Vrasja e efektivit, Gjykata lë
në burg Xhuliano Malo

Vrasja e efektivit, Gjykata lë<br />në burg Xhuliano Malo
TIRANE- “Arrest me burg” është masa e dhënë ndaj 17 vjeçarit Xhuliano Malo, i arrestuar pas vrasjes së efektivit të RENEA-s më 24 Qershor të këtij viti në Lazarat. Gjykata e Krimeve të Rënda dha këtë masë sigurie për 17 vjeçarin i cili akuzohet për “vrasjes së efektivit të policisë” Ibrahim Basha, “e kryer në bashkëpunim”. 

Gjithashtu, i riu akuzohet edhe për “vrasje të mbetur në tentativë”, “prodhim e shitje narkotikesh”, si dhe “prodhim dhe mbajtje municionesh”. Seanca ndaj 17 vjeçarit Malo është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se ai i ka qëndruar deklarimeve të dhëna më parë tek prokurorët se gjithçka që ndodhi mëngjesin e 24 Qershorit në Lazarat, ishte planifikuar prej 6 muajsh dhe se sipas deklarimeve të tij janë vëllezërit Arbjon e Alban Aliko ata të cilët kanë nxitur grupimin e të rinjve të sulmojnë efektivat blu.

Gjatë seancës, mësohet se e pranishme ka qeë edhe një psikologe, ndërsa avokati i Malos i ka kërkuar mëshirë gjyqtares Flora Hajredinaj me argumentin se, i akuzuari është i mitur dhe se nuk ka qenë në grupin nga është qëlluar, por është kapur disa metra më tej, teksa po transportonte municione. 

Hetimet
Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda rezulton se 11 persona kanë qenë të përfshirë në mënyrë direkte në lidhje me grupin e zjarrit të cilët kanë qëlluar mbi efektivat e policisë mëngjesin e kësaj të mërkure në Lazarat. Mësohet se ky është rezultati i hetimeve pas ekzaminimit të telefonit të Xhuliano Malos,si dhe pas dëshmisë së tij e përgjiemve telefonike të realizuara. Burime nga Prokuroria bënë me dije se në numrin e telefonit të Malos është gjetur dhe numri i Arbjon Alikos.

 Ndërkohë, nga nalizimi i thirrjeve hyrëse e dalëse në numrin e Arbjonit ka rezultuar se personat që ai ka kontaktuar ndër 11 të pranishmit në grupin e zjarrit kanë qenë dhe tre të arrestuarit mëngjesin e kësaj të shtune Elvis Boçi, Dervish Gaba dhe Klodjan Selimi, të cilët pritet të dalin nesër para seancës gjyqësore. Po sipas të njëjtave burime, nga gjurmimi i qelizave të telefonave të personave të ndaluar e atyre të shpallur në kërkim rezulton se ata kanë qenë në hyrje të fshatit Lazarat, pasi të 11 numrat e telefonit kanë marrë sinjal nga antena celulare e vendosur në qendër të fshatit nga ku kanë shkëmbyer telefonata dhe mesazhe.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, kryeministri Rama dhe organizatorët prezantojnë detajet! Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë

Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, kryeministri Rama dhe organizatorët prezantojnë detajet! Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë