Kryeministri i vendit Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social facebook shpreh ngushëllimet e tij për familjen e Ardian Kodrës efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që u vra dje në Torovicë të Lezhës. 

Rama shprehet se një tjetër shërbëtor i shtetit i mungon sot familjes, miqve, kolegëve, njerëzve të këtij vendi.

Statusi i Plotë 

 Ardian Kodra, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ra në krye të detyrës! Një tjetër shërbëtor i shtetit i mungon sot familjes, miqve, kolegëve, njerëzve të këtij vendi. Me respektin më të thellë lutemi që të prehet në paqe, duke u shprehur ngushëllimet më të ndjera gruas, djemve, nënës, motrave, vëllezërve dhe gjithë rrethit të tij familjar e shoqëror.

1



Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)