TIRANE - Pas zbardhjes së të vërtetës nga Policia dhe Prokuroria e kryqtyetit të vrasjes së Agron Dervishi familjarët e tij apelojnë që drejtësia të vihet në vend.
Agron Dervishi u ekzekutua 2 vite më parë teksa kthehej për në banesën e tij në fshatin Karpen të Maminasit, ndërsa hetimet nxorën në pah se vrasja është kryer nga dy vëllezërit Abdyl e Mirjas Lala në bashkëpunim me gruan e viktimës.
Në një intervistë ekskluzive për A1 Report vëllai i Agronit, Fredi Dervishi i cili ka mbërritur nga Italia sapo është njohur nga lajmet për të vërtetën e vrasjes së vëllait të tij, kërkon që shteti të zgjidhë kujdestarisë ndaj fëmijëve që la pas vëllai i tij.
"Apeli im është për fëmijët e vëllait tim për arsyen se duam që kujdestaria e fëmijëve ta kenë pleqtë e mi dhe ne si xhaja sepse nëna kur ka kryer një gjë të tillë për burrin e vetë, mund ta kryejë dhe ndaj fëmijëve." shprehet Dervishi

Nga media të vërtetën se përse u vra djali e ka mësuar dhe e ëma e Agronit, e cila deklaron se pas ngjarjes nusja e Agronit është larguar nga banesa e tyre pa dhënë asnjë motiv.
"Fëmijët jetojnë më nënën e tyre, i mori dhe iku, ajo nuk vjen më këtu. Ka bërë shpërnglujen nga Maminasi ajo. E kishte llogaritur këtë gjë ajo e morri shpërnguljen dhe nuk erdhi më këtu." shprehet e ëma e Agronit.

Policia e Tiranës konfrimon për A1 Report se dy vëllezërit Lala tashmë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Zvicër pasi ishin të përfshirë në tregun e narkotikëve, teksa pritet që gjykata zviceriane të miratojë kërkesën e palës shqiptare për ekstradimin e tyre.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO