Vrasja e efektivit të RENEA në
Lazarat, kapet në SHBA autori

Vrasja e efektivit të RENEA në<br />Lazarat, kapet në SHBA autori<br>
Ka marrë fund arratia e njërit prej vrasësve të efektivit të RENA Ibrahim Basha gjatë operacionit për shkatërrimin e plantacioneve me kanabis në Lazarat. 
Ruhan Hiraj 20 vjeç është prangosur nga agjentët e FBI si person i kërkuar nga drejtësia shqiptare që e lidhin me vrasjen e oficerit të RENEA-s në vitin 2015.

Report TV nga burime të mirinformuara që kanë gjurmuar Hirajn, mësoi se ai fshihej në SHBA duke përdorur emrin Sandri Hiraj. Agjentët e FBI pasi e kanë lokalizuar e prangosën atë në zonën Clinton County të New Yorkut. FBI është duke hetuar edhe si mundi Hiraj të depërtonte deri në Neë York ndërkohë kërkohej nda policia shqiptare e cila ia kishte përcjellë të dhënat Interpolit. Agjentët e FBI-s që janë marrë me këtë çështje besojnë se ai mund të ketë hyrë me një pasaportë të falsifikuar ose është trafikuar përmes kufirit nga Meksika.
sandi hiraj
(Ruhan Hiraj, autori i vrasjes së efektivit të RENEA)
ibrahim basha
(Ibrahim Basha, ish-efektivi i RENEA i vrarë në 2015 në Lazarat)

Hiraj është identifikuar në fillim të Dhjetorit duke vënë në lëvizje zyrën e Interpol Tiranës e cila menjëherë nisi një bashkëpunim të shpejtë me FBI. Ruhan Hiraj momentin e arrestimin u deklaroi agjentëve të FBI se ai quhej Sandri Hiraj por nga dërgimi i shenjave të gishtave Interpol Tiranës ai u identifikua si një person në kërkim. Ruhan Hiraj ishte njëri prej personave të grupit të armatosur të cilët sulmuan me armë zjarri automjetin e RENEA-s. Për pasojë humbi jetën efektivi Ibrahim Basha i cili mori një plumb në kokë. Ndërkohë që për ekstradimin e të shumëkërkuarit të drejtësisë shqiptare Hiraj do të vendosë Gjykata e SHBA.

Autori me dy emra, hyri ilegalisht në SHBA
Ruhan Hiraj, 20-vjeç, autor i dyshuar i vrasjes së oficerit të RENEA në Lazarat, Ibrahim Basha, fshihej në SHBA me emrin Sandri Hiraj. Ai kishte hyrë dhe qëndronte ilegalisht në SHBA përmes kufirit me Meksikën, dhe për më shumë se dy vite iu fsheh autoriteteve. Hiraj u ndalua nga autoritetet amerikane si emigrant ilegal në datën 20 dhjetor, pra vetëm tre ditë më parë.

Pas ndalimit, Interpol Tirana i dërgoi autoriteteve amerikane shenjat e gishtave dhe të dhëna të tjerë për identitetin e të ndaluarit. Përgjigjja që dhanë autoritetet amerikane bindën policinë shqiptare se personi që fshihej me identitetin e rremë Sandri Hiraj ishte Ruhan Hiraj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e efektivit të RENEA-s.

Njoftimi i policisë
Interpol Tirana, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe me Organizatën Ligjzbatuese FBI, ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë në datë 20.12.2017 në SHBA, personin në kërkim ndërkombetar, Ruhan HIRAJ, 20 vjeç, lindur në Gjirokastër. 

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda  Tiranë, me vendimin nr. 495, datë 24.11.2015, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”  për  veprën penale të “Vrasja e punonjësve të Policisë Shtetit” e kryer në bashkëpunim, “Vrasja e punonjësve të Policisë Shtetit e mbetur në tentativë” , “Prodhim dhe mbajtja e armëve luftarake” dhe “ Prodhim, shitje e lëndëve narkotike”, parashikur nga nenet 79/b, 25, 79/b, 22, 25; 278/2 dhe 283  të K.Penal të R.Shqipërisë.

Përmbledhje faktesh:

Në 24.06.2015, forcat speciale RENEA janë futur/kanë ndërhyrë në fshatin Lazarat, Gjirokastër pas një informacioni për të shtëna me armë nga persona të panjohur. Gjatë ndërhyrjes i arratisuri bashkë me persona të tjerë ka vrarë me armë zjarri punonjësin e policisë Ibrahim BASHA  si dhe ka tentuar të vrasë 5 punonjës të tjerë policie. ZQK Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtesisë,  janë duke kryer të gjitha veprimet për ekstradimin sa më shpejtë të jete e mundur të shtetasit Ruhan HIRAJ drejt Shqiperisë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shpërthejnë protestat në Gjermani pas sulmit terrorist, qytetarët kërkojnë dëbimin e refugjatëve: Emigracioni vret

Shpërthejnë protestat në Gjermani pas sulmit terrorist, qytetarët kërkojnë dëbimin e refugjatëve: Emigracioni vret