7 persona janë shoqëruar pas vrasjes së dy të rinjve në Maznë të Durrësit, pas një konflikti një nisi për një kafe. Report Tv ka ardhur dëshminë e kamerierit, Alteo Pepa, i cili para grupit hetimor ka treguar dinamikën se si ka ndodhur ngjarja.

21-vjeçari Daniel Pepa, i cili rezulton tashmë i shpallur në kërkim, ka shkuar në lokalin ku punonte kamerieri dhe ka kërkuar kafe. Por, kamerieri ka dëshmuar se i ka thënë që ekspresi është fikur dhe i duhen disa minuta që të ngrohet në mënyrë që t’i shërbente kafe.

Por, 21-vjeçari nuk është larguar dhe ka vijuar të qëndrojë në tavolinë bashkë me Aranit Kurtin, duke e ofenduar dhe duke i kërkuar vazhdimisht që t’i bënte kafen. Kamerieri ishte i ulur me 33-vjeçarin Flori Paluçi dhe në momentin që 21-vjeçari ka vijuar të ofendojë, Flori Paluçi ka ndërhyrë dhe i ka thënë që s’mudn të sillet ashtu me kamerierin. Grupet kanë vijuar debatin verbal, deri kur 33-vjeçari Paluçi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Aranit Kurtit, i cili ka mbetur i vdekur. Më pas, Daniel Pepa ka shkuar në makinë, ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 33-vjeçarit, i cili po ashtu vdiq për shkak të plagëve.

“Daniel Pepa erdhi në lokal dhe më kërkoi një kafe. Bashkë me Daniel Pepën ishte edhe një shok i tij. I thashë që nuk ta bëj dot kafenë se ekspresi kërkon kohë të ngrohet. Ekspresin e kisha fikur që në orën 00:00, më tej nuk shërbejmë. Kur i thashë se nuk ta bëj dot kafenë, Danieli më ofendoi. Ai ngulmoi t’ia bëja kafenë. Nuk i ktheva përgjigje, por ndërhyri Flori Paluçi. Flori Paluçi i tha Daniel Pepës që të mos më fyente. Paluçi dhe Pepa debatuan me njëri-tjetrin, më pas dolën te dera.”, tha Alteo Pepa, 21 vjeç.


Lajmi kryesor:

Durrës/ Vriten me armë zjarri dy të rinj pranë një karburanti në Manëz, shpallet në kërkim një 21-vjeçar! Kamarieri: Konflikti nisi për një kafe (EMRAT+VIDEO)