Pas 5 muaj proces gjyqësor, Alban Trimi ka mundur të marrë pafajësi për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi ai u akuzua fillimisht për prishjen e provave në skenën e krimit.
Si provë u pretenduan disa pamje filmike, ndërsa sipas ekspertizës dhe vendimit gjyqësor Alban Trimi nuk mund të identifikohet nga këto pamje.
Në akuzë për të njëjtën ngjarje u vu dhe mjeku Redjan Rraja ndërsa çështja ndaj mjekut nga Kruja u veçua. Çiço u ekzekutua më 1 Maj 2016 në afërsi të stadiumit dinamo në tiranë ndërsa në tavolinë me të ishte dhe Trimi e Rraja.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com