Vrasja e efektivit në Lazarat, policia
 në sulm për të kapur 3 të fundit

Vrasja e efektivit në Lazarat, policia<br /> në sulm për të kapur 3 të fundit
LAZARAT - Kur ka përfunduar kërkimi për dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko në Gjirokastër, forcat speciale RENEA dhe FNSH, janë përqëndruar sërish në kërkimet për arrestimin e tre personave të fundit të kërkuar.

Mësohet se prokuroria e Krimeve të Rënda ka ende në listën e të kërkuarve, Bervin Bashon, Ani Hirin, dhe Bajram Bocin.
 
Ndërkaq burime nga organi i akuzës thanë për A1 Report se gjatë hetimeve të ditëve të fundit janë gjetur dhe siguruar prova të pakundërshtueshme për të arrestuarit. Po kështu hetuesit thonë se janë gjetur prova dhe fakte të reja dhe për persona të tjerë përfshirë në sulmin me armë ndaj policisë.

bervin basha dhe ani hiri_emrat

Burimet thonë se faktet e reja të zbuluara mund të bëjnë që të shpallen në kërkim edhe persona të tjerë veç atyre që janë arrestuar apo që janë në kërkim.

Mësohet se veç gjurmëve të barutit të gjetura në duar, ndaj të arrestuarve të deri tanishëm, janë gjetur edhe prova të tjera si komunikime telefonike, gjurmë biologjike apo edhe gjurmë gishtërinjsh.
 
Arbion Aliko, një nga dy vëllezërit Aliko të arrestuar mbrëmjen e të shtunës, ka qenë i arrestuar dhe i dyshuar se edhe gjatë qershorit të vitit 2014, ka goditur me armë policinë, apo ka bërë rezistencë gjatë ndërhyrjes për asgjësimin e kanabisit të mbjellë atje.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm

Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm