Me anë të një statusi në "Facebook", Berisha ngushëllon familjarët e efektivit të vrarë, Ibrahim Basha dhe u uron shërim të shpejtë dy efektivëve të plagosur, ndërkohë u bën thirrje organeve të zbatimit të ligjit të identifikojnë e të ndëshkojnë me forcën e ligjit autorët e këtij krimi të rëndë.
Statusi i plotë i deputetit të PD-së Sali Berisha
“Nje akt kriminal i shemtuar ne Lazarat!
Te dashur miq, nje ngjarje e rende, ne te cilen ka humbur jeten nje efektiv i Policise dhe jane plagosur dy police te tjere, ka ndodhur ne Lazarat. Duke denuar ashper kete krim te shemtuar, shpreh ngushellimet me te thella familjes te efektivit te Policise, te ndjerit Ibrahim Basha dhe ju uroj sherim te shpejt e te plote dy punonjesve te plagosur te Policise. Me kete rast u bej thirrje organeve te zbatimit te ligjit te identifikojne, vendosin e ndeshkojne me forcen e ligjit autoret e ketij krimi te shemtuar! Sb”, - shkruan Berisha
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)