Vrasja e efektivit në Lazarat, Çako:
RENEA dëshmi me dyer të mbyllura

Vrasja e efektivit në Lazarat, Çako:<br />RENEA dëshmi me dyer të mbyllura
Mungesa e dy avokatëve ka bërë që Gjykata e Krimeve të Rënda të shtyjë procesin për 11 të arrestuarit për vrasjen e oficerit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha. Gjatë seancës së sotme pritej dëshmia e 7 efektivëve të RENEA-s, të cilët kanë qenë në shërbim me Bashën në momentin kur ai u vra.

Por vetëm 3 prej efektive të RENEA-së janë paraqitur, pasi 4 të tjerët ishin angazhuar në operacione të Policisë.

I ashtuquajturi “Grupi zjarrit” qëlloi mbi forcat e RENEA-s, në qershor të 2015-ës, duke lënë të vdekur oficerin Ibrahim Basha. Mes të arrestuarve janë edhe vëllezërit Aliko.
 
Ibrahim Basha humbi jetën nga plumbat që erdhën prej të shtënave nga fshati rebel, i cili mbahej në monitorim nga forcat speciale, pas ndërhyrjes së policisë në qershor 2014 duke shënuar edhe fundin e epokës së kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.
 
Ndërkohë ditën e sotme Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Cako, i ka dërguar një letër Gjykatës së Krimeve të Rënda. Cako i ka kërkuar trupi gjykues që të mbahet i fshehtë identiteti i efektivëve të RENEA-së dhe seancën gjyqësore të mbahen me dyer të mbyllura.
 
“Identiteti i oficerëve të Policisë të mbahet i fshehtë, pasi ata janë të angazhuar në shumë operacione sekrete të Policisë. Gjithashtu kur të dëshmojnë oficerët, seanca duhet të jetë e mbyllur për mos identifikimin e tyre. Të mos ekspozohen policët të cilët kanë marrë pjesë në operacione”,-  thuhet në letrën e Cakos drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda.
 
Seanca e radhës ndaj 11 të arrestuarve që qëlluan mbi policinë do të mbahet në 19 korrik.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'