Vrasja e Egli Progës në Pogradec, ekspertiza: Pësoi hemorragji në tru nga goditja me grusht, 42-vjeçari i dehur

POGRADEC- Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga,i cili u rrah për vdekje në 10 gusht në një lokal në Pogradec.

Në akt -ekspertim përshkruhen dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat " janë shkaktuar me mjet mbretës siç mund të jetë edhe goditja me grusht".

Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42-vjeçarit është : "hemorragji në cipën e trurit dhe hemorragji e indit trunor".

Ne trupin e shtetasit Eglantin Proga u konstatuan hemoragji ne cipat e trurit, hemoragji cerebrale, ekimoza, dermishje ne fytyre dhe ne trup me karakteristikat dhe lokalizim te pershkruara ne AKT. 2. Keto demtime jane shkaktuar me mjet te forte mbretes sic mund te jete edhe goditja me grusht. 3. Shkaku i vdekjes te shtetasit Eglantin Proga ka ardhur si pasojë e hemoragjisë ne cipat e trurit dhe hemoragjisë te indin trunor

Po kështu "Në mostrën e gjakun të viktimës u zbulua prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/ L" ,thuhet në akt-ekspertim .

Shqiptarja.com dhe Report Tv disponon dokumentin e ekspertimit mjeko ligjor të datës 30 gusht 2024 dhe që është firmosur nga 2 ekserptët mjeko ligjorë: Dr. Gjergji Kaçauni, dhe Dr. Klevis Shella.

Akt- ekspertimi mjeko-ligjor i është dërguar Prokurorisë së Korçës e cila po vijon hetimet për vrasjen e Egli Progës.

Policia arrestoi si autor të vrasjes Denis Meçin, me akuzën e vrasjes me dashje dhe është vendosur masa detyrim paraqitje nga Gjykata për Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe, Arjan Manellari, të cilët nuk kallëzuan krimin.

Por Prokuroria e Korçës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për Denis Meçin nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia, çfarë solli përplasje mes institucioneve të drejtësisë.

Lajm ne perditesim.... 

 

Ekspertiza 
 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • titi kavajes: 06/09/2024 10:42

    kur ka dhe poradeci kriminele mos mbete njeri me kembe nuk ka djale apo vella ai viktima tja shtype surratin e ngjallur cdo gje do te shkoje sipas kanunit vrare do te vrasin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lajçak në Kosovë: Serbia ka tërhequr letrën e Bërnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Lajçak në Kosovë: Serbia ka tërhequr letrën e Bërnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit