'Djali im Xhuljo Malo është detyruar nën presion e dhunë të fajësojë shokët e tij për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha në Lazarat më 24 qershor 2015'.

Ishte kjo dëshmija e fortë e dhënë para togave të zeza nga Ilirijan Maho babai i Xhuljo Mahos i konsideruar deri më tani si bashkëpunëtori i drejtësisë për zbardhjen e vrasjes së efektivit të speciales.

Këtë dëshmi Ilirjan Malo e bëri pasi ai është kërkuar nga avokatët e të pandehurve mes tyre dhe vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko.

Gjykimi ndaj 11 të pandehurve të Lazaratit është në seancën e 41 të tij, ndërsa gjykata ka rivendosur të ridëgjoj dëshmitë e personave të pyetur dhe më parë për këtë ngjarje.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com