Vrasja e Egli Progës në Pogradec, babai akuza: Policia na gënjeu, tentoi të fshehë ngjarjen! Djali u masakrua nga gangsteri dhe u la në rrugë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, babai akuza: Policia na gënjeu, tentoi të fshehë ngjarjen! Djali u masakrua nga gangsteri dhe u la në rrugë

Viktima Egli Proga dhe babai i tij, Nazmi Proga

Nazmi Proga, babai i Eglit, në një intervistë për Top Channel ka hedhur akuza të forta për vrasjen e djalit të tij. Ai shprehet se djali i tij u masakrua dhe policia bashkë me ambulancën reaguan me vonesë, ndërsa thotë se djali i tij nuk e meritonte të rrinte i shtrirë për 30 minuta në tokë.

Për Nazmiun, babain e Eglit kjo ngjarje është një peng i madh.  Atë pasdite në barin e marrë me qira shërbente ai, por i biri e përcolli në shtëpi duke i thënë se do të takonte një shok e do të bashkoheshin në shtëpi, gjë e cila nuk ndodhi.

Ai tregon se Egli ishte njeri paqësor, ndërsa për autorin thotë se ishte ‘gangster’ dhe që ka lidhje të forta

Intervista e plote 

Në na ra një fatkeqësi e madhe, nuk e meritonim këtë tragjedi. Unë me djalin u shkëputa rreth orë para se të ndodhte gjëma. Të keqen e mora vesh kur shkova në spital. Vrasja e djalit tim kishte ndodhur në një lokal, në mënyrë krejt të padrejtë, sepse djalin tim e kam pasur gjithmonë të edukuar, të shkolluar. Ishte një njeri që as mizën nuk e vriste dot. U tortuara u masakrua, por e nxorën në rrugë në mëshirë të fatit rreth gjysmë orë atje, nuk e meritonte djali im  të rrinte në mes të rrugës, pa ndihmën e askujt. Kam shumë pretendime për veprimet e policisë, nuk dhanë ndihmë por dhe nuk na linin të afroheshim.

Tentuan ta fshinin gjoja rrëshqiti sepse ishte i pirë, djali u godit dhe u vra nga njerëz kriminel ordinier të pashpirt.

A ka ardhur më përpara Denisi në lokalin tuaj?

Nuk e njoh fare, nuk e mbaj mend të ketë ardhur në lokal. Kam dëgjuar që ka qenë problematik, një gangster dhe ishte me precedent penale. Mosveprimi i shtetit ndodhi të vepronte akoma me keq derisa ma vrau djalin. Nuk e kam njohur më përpara.

Policia nuk jep sqarime për motivin e vrasjes por thotë për motive të dobëta. A e dini si nisi konflikti? 

Unë nuk di gjë, di gjë që doli nga lokali, duke ecur rrugës. Po ta shikoni filmimin është shumë në rregull. Mbylli lokalin dhe vazhdoi rrugën, aq sa kanë kapur kamerat. Por ka kamera përballë supermarketit që kanë filmuar. Por veprimi më shumë ka ndodhur brenda një lokali. Dyshoj u thirr apo hyri vetë, këtë nuk e di, por atje ka ndodhur goditja.
 

Sherri ka ndodhur tek lokalii Eglit?

Jo jo ka ndodhur tek lokali i Polit! Djalin e gjeta tek lokali, i thashë ik ti se do rri unë në lokal, por takoj një shok dhe e ktheu. Ai më  tha do rri dhe pak dhe do vi. Djali doli pastaj, në kamera e keni të filmuar. Ka plot dëshmitarë. goditja është bërë brenda

Ju kanë treguar cfarë bisedoi Egli me Denisin? 

Nuk kanë disktuar. Më duket ka ndodhur për një cigare, është e tmerrshme, njerëzit që ishin aty i dinë të gjitha dhe ata duhet të tregojnë të gjitha. Ngjarja ka ndodhur brenda. Më pas djali ka dalë tek pragu dhe është dorëzuar.

Policia ka dashur të fshehë motivin, insistoj me forcë që institucionet të zbardhin ngjarjen dhe të merren masa për autorin. Nuk është rrëzuar djali. Ai ishte i fuqishëm. E kanë goditur prandaj,  por do dalë e vërteta. Le të ketë njerëz ai nga të dojë. Të mos mbrohet nga institucionet. Unë atë djalë kisha, famuiljar me dy fëmijë, i përkushtuar me punë të mbante familjen. Ata ia presin rrugën dhe e vrasin.

Si ishte dita e Eglit

Egli gjithmonë ishte i qeshur. Punonte si Operator në Pogradec. Fillonte punën që në mëngjes, me shokët ishte i shkëlqyer, me ne po. Nuk dinte të thoshte njëherë jo, ishte baba i dy fëmijëve. Vëllai i një motre, motrën e ka juriste.  Spitali duhet të ishte më në gatishmëri, ishte djali në morg pa një infermier pa asgjë. Prandaj i lutem shtetit të dalë e vërteta, boll me miq me shtet, me leke, boll se çdo gjë ka kufi.

A ka pasur tentativë të familjarëve të vrasësit tju kërkojnë falje? 

Familjarët e tij nuk janë afruar, edhe sikur të tentojnë nuk do ti pranoja. Çështe më e çudtishmja, një heshtje nga policia, indiferentizëm. Si nuk ka ardhur njeri të pyesi, ore baba çfarë ndodhi a di gjë më tepër. Absolutisht jo, kështu është e vërteta. Kemi bërë një padi dhe do e ndjekim deri në fund. Nuk e lëmë me kaq, do dali e vërteta.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meri: 13/08/2024 16:51

    Drejtēsi për viktimēn.

    Përgjigju
  • Puni: 13/08/2024 16:40

    Shteti shqiptar

    Përgjigju
  • Ergi: 13/08/2024 15:50

    Pa nisur mire detyren, i brendshmi minister i ri nxitoi te shiste pordhe si e qysh do merrej me "drejtimin" lolal pordhicor. Dhe ka rezultatet e ballukisteve ramiane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!