Grupi hetimor i karabinierëve italianë pas orësh të gjata hetimesh në apartamentin e Elona Kaleshit, ish të dashurës së djalit të çiftit Pasho kanë arritur të mbledhin disa gjurmë të cilët mund të ndryshojnë rrjedhën e hetimeve. Në atë shtëpi mendohet se bashkëshortët Shpetim dhe Teuta Pasho të kenë kaluar natën e tyre të fundit të jetës, ndoshta atë të 1 nëntorit 2015.
Fati i Kaleshit varet pikërisht nga rezultatet e ADN-së dhe asaj që ato do të tregojnë pasi 36-vjeçarja shqiptare, gjendet në paraburgim e akuzuar për vrasje, masakrim dhe fshehje të trupave të viktimave. Hetuesit, të udhëhequr nga prokurorja Ornella Galeotti, janë gjithnjë e më të bindur se gruaja kishte në plan për të eliminuar 'vjehrrit', për të vënë nën kontroll paratë që kishte çifti ose për shkak të zemërimit që ajo ndjente mbi të gjitha ndaj nënës së tij, e cila nuk e donte Elonën. Nga hetimet del në pah se përveç marrëdhënieve të tensionuara brenda familjes Pasho, del se Teuta do t’i kishte dhënë ultimatum të birit për të zgjedhë ose të dashurën ose familjen.
Por kjo përballje mes nënës dhe djalit nuk ndodhi. Gjurmët e fundit të çiftit në jetë datojnë një ditë para se Taulant të lirohej nga burgu. Vrasja dyshohet se ndodhi në prag të lirimit të tij, ndërsa burri dhe gruaja ishin me pizhame, mbase edhe në gjumë dhe kufomat e tyre do të copëtoheshin me sharrë elektrike.
Këtë mëngjes Kaleshi, së bashku me avokatët e saj, Federico Febbo nga Prato dhe Antonio D’Orzi nga Empoli, ka një takim me gjyqtarin, Antonio Pezzuti, për të përcaktuar masën e sigurisë.
Misteri i valixheve nuk është zgjidhur ende plotësisht. Elona, me siguri ka pasur edhe ndonjë bashkëpunëtor tjetër. Pastaj ka shumë pyetje edhe për valixhet, ku u mbajtën ato të fshehura për kaq kohë?
Lajmi kryesor:
Paratë, shkak i krimit makabër të vrasjes së çiftit Pasho në Itali/ Elona Kaleshi hesht në Gjykatë, gjenden në apartament prova që e implikojnë
/I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.6%
-
Jo
44.1%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2269
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09
-
Nis viti gjyqësor në Itali, Zaçaj e Kushtetueses dhe Sadushi i Gjykatës së Lartë të ftuar nderi! Priten edhe nga Presidenti italian Mattarella
24 Janar, 16:22
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56
Boll me kete ngjarje se po i nxirni bojen vetes......
Përgjigju