Vrasja e efektivit të Reneas
në kërkim “bosi” i Lazaratit

Vrasja e efektivit të Reneas<br />në kërkim “bosi” i Lazaratit
Një person me nofkën “Pablo” besohet se është personi që ka kryer organizimin dhe rezistencën e grupit të Lazaratit që çoi në vrasjen në efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha. Ky fakt i ri ka dalë gjatë seancës së djeshme gjyqësore, ku njëri nga dëshmitarët i ka thënë gjykatës se personi që ishte koka e ngrupit thirej me emrin Pablo.

Sipas tij, gjithçka ishte organizuar prej tij, madje dhe urdhëri për rrezistencë është dhënë prej tij, ku 11 persona më pas sulmuan me armë furgonat e policisë që ishin dislokuar me shërbim në brendësi të fshatit Lazarat.

Mirëpo pikërisht kur dëshmitari ka përmendur emrin e personit “Pablo”, ai është ndërprerë nga njëri prej prokurorëve të çështjes, i cili i rikujtoi gjykatës që për këtë pjesë dëshmitari të mos pyetet, pasi prokuroria ka një tjetër dosje që po heton për këtë çështje, dhe se ndaj personin “Pablo” është nxjerë një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe statusi i tij juridik është në kërkim policor. Dëshmitari Eligert Basha i tha gjykatës së dëshmia e tij pas ngjarjes ishte marrë në kushtet e presionit nga policia. “Ata më vinin disa foto para dhe më pyesnin kush është Pablo”, është shprehur dëshmitari.

Tërhiqen dy dëshmitarët
Elvis Kaça dhe Klodian Selimi, dy bashkëpuntorët e prokurorisë në dosjen “Lazarati”, janë tërhequr nga dëshmia e tyre, me pretendimin se gjithçka që kanë treguar për mënyrën e vrasjes së policit Ibrahim Basha, nuk është e vërtetë.

Sipas dy bashkëpuntorëve të prokurorisë, dëshmia e tyre është marrë në kushte presioni dhe keqtrajtimi nga ana e policisë së Shtetit,dhe për pasojë ata janë detyruar të thonë dhe të firmosin ato që i kanë thënë policët.

Të dy personat që më parë kishin pranuar të bashkëpunonin me prokurorinë dhe policinë, kanë braktisur dëshminë e tyre, në fillim të procesit gjyqësor, pasi ky gjyq rifilloi nga fillimi. Në këtë dosje janë të pandehur 11 persona, djem të fshatit Lazarat, ndërkohë më i vogli është 16-vjeç.

Pretenca e akuzës e rrikthimi i dosjes
Më herët prokuroria kërkoi tre burgime të përjetshme dhe 117 vjet heqje lirie në total, por gjykata nuk doli në vendim, pasi riktheu dosjen sërisht për rigjykim.

Kjo pasi ndryshe nga 10 të pandehurit e tjerë që kërkonin gjykim të shkurtuar,i vetmi që këmbëngul në gjykim të zakonshëm është Elvis Bocia, i cili pretendon se nuk ka qenë në vendngjarje, pasi siç thotë ai, në çastet kur u organizua sulmi i armatosur ndaj policisë, ai ndodhej në banesë duke dëgjuar këngët e “Stresit”.

Elvis Bocia ishte shkaku i kthimit të gjykimit atëherë kur dosja ishte pak hapa larg dhënies së drejtësisë.

Avokati fillimisht kërkoi të thirrej për të dëshmuar gjithë fshati e më pas e ngushtoi rrethin e dëshmitarëve ndërsa kërkoi gjithashtu të shfaqeshin pamjet e një kamere sigurie ku dallohen 5 persona të armatosur.

“Ka të dhëna se është një person tjetër, se ai nuk ka qenë aty. Kjo është detyrë e prokurorisë dhe policisë për ta hetuar”-ka deklaruar avokati Ilir Murati.
 
Tërheqja

Të dy personat që më parë kishin pranuar të bashkëpunonin me prokurorinë dhe policinë, kanë braktisur dëshminë e tyre, në fillim të procesit gjyqësor, pasi ky gjyq rifilloi nga fillimi.

Mos pyetet
Mirëpo pikërisht kur dëshmitari ka përmendur emrin e personit “Pablo”, ai është ndërprerë nga njëri prej prokurorëve të çështjes, i cili i rikujtoi gjykatës që për këtë pjesë dëshmitari të mos pyetet


Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Grabitja dhe vrasja e të moshuarit në banesë, FNSH kontrolle në dalje të qytetit

Vlorë/ Grabitja dhe vrasja e të moshuarit në banesë, FNSH kontrolle në dalje të qytetit