Vrasja e grekut, Tsipras: Duam sqarime/ Rama: Ekstremisti qëlloi mbi policinë, dënoni sulmin

Vrasja e ushtarit grek në Gjirokastër pasditen e sotme ka përplasur Tiranën me Athinën. Menjëherë pas ngjarjes ku mbeti i vdekur Konstantinos Kacifas, Ministri i Jashtëm grek, post që mbahet nga kryeministri Tsipras kërkoi nga autoritetet shqiptare sqarimin e plotë të rrethanave të vrasjes së 35-vjeçarit grek, ndërsa e cilësoi ngjarjen si të papranueshme.

Dyshohet se Konstantinos Kacifas hapi zjarr me një kallashnikov ndaj makinës së policisë shqiptare, e cila ishe në operacion për arrestimin e tij. Shprehim keqardhjen tonë të thellë për vdekjen shtetasit grek, ngushëllime për familjen. Në çdo rast, është e papranueshme humbja e një jete. Ne presim që autoritetet shqiptare të sqarojnë plotësisht rrethanat në të cilat u vra shtetasi grek dhe më pas do të marrim masat e duhura menjëherë.

Ministria e Jashtme e Greqisë

Përpos qeverisë ka reaguar edhe opozita greke për vrasjen e ushtarit grek në Gjirokastër. Shefi i departamentit të jashtëm të Demokracisë së Re, Jorgos Koumoutsakos në një reagim për mediat shprehet se 35-vjeçari u vra teksa po festonte duke ngritur flamurin grek në varrezat e të rënëve në Bularat.

“Konstantinos Katsifas po festonte duke ngritur flamurin grek në varrezat e të rënëve grekë në Bularat, por e pagoi me jetën e vet manifestimin e ndjeshmërisë patriotike. Qeveria greke të kërkojë menjëhershëm të ngjarjes“ thotë shefi i marrëdhënieve me jashtë i Demokracisë së Re.

Duke iu përgjigjur Athinës, kryeministri Rama në një status në rrjetet sociale thotë se 35-vjeçari ishte një ekstremist i fantaksur, ndërsa ka një apel për autoritetet greke.

Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste

Edi Rama

Ndërkohë që Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar duke shprehur keqardhjen për politizimin e pajustifikueshëm të ngjarjes në shtetin fqinj. Ministria e Jashtme thotë se ngjarja e sotme ishte totalisht e izoluar dhe një rast flagrant agresioni ekstremist ndaj Policisë së Shtetit Shqiptar, ndërsa shpreh zhgënjimin se përse Athina nuk dënon sulmin me armë ndaj forcave tona të rendit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, bashkë me keqardhjen për ngjarjen e ndodhur sot në Bularat, Gjirokastër, ku humbi jetën shtetasi Konstandinos Kacifa, shpreh po ashtu keqardhjen për politizimin e pajustifikueshëm të ngjarjes në shtetin fqinj.

Rrethanat në të cilat humbi jetën shtetasi Kacifa, janë bërë të ditura zyrtarisht nga autoritetet kompetente shqiptare. Policia e shtetit ka sqaruar me detaje se kjo është një ngjarje totalisht e izoluar nga aktivitetet e sotme ne zonë dhe nje rast flagrant agresioni ekstremist ndaj Policisë së Shtetit Shqiptar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh zhgënjim për reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila jo vetëm nuk dënon sulmin me armë ndaj forcave tona të rendit, po flet për "humbje jete të papranueshme".

Duke bërë thirrje për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të këtij rasti sa të qartë dhe të paprecedentë, i sigurojmë fqinjët tanë se Shqipëria është vend i sigurtë e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke.

Deklaratë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme

Konstantinos Kacifas u ekzekutua nga RENEA sot pasdite në Bularat, pasi nuk iu bind urdhrit për tú dorëzuar dhe qëlloi kundër policisë. Ai kishte hyrë në Shqipëri në datë 2 tetor, ndërsa kishte vendosur disa flamuj grek në fshatin e Gjirokastrës në kuadër të festës greke.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 29/10/2018 17:59

    I shkoi plani keq ketij krimineli greke,mendonte te behej Rambo por e pagoi me jete, mire ja bene. RENEA kreu detyren e vet me sukses,meritojne lavdate. Greket le te cirren si qente e terbuar, kujt i intereson kjo.

    Përgjigju
  • Kafsha: 29/10/2018 11:29

    “U zgjua ariu nga litargjia 28 vjeçare”

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 29/10/2018 09:08

    Guxon ende te kerkosh,sqarime per vrasjen e kriminelit qe ju e dergaut per kryerje te krimeve ne Shqiperi?!Vrasja e kriminelit,nuk eshte krim.Sepse me kete vrasje sheptuam krimin ndaj RENEA-s, Ju ne vend qe te sqaron kete rast, e sajuat ju!derguat ju ket kriminel!pse e dreguar?!Ne vend te kerkon te falur,nese ka vend per kerkimfalje!Ju kerkoni sqarime!vertet habi!Ju duruam shume fqinje te "nderuar"?!!

    Përgjigju
  • Grethi: 28/10/2018 22:55

    Ik mor legena muti Greg muti Lapera jeni Gjynah per ate djalin se i ri po nuk qellohet mbi policin edhe qa shpjegimi doni ju muta keni vra shqiptar ne greqi edhe as nuk ju ka hy ferr ne kemb

    Përgjigju
  • Eri: 28/10/2018 22:15

    BRAVO CUNA. Zbatuat ligjin e rregulloren me profesionalizem dhe maturi. Pertej nacionalizmit ju them ju lumte. Hera pare qe pergezoj dhe kryeministrin Rama. Qendrim i denje dhe pergjigje e merituar. Kaq nje xhest i vogel nw reagimin e KM i cili te jep krenari dhe dinjitet. Nje pergjigje dhe operacion i paster. Faleminderit Zot qe asnje jete njeriu pafajshme nuk u cenua. Flm zot qe patrulla policise e para ne vendngjarje nuk pesoj lendime. Urime çuna!!

    Përgjigju
  • Danjel: 28/10/2018 21:31

    Ca eshte ky mre vjen nga leshi e na boka pordh i lumte pushka ati robit qe e ka goditur

    Përgjigju
  • Iliriani: 28/10/2018 20:45

    Vrasja ne te gjitha rastet eshte gabim

    Përgjigju
    • Alb: 29/10/2018 16:42

      Epo e kerkoi vete. Askush nuk del te ushqeje pulat veshur me kamuflazh dhe me kallash ne dore. Provo ti gjuash policise, jo ne Shqiperi, po ne çdo vend te botes dhe e sheh si perfundon. Ik ore gammisu.

    • kla: 28/10/2018 22:22

      e ke me ligj o kaqol, qe kur qellon policine e ka te drejten te pergjigjet

  • Mario: 28/10/2018 20:00

    Hallall..

    Përgjigju
  • Shqiptari: 28/10/2018 20:00

    Ne te gjithe të huajit i duam dhe i respektojme nese ata vine si miq dhe largohen si mik i mire nga shqiperia, kush vjen si terorist ne Atdheun tone të dashur vdekja e pret.

    Përgjigju
  • Toni: 28/10/2018 19:48

    Ben vaki na provoko prap se do ti japim ne pergjigje.bravo policia po vjen era shtet per shiptaret.

    Përgjigju
  • Epiri shqiptar: 28/10/2018 19:45

    Bravo djemte e RENEAS. I treguan grekut se ketu ka zot ky vend dhe se shpejti te lejojne camerine te ngrej flamurin shqiptar ne cdo cep te shtetin natyral shqiptar. Boll me propogand antishqiptare dhe shteti yne tkurret duke i leshuar grekut trojet tona.Ka marre fund njehere e mire. Greku e dijne shume mire se edhe Athina eshte ndertuar nga shqiptaret arvanitas dhe jo me greke.

    Përgjigju
  • Labi: 28/10/2018 19:20

    More bastard grek ti duhet t kerkohesh falje e jo m sqarim se ai psikopati ka rresikuat femit e familjet e nje fshati t tere n shqiperi e ti do shpjegime e more shpjeghim kur t thot policia ndalo e nuk ndalon ha plumbi plere grec

    Përgjigju
  • anton: 28/10/2018 19:14

    cameri moj cameri = me kosoven

    Përgjigju
  • Bepi: 28/10/2018 18:36

    Ik mor pushti don sqarim Brravo renea

    Përgjigju
  • Fraiku: 28/10/2018 18:33

    Dergo dhe disa te tjere se te sqarojme prape.

    Përgjigju
    • Lumi: 28/10/2018 20:04

      Po ca sjarimi don ky dhe vin ne token ton dhe dun sjarimi keto rrac e flliqur po mir ja ka bo i lumt dora renda

  • Kola: 28/10/2018 18:23

    Do Sqarim ? Po te ishe me tru ne koke do i kerkoje falje shtetit Shqiptare per Qytetarin tend qe qelloi me arme policin Shqiptare. Ju ne Greqi nuk do eleminonit cilindo qe do qellonte kunder policise Greke ??

    Përgjigju
    • Emigranti: 28/10/2018 19:42

      Erdhi dita tju kallzojm grekve se edhe ata shqiptar qe donin ti kapnin per 1muj polizia shqiptare i eliminoj ndersa per kyt legen skan vonu as nji ore bravo forcat e rendit

    • Cimi: 28/10/2018 19:37

      O kol po sa ka vrar greku neper burgje pa ber gje fare jo me te qellojn drejt policis

    • jaho: 28/10/2018 19:04

      do dhe sqarim , a ke mo me pru ktej ,

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Amnistia e gjobave/ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Barazi dhe drejtësi për të gjithë

Amnistia e gjobave/ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Barazi dhe drejtësi për të gjithë