Vrasja e Elenit, komunikimet
Basho-Shehaj në Facebook

Vrasja e Elenit, komunikimet <br />Basho-Shehaj në Facebook
Komunikimet e dokumentuara online në rrjetin Facebbok mes Ilia Bashos dhe dentiste Yllka Shehaj, datojnë së paku që në maj 2009. Aty Shehaj del si pjesë e kompanisë dentare, ku kishte pjesë edhe Ilia Basho dhe ku në letra figuronte e shoqja. Komentet e tyre të përbashkëta, janë bërë te fotot e shumta që dentisja vendoste në faqen personale. Te nje foto ku është një dhomë e mbushur me kartmonedha dollari ka shumë komente mes njerëzve që janë anëtarë të rrjetit Facebook. Bisedat bëhen në 13 maj 2009.
Siç duket edhe më poshtë:
Gj. D. hihihihihi. ilia qenka dollar ndërsa une euro. sa i mire qe jam.
Yllka Shehaj: HAHAHAHAH PO AI OOO ESHTE GJIROKASTRIT PASTAJ LETRES JESHILE SI BIE KURRE VLERA HAHAHAH
Ilia Basho: Po ti kisha une ne kete moment te nesermen ne kete ore dhoma do te qe bosh dhe une do te kisha 1 cope 20-teshe vetem per kafen e dites. betohem per kete
Yllka Shehaj: po pse mo shoku kaq shume borxhe ke???????????????
apo ke per te paguar faturen e 3M hahahahahahahahahah
rezik se edhe 20 teshja nuk te mbetet hahahah
Ilia Basho: Yllka une kam kerkesa ndaj vetes dhe merem me dicka qe eshte e shtrenjte dhe 1 dhome si ajo nuk me arrin.me te dyten dhe mbase por me dy mendje.pastaj sa per 3mespen ti e di qe une i bej zbor
Yllka Shehaj: hahaha o shoku po pse o piti nuk e kishe vene re ti po nga ana ime jane ooo
Yllka Shehaj: O Ilia po une e di shume mire qe ti ke kerkesa ndaj vetes di dhe kete tjetren qe nuk te mbetet lek se do vetem te investosh gjithomë per te fituar apo jo gjithca eshte bere per tu fishuar dyfish kuerse 3M mbete 3M keshtu qe eshte "The Best" so ia vlen te investosh per te ne Shqiperi vecanerisht kur je distributori kryesor.
Boll tani se shume reklam te bera dua perqindje.hahahaha
By the way si te ka shkuar puna???????????
Komunikimi tjetër është në 26 korrik 2009 te një foto ku në vend të dentistit është një persona me matrapik që i shqyen gojën një pacientit
Ilia Basho: Per materialin qe do te perdorni ne te tilla raste ju mund te na telefononine;
NOVA DENTAL ALBANIA
Rruga e Kavajes 64,
Gj. D. o plako, ja pse ju kane rene shitjet tek Nova, keni filluar te shisni materiale ndertimi ne vend te atyre dentare. hahahahahaha. Tung
Yllka Shehaj: ti kujton se kane rene shitjetet tek Nova Dental haroje shoku mos te them qe jane shtuar ......
Mos haro vet e ke thene ata jane the best ............
Yllka Shehaj: Bravo Ilia ne cdo moment reklama hahahaahh
(Shkrimi eshte botuar sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane