Në përfundim të seancës gjyqtarja, Flora Harejdinaj vendosi të zhvillojë me dyer të mbyllura, avokati i Alikove, Neshat Fana u shpreh se provat e Prokurorisë nuk faktojnë akuzat dhe për të Alban e Arbjon Aliko duhet të qëndronin me arrest në shtëpi.
Këtë të mërkurë gjykata la në burg edhe dy të rinjtë Dariol e Serxho Shehu të cilët sipas akuzës kanë bashkëpunuar me Alikont në vrasjen e specialit të RENEA-s si dhe i kanë ndihmuar ata ti fshihen arrestimit.
Në ndryshim nga masa e të vëllait Arbjon Aliko, Albani u shoqëruar dhe nga psikologia për shkak të moshës së mitur ku pas verifikimeve rezultoi se ai ishte nën 18 vjeç.
Vëllezërit Aliko për 4 ditë ju fshehën policisë pas vrasjes së efektivit të RENEA-s, për tu arrestuar më pas në afërsi të Kardhiqit.
Ndaj dy vëllezërve rëndojnë akuzat e vrasjes kryer me dashje, vrasjes mbetur në tentativë ndaj policiëve, armbajte e trafikim narkotikësh, ndërsa burime për A1 Report nga prokuroria thanë se i dyshuar për vrasjen mbetet dhe Bajram Boçi ende i paarrestuar. Po sipas buriemve, Boci rezulton të jetë personi i tretë që ka qëlluar me armë sëbashku me dy vëllezërit Aliko në moment e futjes në kurth të furgonit tip “Wolsvagen” ku ishte Basha sëbashku me efektivët e tjerë të RENEA-s.
Deri në këto momnete dy vëllezërit Aliko kanë mohuar akuzat dhe nuk kanë pranuar të bëjnë deklarime para hetuesve me argumentin se gjithcka ata dinë do të japin përgjigje gjatë hetiemve.
Ora 13:30 Avokati: Arbion dhe Alban Aliko nuk janë autorë të vrasjes, ka dëshmi të stisura
Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rëndëa e cila vendosi “arrest me burg” për Arbion dhe Alban Alikon, Avokati i dy vëllezërve Neshat Fana në një prononcim për mediat tha se provat e prokurorisë nuk nxjerrin autorë vëllezërit Aliko. “Provat e Prokurorisë, nuk vërtetohet të jetë qëlluar me snajper”, - tha Fana.
Më tej ai tha se dëshmitë ndaj vëllezërve Aliko kanë qenë të stisura , duke theksuar se të dyshuar për vrasjen e efektivit të forcave RENEA, Ibrahim Basha janë me dhjetra persona.
“Ndaj tyre duhet të vendosen disa kritere të diferencuar në mënyrë që ata të mos ndërpresin arsimimin. Ajo çka ndodhi sot dhe hetimet e mëtejshme do të tregojnë se kjo nuk ka asgjë të vërtetë. Nëse ata kanë qëlluar me armë zjarri do ta vërtetojmë më vonë. Por ajo që është e sigurtë është se ata nuk janë autorë të vrasjes”, - tha Fana .