Kush janë 'profesionistët' që vranë ndërtuesin në Tiranë? Hodhën fishekzjarrë, kamufluan zhurmën e armës! Zbulohen konfliktet e Reçit

TIRANË Vrasja e biznesmenit të ndërtimit  në Tiranë, Eduart Reçi, është organizuar në një formë thuajse perfekte, që deri më tani, është duke ia vështirësuar punën grupit hetimor për të shkuar në ndonjë gjurmë të autorit apo autorëve të dyshuar.
Atentatorët, të cilët e kishin vënë në vëzhgim biznesmenin, e ruajtën në pallatin e ndërtuar prej tij ku edhe banonte, për të gjetur momentin e pagabueshëm për ta vrarë. 

Mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 23:00, 52-vjeçari ishte nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, në shtëpinë e tij private krah pallatit të ndërtuar prej tij në rrugën “Gjeneral Nikols”, përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë. Siç burimet tregojnë, përmes dëshmive të mbledhura dhe pamjeve nga kamerat e sigurisë, të dy kanë qenë duke pastruar sheshin kryesor. Eduart Reçi ka hyrë dhe ka dalë disa herë në banesë, ndoshta për të marrë diçka teksa punonte me gruan.

Për të kamufluar zhurmën e armës që kishin bërë gati dhe ia kishin drejtuar 52-vjeçarit, autorët kanë hedhur disa fishekzjarrë të cilët kanë bërë shpërthime të njëpasnjëshme. Në mesin e kësaj zhurme që siç burimet thonë janë dëgjuar si 5 të shtëna, (njëra prej të cilave e armës) Eduart Reçi rrëzohet përtokë, siç edhe kamerat e sigurisë e kanë fiksuar. Gruaja e tij nuk e mendonte tragjedinë me të cilën do duhej të përballej. Fillimisht – thonë burimet – ajo besoi se ndonjë cifël e fishekzjarrëve i kishte rënë në kokë, duke mos kuptuar se ishte plumb. Vetëm kur mbërriti ambulanca e thirrur prej saj, mjekët zbuluan se kishin të bënin me plagë të shkaktuar nga një plumb tejshpues, i cili i mori jetën biznesmenit pas ndërhyrjes pa sukses të bluzave të bardha në Spitalin e Traumës.

Kjo kohë paqartësie, nga zhurma e fishekzjarrëve, një rrëzim aksidental në tokë dhe deri tek konstatimi se kishim të bëjmë me një ngjarje kriminale, mesiguri i ka shërbyer autorëve të vrasjes të veprojnë të pa shqetësuar drejt planit të tyre të arratisë, deri më tani, të pazbuluar nga policia.

Pranë shtëpisë së ndërtuesit, hetuesit gjetën një plumb, të një kalibri të vogël, i cili do të ekspertohet për të zbuluar se nga çfarë lloj arme ka dalë, pasi deri më tani dyshohet armë e ndonjë prodhim të viteve të fundit dhe e panjohur, ndërsa në vendngjarje nuk është gjetur gëzhoja.

Burime thonë se distanca nga është qëlluar dyshohet të jetë nga 20 deri ne 30 metra. Në kamerat e sigurisë rreth zonës së krimit, policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë të autorëve, duke shkuar drejt dyshimeve se grupi i zjarrit mund të ketë qëlluar nga lartësia, nga ndonjë objekt pranë, apartament ose biznes në katet e sipërme, marrë parasysh faktin që në zonë ka edhe hotele e ndërtesa të larta që shërbejnë jo vetëm për banim por edhe zyra private.

Me asnjë “hije” të autorëve të dyshuar, hetuesit kanë zgjeruar rrezen e këqyrjes së kamerave të sigurisë në distanca më të largëta nga pallati i ndërtuesit dhe në ditët para ngjarjes për të parë lëvizje të dyshimta të personave që mund ta kenë ruajtur.
Celulari i Eduart Reçit është dërguar për ekspertim me shpresën se mund të zbulohet ndonjë e dhënë në komunikimet që ka pasur së fundmi. 

Report Tv mëson se në 2015-ën biznesmeni ka bërë një kallëzim në polici për probleme pronash, i cili më vonë raportohet se është pushuar me vendim të prokurorisë.

Mediat raportojnë se 13 vite më parë, ekzaktësisht në të njëjtën datë në të cilën Reçi u vra, më 13 nëntor  ndërtuesi është dhunuar te Rruga e Elbasanit, brenda një banese private, bashkë me nipin e tij. Siç mediat raportojnë, episodi i dhunës lidhej sërish me një konflikt pronësie, por nuk raportohen të dhëna se si se çfarë ka ndodhur me këtë ankesë dhe nëse konflikti i pronësisë të jetë zgjidhur ose jo.

Në pyetje janë marrë familjarët e Eduart Reçit, të cilët kanë mohuar që të kenë dijeni për përplasje apo konflikte me persona të tjerë. Reçi ka qenë në krye të një drejtorie të SHISH, deri në vitin ‘97, por autoritetet ende nuk janë orientuar drejt vrasjes për shkak të kësaj detyre që ai ka mbajtur.  

52-vjeçari me origjinë nga Dibra, siç burime të sigurta tregojnë fillimisht ka pasur një lavazh, e pas punës në SHISH, ka qenë përgjegjës sigurie te ambasada e Arabisë Saudite në Tiranë. Më tej Eduart Reçi tentoi të ndërtojë profilin e një biznesmeni, por me firmën e tij “ELGM” arriti të ngre vetëm një pallat në Tiranë. Të njëjtat burime saktësojnë se toka e pallatit 5 katësh me vetëm 5 apartamente ndërtuar në një territor gati 200 m² është zaptuar dhe më tej legalizuar në një proces jo të qetë pasi pronarët realë kanë pasur pakënaqësi. Siç burimet tregojnë - nga dëshmitë e mbledhura, Reci profilizohet një natyrë konfliktuale, pa raporte sociale me fqinjët, i pashoqërueshëm dhe problematik në situata të rëndomta të bashkëjetesës në komunitet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:44
Reçi ish-drejtor në SHISH në qeverinë e tij, Berisha: Vrasje mafioze e shtetit! S’do zbardhet

1731678490_saliberisha.JPG

Nga konferenca online nga arresti shtëpiak, kreu i PD-së Sali Berisha, komentoi sot vrasjen e Eduart Recit në pallatin e ndërtuar prej tij në Tiranë.

Duke akuzuar për vrasje mafioze të shtetit, Berisha paragjykoi se vrasja nuk do zbardhet. Kujtojmë se i ndjeri ka qenë drejtor në një sektor në SHISH, deri në ’97-ën në qeverinë Berisha.

‘Me vendosjen e përfaqësuesve të mafies në të gjithë drejtoritë e qarqeve, vrasjet, tritoli janë bërë rregull i përnatshëm. Unë dënoj vrasjen e biznesmenit Reçi, ish-punonjës i përgjegjshëm, oficer i përgjegjshëm i Shërbimit Informativ, për të cilin nuk figuron asnjë lloj implikimi, asnjë lloj problematike. Një vrasje mafioze e shtetit mafioz, dhe që si çdo vrasje tjetër, mbetet pa autor dhe pa u zbuluar’, tha ai.

G.K/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nordiku: 15/11/2024 18:47

    Nuk ka pas ShISh deri ne 1997. Ka qene ShIK.

    Përgjigju
    • Goni: 15/11/2024 22:00

      Ja fusin kot se duan ta fshehin, ky ka qene ne shik deri sot ne pune aktualisht figuron ne sherbim informativ, Por kshu e ben shteti sa vdes ose ben ndonje krim Te deklarojne sikur ske qene pjese e shtetit..

  • Dida: 15/11/2024 16:40

    Mos vall ka qene plumbe qorre????

    Përgjigju
  • Beni: 15/11/2024 14:49

    Pushke sportive me ajer 5.5 mm me super fuqi deri 300bar Ka sa te dush ne shitje 200 mije lek Te respekton! Policia i lejon lirshem gjoja pushke sportive Por ne 50-100 metra te kput me dylbi sidomos po te kapi ne organe jetsore si zemra dhe koka ..

    Përgjigju
    • Real: 15/11/2024 22:57

      Nuk ben vrime tejshpuese ajo pushke qe thua ti. Vrasja qenka e miremenduar dhe duket si dore profesionisti, por nuk ka krim perfekt, ka vetem mungese deshire dhe korupsuion qe mund ta lene pa zbardhur. Nese viktima nuk ka qene i perfshire ne vrasje, trafik droge, pastrim parash etj, atehere porositesi gjendet shpejt po ashtu dhe vrasesit.

  • Agjenti: 15/11/2024 13:58

    Sic ben gola dhe i han.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Festivali i Aktrimit 'Apollon', Yllka Mujo dhe Myzafer Zilfa rrëmbejnë 2 çmimet e mëdha, jepen edhe 4 'In memoriam'

Fier/ Festivali i Aktrimit 'Apollon', Yllka Mujo dhe Myzafer Zilfa rrëmbejnë 2 çmimet e mëdha, jepen edhe 4 'In memoriam'