Vrasja e efektivit, Gjykata mbyll në 
 burg 10 persona nga grupi i zjarrit

Vrasja e efektivit, Gjykata mbyll në <br /> burg 10 persona nga grupi i zjarrit
TIRANE - Një javë nga vrasja e specialit të RENEA-s Ibrahim Basha në Lazarat Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi “arrest me burg” për 10 të dyshuar për këtë vrasje dhe kundërshtimin me armë ndaj policisë.

Masat ndaj grupit të zjarrit nisën me Xhuliano Malon 17-vjeçarin që në dëshminë e tij ka bërë të mundur identifikimin e të arrestuarve si dhe ka zbardhur skemën se si të rinjtë kishin planifikuar gjithçka 6 muaj më parë, për të përfunduar në të shtënat me armë drejt bluve më 24 qershor.

I dyti që doli para gjykatës ishte Klodian Selimi i cili është personi i dytë që ka dëshmuar për ngjarjen e Lazarati dhe vendin ku ishin hedhur disa armë të përdorura nga të rinjtë, të gjetura më pas më 30 qershor nga oficerët e policisë gjyqësore në një kanal në Lazarat.

Duke u njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” para togave të zeza dolën Dervish Gaba, Elvis Boci, Dritan Shurdhi, Ervin Mahmutaj, Deivid dhe Serxho Shehu. Të 6 këta shtetas mbetën në burg por mohuan akuzën ndaj tyre duke deklaruar se nuk kanë lidhje me vrasjen dhe me vëllezërit Aliko kanë raporte shoqërore.

Në seanca të veçuara gjyqtarja Flora Hrejdinaj i komunikoi akuzat dhe vëllezërve Arbjon e Alban Aliko, të cilët veç mohimit të përfshirjes në vrasjen e Ibrahim Bashës kanë refuzuar dhe t’i përgjigjen prokurorëve duke mos dhënë asnjë shpjegim se ku ndodheshin momentin e ngjarjes, pse u arratisën dhe u fshehën për 4 ditë duke u larguar nga Lazarati.

Veç këtyre masave arrest me burg është dhënë dhe për 4 të ndaluar të tjerë në Lazarat nga Gjykata e Gjirokastrës nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të narkotikëve.

"Lazarati", Gjykata: Arrest me burg Dritan Shurdhit e Ervin Mahmutajt
Gjykata e Krimeve te Renda ka dhene masen e sigurise "arrest me burg" per Dritan Shurdhin, nje nga te arrestuarit gjate aksionit ne Lazarat i cili akuzohet si pjese e grupit qe ka qelluar me arme ndaj policise.

E njejta mase sigurie eshte dhene edhe per Elvis Mahmutajn, ne nje seance te dyte pa pranine e mediave.

Ata akuzohen si anetare te greupit te zjarrit qe qelluan fillimisht ndaj policise lokale ne Lazarat mengjesin e 24 qershorit te ketij viti. Me angazhimin e forcave RENEA ne Tirane, humbi jeten speciali Ibrahim Basha nga te shtenat e grupit te armatosur.

Policia ka arritur te ve ne pranga deri me tani 12 persona, mes te cileve edhe dy vellezerit Arbjon dhe Alban Aliko te cilet dyshohet se jane organizatore te sulmit te armatosur dhe vrasjes se efektivit te RENEA-s.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tirana rrezikon mbijetesën, pesë titullarë me 'valixhe në duar'

Tirana rrezikon mbijetesën, pesë titullarë me 'valixhe në duar'