Atentati i dy biznesmenëve shqiptarë në Athinë/ Viktima i arrestuar për kokainë dhe vrasje! VIDEO nga momenti kur shokët ia mbathin vrapit dhe lënë 37-vjeçarin të shtrirë në rrugë

Marjus Dhiamanti 37 vjeç, është biznesmeni shqiptar nga Delvina që mbeti i vdekur pas atentatit me breshri plumbash mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin grek, teksa po qëndronte jashtë karburantit të tij.

Sipas mediave lokale, ishte një makinë në lëvizje ajo që qëlloi në drejtim të Marjusit dhe bashkëpronarit të karburantit, duke e lënë këtë të fundit të plagosur rëndë.

Kush është viktima e atentatit Marjus Diamanti?

Shqiptari, viktimë e atentatit të mbrëmjes së djeshme nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi më parë është arrestuar për gjetjen e një sasie kokaine në makinën e tij.

Viktima është arrestuar gjithashtu për vrasjen e një tjetër shqiptari në 14 shkurt te vitit 2014 ne Kipseli të Athinës, ku sipas hetimeve rezultoi se arma e përdorur ishte ajo që mbante 37-vjeçari për hesapet e tij të kokainës. Motivi i vrasjes dyshohet se kanë qenë mosmarrëveshjet financiare mes autorit dhe viktimës. Mirëpo, 37-vjeçari përfundimisht u shpall i pafajshëm pasi pretendoi se arma ishte përdorur nga një person tjetër dhe se ai nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen në Kipseli.

Policia gjithashtu po heton mundësinë e një borxhi prej 200 mijë eurosh, që dyshohet se mund të jetë arsyeja e vrasjes.

Bashkëshortja e viktimës po pret binjakë!

Bëhet me dije se bashkëshortja e 37-vjeçarit po pret binjakë.

Policia greke është na “alarm”, pasi sulmet e “mafias shqiptare” siç e quajnë janë shtuar dhe herë pas here rezultojnë edhe fatale.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme jashtë karburantit, pronar të së cilit ishin 2 shqiptarë. Nga atentatit mbeti i vdekur 37-vjeçari Marjus Dhiamanti dhe shoku i tij, i cili është në gjendje të rëndë në spital.

Ata u qëlluan me armë zjarri nga një makinë në lëvizje, ndërsa bëhet me dije se policia disa orë më vonë ka gjetur një automjet të djegur në Avenue Kifissos, që dyshohet se u përdor në atentat nga autorët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:20
Del videoja e vrasjes në Greqi të biznesmenit shqiptar nga Delvina! Autorët e qëlluan nga afër, momenti kur shokët ia mbathin vrapit dhe lënë 37-vjeçarin të shtrirë në rrugë

Mediat greke kanë publikuar momentin e vrasjes së biznesmenit shqiptar, Mario Diamanti. 37-vjeçari, pronar i një karburanti është vrarë pikërisht në biznesin e tij. Siç duket në video, Diamanti ka qenë duke qëndruar në praninë e disa personave teksa pranë tyre u afrua një mjet.

Në ato momente ato kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të shqiptarit, i cili humbi jetën në vend, e ndërsa dy personat e tjerë kanë arritur qq t'i shpëtojnë plumbave.

J.GJ./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 17/11/2021 23:57

    Biznesmen...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës