Vrasja e efektivit, merr fund
arratia, kapen dy vëllezërit Aliko

Vrasja e efektivit, merr fund<br />arratia, kapen dy vëllezërit Aliko
GJIROKASTËR – Ka marrë fund arratia e dy vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko, të dyshuarit kryesorë për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në aksionin e 4 ditëve më parë në fshatin e Lazaratit për kapjen e grupit të armatosur që kish sulmuar policinë lokale.
 
Dy vëllezërit 18 dhe 20 vjeç u arrestuan në një tunel në Kardhiq, 20 kilometra larg Lazaratit, në një zonë malore e zila ndodhet midis Gjirokastrës dhe Tepelenës.
 
Një  aksion i mirëorganizuar i rreth 500 forcave të policisë udhëhequr nga ajri në një helikopter ushtarak nga vetë kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe drejtorët Ardian Cipa e Altin Qato, ka bërë që vëllezërit Aliko të vihen me shpatulla pas murit e të mos kishin asnjë mundësi largimi.
 
Prej orës 16:00 të së shtunës zona e Kardhiqit u vu nën pushtetin e Policisë, ku pas pikasjes së Alikove, efektivët i janë drejtuar me thirrje për tu dorëzuar dy vëllezërve, por ata janë futur fillimisht në një zonë t pyllëzuar. Nga ky moment janë dashur plot dy orë negociata, në të cilat ka ndikuar edhe babai i vëllëzërve Adil Aliko, për tu konkretizuar me arrestimin e të rinjve rreth orës 21:30.
 
"Mos na vrisni sepse do të dorëzohemi", - mësohet tu jenë drejtuar dy vëllezërit Aliko forcave të policisë në momentin kur ata kanë ndjerë se i kanë pasur të pamundura të gjitha mundësitë për të vijuar arratinë e tij. Ata nuk kanë bërë rezistencë gjatë prangosjes dhe në momentin e arrestimit ata nuk kanë pasur armë.
 
Dy vëllezërit Aliko u transportuan fillimisht në komisariatin e Gjirokastrës për tu sjellë më tej në drejtorinë e Policisë së Tiranës.
 
Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda grupi i zjarrit në Lazarat përgatitej prej gjashtë muajsh dhe qëllimi i tyre ishte rikthimi i gjendjes së mëparshme, pra kultivimi drogës në parcelat e shkatërruara një vit më parë.

Ora 00:40 Mbërrijnë në Drejtorinë e Policisë në Tiranë 2 vëllezërit, Arbjon dhe Alban Aliko
2 vëllezërit Aliko u shoqëruan nën masa të rrepta sigurie nga Gjirokastra drejt Tiranës me eskortë policie. Sipas informacioneve, pasi janë kapur të dy vëllezërit transportuan drejt Gjirokastrës ku mësohet se nuk kanë qëndruar për shumë kohë aty për tu nisur të kamufluar drejt Tiranës. Tashmë ata ndodhen në ambientet e brendshme të Drejtorisë së Policisë ku dhe po bëhet i mundur dokumentimi ndaj tyre.

Ora 22:20 Tahiri: Më në fund drejtësi për ty Ibrahim!
Menjëherë pas arrestimit të dy vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri. Në një status të tij në Facebook ai shkruan se ata që vunë dorë mbi Ibrahim Bashën tashmë u arrestuan dhe do të vihen menjëherë para drejtësisë.   

“Më në fund drejtësi për ty Ibrahim”, - shkruan Tahiri teksa falënderon Policinë e Shtetit dhe të gjithë qytetarët për mbështetjen që i dhanë policisë gjatë orëve të vështira për të gjithë.

“Koleget e tu kryen pune Ibrahim. Ata qe ngriten dore mbi ty, u arrestuan per tu vene para drejtesise.  Me ne fund drejtesi, per ty Ibrahimin, per vete banoret e Lazaratit, per qytetaret e ndershem qe duan nje Shqiperi te drejte e perfundimisht te lire nga kercenimi i frikes. Faleminderit te gjitheve, burra e gra ne Policine e Shtetit, e mbi te gjitha qytetare pafund qe mbeshtetet fort Policine gjate ketyre oreve te veshtira per te gjithe”, - Shkruan Tahiri.

Ora 22:10 Arrestohet D. Shehu, u dërgonte ushqim 2 vëllezërve Aliko
Në prangat e policisë është vënë D. Shehu, i cili ka ndihmuar 2 vëllezërit Aliko në 4 ditët kur ata kanë qëndruar të fshehur.
Sipas policisë mësohet se Shehu ndihmonte dy vëllezërit Aliko duke u siguruar atyre ushqim në vendin ku ata qëndronin të fshehur.  

Ora 22:00 Video/ Kontrollet e policisë në zonën ku fshiheshin vëllezërit
Por deri në kapjen e dy vëllezërve Aliko të dyshuar si organizatorë të grupit të armatosur në Lazarat, policia ushtroi kontrolle në të gjithë zonën me angazhimin e rreth 500 forcave. Pasi u pikas vendin ku dyshohej se fshiheshin dy të rinjtë, kontrollet përreth dy orë edhe me helikopterë çuan në prangosjen e tyre. A1 Report sjell pamje të këtij operacioni.



Ora 21:45 Deklaratë e Policisë së Shtetit per arrestimin e Alikove
Qe prej orës 16:00 rreth 500 forca policore, kanë rrethuar zonën e Kardhiqit, ku mbi bazën e informacioneve në rrugë operative rezultonte se dy vëllezërit Aliko po lëviznin në drejtim të Grykës për në zonën e fshatrave të Cepos. Policia i ka pikasur ju ka bërë thirrje të dorezohen por dy vëllezërit janë futur ne nje zone me shkure e rrepe. 

Ne drejtim te vendit ku fshiheshin eshtë nisur drejtori i policis se shtetit Haki Cako me nje helikopter te ushtrise ku se bashku me drejtoret Ardian Çipa dhe Altin Qato ka drejtuar gjithë operacionin.

Helikopteri ka bere transportin e forcave RENEA nga Kardhiqi duke i dislokuar ne te gjitha pikat duke krijuar nje perimeter të sigurise dhe rrethimin e zones. Forcat RENEA per dy ore me helikoper kane krehur zonen e dyshuar ku fshiheshin, nderkohë qe FNSH e forca te tjera po ngushtonin perimetrin e sigurise. Forcat  RENEA kane perdorur negocjatat per te bere te mundur daljen e tyre nga vendi ku ishin fshehur. Pas disa oresh negociatash dhe ne rrethim te plote, eshtë bere e mundur kapja dhe arrestimi i tyre.

Ora 21:25 Dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko transportohen në komisariatin e Gjirokastrës
Dy vëllezërit Alrbion dhe Alban Aliko ndodhen në komisariatin e Gjirokastrës. Ata janë shoqëruar nën masa të rrepta sigurie nga vendi ku është bërë arrestimi i tyre në fshatin Kardhiq për në Komisariatin e Gjirokastrës 

arrestimi vllezerve aliko

Ora 17:30 Arrestohet Dritan Shurdhi, dyshohet se ka qëlluar ndaj policisë. Në pranga edhe 2 persona të tjerë
Arrestohet nga policia në Lazarat Dritan Shurdhi. Shurdhi dyshohet se është një nga personat, i cili ka qëlluar me armë ndaj forcave RENEA, ku mbeti i vdekur efektivi Ibrahim Basha dhe u plagosën dy të tjerë. Dritan Shurdhi u arrestua në shtëpinë e tij pas një kontrolli të policisë. Ndërkohë efektivët e forcave RENEA vijojnë me kontrollet e shtëpive në fshatin e Lazaratit për arrestimin e të gjithë personave të shpallur në kërkim.

Sipas buruimeve nga policia janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur. Ata dyshohet gjithashtu se janë pjesë e “grupit të zjarrit”.
Shurdhi bashkë me dy personat e tjerë të arrestuar,ndodhen në  ambientet e komisariatit të policisë së Gjirokastrës. 

Ora 15:00 Shoqerohen tre persona ne Tirane
Janë ndaluar në Tiranë tre persona të dyshuar për sulmin e grupit të armatosur në Lazarat, ku më 24 Qershor u vra efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha. A1 Report siguron fotot e shoqërimit të njërit prej tyre pranë Drejtorisë së Doganës. Ata janë shoqëruar në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës  me dyshimin se kanë informacione për ngjarjen e Lazaratit. 

polici

Ora 09:00 Kapen dhe 3 të rinj nga Lazarati, bashkepunuan me Alikot kundër policisë 
Tre të rinj nga Lazarati, dy 19-vjeçarë dhe një 20-vjeçar u arrestuan nga policia e Gjirokastrës e ndihmuar nga FNSH të dyshuar si bashkëpunëtorë të dy vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko për organizimin dhe vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në krye të detyrës mëngjesin e 24 qershorit, e ku u plagosën dy kolegë të tij.
 
Lajmi konfirmohet nga Policia e Shtetit e cila sqaron se rreth orës 05:00 të mëngjesit të së shtunës, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda u ndaluan:  Klodian Selimi, Elvis Boci, Dervish Gaba.
 
Urdhri i ndalimit mësohet se ka ardhur pas një hetimi intensive që Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri në Lazarat që prej orëve të parë të mëngjesit të 24 qershorit kur personat e dyshuar qëlluan për vdekje efektivin Basha dhe plagosën dy kolegët e tij Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj gjatë aksionit për kapjen e grupit të armatosur që kish qëlluar me armë ndaj policisë lokale.
 
Ata akuzohen për veprat penale: “Vrasja e punonjësit të policisë në bashkëpunim, vrasje e punonjësit të policisë mbetur në tentativë si dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit, kur vepra kryhet në sasira të mëdha në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda
 
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok