në Durrës, ndërsa në korrik ndaj Ervis Imerit u krye një atentat me eksploziv, nga i cili shpëtoi. Pas tij në shënjestër u vu i vëllai Eltoni, i cili mbeti i gjymtuar nga eksplozivi i vendosur në automjetin e tij.
Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO