Vrasja e Dritan Lamajt, tjetër
arrestim për makinën e atentatit

Vrasja e Dritan Lamajt, tjetër<br />arrestim për makinën e atentatit
TIRANE - Vrasja e kryekomisar Dritan Lamaj sjell një tjetër arrestim ndërkaq hetimet mbeten ende të hapura dhe burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë për A1 Report se me këtë dosje po punohet intensivisht dhe do të ketë të tjera arrestime.

Enver Stafuka është arrestuar dy netë më parë në qytetin e Fushë Krujës si bashkëpunëtorë i dyshuar në vjedhjen e automjetit nga i cili u ekzekutua mbrëmjen e 25 shkurtit Lamaj.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Stafukën, ndërsa kjo masë është komunikuar pa praninë e mediave për shkak të sekretit hetimorë.

Jo zyrtarisht nga grupi hetimor konfirmohet dhe fakti se ditën e nesërme për llogari të drejtësisë shqiptare do të dalë para togave të zeza në Gjykatën e Lartë greke dhe i dyshuari për vrasjen e Lamajt, Arben Frroku ku pritet të vendoset nëse do të ekstradohet në Shqipëri apo jo!

Për vrasjen e Lamajt tashmë janë dy persona pas hekurave i arrestuar pak më parë Gentjan Bejtja si dhe Enver Stafuka të dy këta të konsideruar si persona kyç në zbardhjen e gjithë skemës së përdorur për vrasjen e komisarit.

(Foto: Enver Stafuka sot në gjykatë, duke dëgjuar masën e arrestit)
Redaksia online
(ar.sh/s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim