GJIROKASTËR- Pas vrasjes së ushtarit grek, Konstantinos Kacifas në Bularat nga forcat RENEA, për Report Tv kanë reaguar edhe një banore e fshatit. Banorja, gjithashtu minoritare duke folur greqisht u shpreh kundër vrasjes së tij.

 Nuk mund të vritej, ishte njeri dhe jo kafshë.

Banore e Bularatit 

Një tjetër banor minoritar i fshatit, gjithashtu u shpreh kundër vrasjes së tij, duke u shprehur se ai ishte një djalë i mirë dhe se interesohej për ta.

Ishin shumë forca policie dhe duhet ta kishin kapur të gjallë jo ta vrisnin. Ai ishte djalë i mirë dhe interesohej për ne, ai ngriti flamujt në fshat. Familja e tij është e mirë dhe ne si fshatarë jemi mërzitur për humbjen e tij. Nuk ka bërë keq në fshat.

Banor i Bularatit 

35-vjeçari ishte pjesë e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore, ndërsa pas lokalizimit nga policia në Bularat nuk iu bind urdhrit për të hedhur armën, për t’u dorëzuar duke refuzuar, madje duke qëlluar me armë në drejtim të bluve, në këtë moment RENEA e ka ekzekutuar duke e qëlluar në kokë dhe në gjoks. 

Pas vrasjes atij iu sekuestruan një kallashnikov, dy karikatorë, një çantë me fishekë luftarakë, 31 gëzhoja, ndërsa në banesë uniforma ushtarake. Konstantinos Kacifa minoritar me origjinë nga Bularati ka hyrë në Shqipëri në datë 2 tetor, ndërsa në ditët e fundit kishte vendosur disa flamuj grek në fshat.

Zhvillimet pas vrasjes së ekstremistit grek në Bularat, Gjirokastër

Ora 10:20/ Vrasja e ekstremistit grek, flet e ëma: Pse ma vranë djalin? Nuk e dua më jetën pa të

Një ditë pas vrasjes së ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës, Konstantinos Kaçifa, 35-vjeçarit që terrorizoi me breshëri kallashnikovi Gjirokastrën dhe sulmoi policinë, ka folur për mediet greke mamaja e djalit.

Ajo ka thënë se nuk ka patur dijeni për ngjarjen e djeshme. “Pse duhet të më vrisnin fëmijën tim? Shqiptarët nuk i donin pakicat, tani une nuk e dua jeten pa femijen tim, pa shpirtin tim”.-ka thënë e ëma e djalit, Vasilia Kaçifa.