Vrasja e efektivit Basha në Lazarat
bllokohet procesi ndaj 11 të akuzuarve

Vrasja e efektivit Basha në Lazarat<br />bllokohet procesi ndaj 11 të akuzuarve
Kanë kaluar 7 seanca ndaj 11 lazaratësve të dyshuar për vrasjen e efektivit të policisë Ibrahim Basha Lazarat në 2015 por gjykata e krimeve të rënda nuk ka mundur ende të çelë gjykimin për ta.
 
Shkak për bllokimin e procesit të nisur më 13 Korrik 2016 është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës të të pandehurve.
 
Mes të akuzuarve për vrasjen e efektivit të forcave speciale janë dhe vëllezërit Arbjon a Alban Aliko të arrestuar 5 ditë pas ngjarjes pasi nuk pranuan të dorëzoheshin.
 
Dhe në seancën e kësaj të martë paçka se prokuroria kishte gati kërkesën për gjykim seanca u shty për mungesë të mbrojtësve pasi të pandehurit kërkuan që gjatë gjykimit të tyre të ishin të pranishëm avokatët.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim