Ina Imeri, me profesion juriste njëherësh vajza e një biznesmeni të njohur ndërtimi në Tiranë, ka reaguar lidhur me vrasjen e Elton Çiços. Ina Imeri është bashkëshortja e Ervis Imerit, njeriut që prokuroria e Gjirokastrës e ka arrestuar për moskallëzim krimi në lidhje me grabitjen e prindërve të Elton Çiços dhe personit që ju vu një sasi tritoli në makinë vitin e kaluar. Ina Imeri në një letër publike tregon se gjatë kësaj kohe kanë qënë të tronditur, pasi janë përndjekur dhe sulmuar me tritol me njerës me rrezikshmëri të lartë kriminale. Sipas saj, burri i saj Ervisi, ka bërë vetëm një faj në këtë histori,duke shkuar dhe ka marrë Robert Ramën me makinë, pa pasur dijeni se çfarë grabitje kishte kryer ai në Tepelenë.Ndërkohë në letër ajo akuzon drejtues të prokurorisë që kanë shitur dëshminë e saj dhënë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku gjithçka që ajo kishte deklaruar e kishte në dorë dhe Elton Çiço, që gjithmonë sipas saj është kushëri i kryebashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçi.
Mesazhi në burg
Më kërcënojnë malokët
Kur shkoi në Tepelenë Ervis Imeri, përball ishte Roberti por nuk ishte me një shok por me dy, të cilët ishin të maskuar dhe të armatosur rëndë, pasi ju ulën te sedilja mbrapa në makinë i thanë duke i vendosur armët në kokë të ecte vetëm drejt e mos ta kthente kokën mbrapa. Më pas ata kishin zbritur nga makina me të cilën i kishte marrë Ervisi në padijeni për ngjarjen në Krahës apo në Fratar nuk ka rëndësi,kur erdhi Ervisi në shtëpi ai ishte shumë i shqetësuar e pyeta se çfarë kishte dhe më tha që Robert Rama ka bërë diçka të keqe por nuk e di se çfarë.
Pastaj pas rreth 30 min u nisëm për në Alipostivan me shoferin tonë dhe u kthyem rreth orës 8 të darkës, rrugës për në Alipostivan,afër TP një shok i burrit e merr në tel dhe i thotë se në shtëpinë e prindërve të Elton Çiçës kishte ndodhur një grabitje, në direkt e bëm lidhjen që kishte qënë grupi i Robertit që e kishte bërë atë vepër, por ishim shumë të frikësuar për të shkuar të bënim denoncim,ishim të frikësuar për djalin tonë 3 vjeçar ngaqë të dyja palët ishin jo njerëz të thjeshtë por njerëz të krimit dhe ishim të kërcënuar nga të dy palët, pala grabitëse dhe ata që u grabitën. Më vonë në datë 8 qershor duke shkuar për në shtëpi morrëm një telefonatë ku na lajmëruan se ishte vrarë Robert Rama. Gjithashtu edhe ne që ditën që ndodhi grabitja dhe deri ditën që u vendos tritoli kemi marrë vetëm kërcënime nga Elton Çiça pasi donte të dinte se cilët ishin të tjerët në makinë, ndërsa një gjë të till burri im nuk e di.
Date 11 korrik na u vendos 600 gr tritol poshte makines, pse nuk e gjeti policia se kush e vendosi tritolin, nuk i interesonte se ishin 3 jete njerzish aty, sepse nuk ka shtet, sepse cdo deklarat qe japim ne e blejne trafikanete, kriminelat, sepse policia jone nuk punon per ne por punon per te mbushur xhepat.Elton Cici i dërgoi njerëz në burg Ervisit ku thoshte, mua po më kërcënojnë malokët që kanë qënë bashkëpuntorët e Robert Ramës,të cilët ti i more në makinë, më thuaj cilët janë ti vras unë më parë se përndryshe unë do të hakmerrem te babai ose te vëllai.Dhe vimë te ngjarja e datës 8 dhjetor 2015, ku kunati im ngeli i gjymtuar si pasoj e një atentati me tritol, duke mos pasur asnjë problem me asnjë person ai vet.
Dëshminë time e morën bandat
Ndodhën gjithë këto ngjarje dhe policisë i duheshin akoma prova? Zoti Muça nëndrejtor i policisë, po fliste përçart, po fliste 100 versione për ngjarjen, si ka mundësi që një punonjës i policisë nuk thotë dot të vërtetën por edhe pse Elton Cica vdiq para dy ditësh ai paska frikë të flas për të, paska akoma frikë nga ai dhe nuk thotë se çfarë kalibri ishte ai, sa gola u kishte bërë njerëzve, cila ishte arsyeja që ai mbante makinë të blinduar, sa atentate i ishin bërë Elton Cicës më parë?! Një herë në Belgjikë dhe një herë në Itali? Dhe TV thonë që ai ishte në Itali kur ndodhi grabitja, ai kishte vite që nuk shkonte se e dinte që po të shkonte andej e hiqnin qafe…
Ai ka qënë në Tepelenë atë ditë dhe çdo ditë që policia e nxirrte në kërkim dhe se kapi dot?!! Po pse shteti e la kaq pasdore kapjen e autorit të vrasjes në DR, po për eksplozivin ndaj Ervis Imerit, po të ishte kapur në kohë Elton Cica për tritolin në korrik 2015, nuk do ngelej i gjymtuar Elton Imeri, por edhe pse ngeli i gjymtuar një ushtarak, një koleg i policisë ata prapë nuk reaguan. E dini se pas eksplozivit që i është vendosur Elton Imerit, Krimet e Rënda në TR më morën deklaratë, mbaj mend që ishte e premte, dhe pas dy ditësh të hënën,Elton Çiça i kërkonte llogari familjarëve të mi për ato që unë kisha deklaruar?!
Po pse se pyesni kolegun tuaj gazetar se ç’lidhje kishte ai me një njëri të botës së krimit si Elton Cica dhe ai gazetari nuk dallonte dot plumbin nga kapsolla.Ndërkohë bashkëshorti im Ervis Imeri ka 10 muaj për moskallëzim krimi dhe nuk e nxjerrin në gjyq se ky Elton Çiça, nipi i kryebashkiakut të Tepelenës bënte ligjin në Qarkun e Gjirokastrës. Veç një gabim bëri burri im: në mosdijeni të grabitjes shkoi të merrte Robert Ramën dhe për këtë u ndëshkua mjaftueshëm besoj. Besoj se TV duhet te flasin të drejtën se me këto që thoni ju i bie të vinë të më vrasin mua dhe djalin tim,pasi burri im nuk ka qënë asnjëherë në kërkim, madje dhe Elton Cicës i tha vet 2-3 ditë pas ngjarjes se si e kishte gënjyer Robert Rama dhe ky i shkoi për ndihmë, ndërsa në korrik dha vet deklarat duke besuar tek policia e cila i është shitur bandave.
Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO