Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, Euglent Halili: Xhuliano Hoxha mori nga Erjon Alibej një listë me emra personash që do të vriteshin

Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, Euglent Halili: Xhuliano Hoxha mori nga Erjon Alibej një listë me emra personash që do të vriteshin

I penduari, Euglent Halili

1686652522_euglenthalili.jpg

Ne foto: I penduari Euglent Halili

Grupet kriminale në Elbasan qarkullonin mes tyre një listë personash për tu vrarë. Ky fakt doli në gjyqin ku SPAK kërkoi dënim për ekzekutorët e Emiljano Ramazanit dhe Rigels Runajt në korrik 2020 në Elbasan. Krimet janë zbardhur nga dëshmia e të penduarit Euglent Halili i cili ka thënë se urdhri u dha nga Erion Alibej si hakmarrje për masakrën e Bradasheshit. Sot Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 për Euglent Halilin të akuzuar për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Rigers Runajt në një hark kohor prej pak ditësh më 20 dhe 29 korrik 2020 në Elbasan.

Gjatë relatimit të pretencës SPAK sqaroi se emri i Euglent Halilit u zbulua si i përfshirë në dy krimet pasi një person e kishte parë Halilin në tavolinë me Rigers Runajn. Pasi u shoqërua në polici Euglen Halilaj ka rrëfyer se porosinë për të kryer të dy krimet i kanë marrë nga Erjon Alibej. Ai sqaron se në atë periudhë Xhuliano Hoxha ishte në kushte të vështira ekonomike dhe se u duheshin para për të jetuar. Erjon Alibej e ka kontaktuar Hoxhën për të vëzhguar Emilano Ramazanin dhe më pas do ta ekzekutonin.

Bashkëpunëtori tregon se fillimisht Alibej i ka dhënë Xhuliano Hoxhës 5 mijë euro dhe një celular të kriptuar që të komunikonin. Gjatë kohës së vëzhgimit të lëvizjeve të Ramazanit ai u kishte dhënë edhe shuma të tjera parash. Sipas prokurorisë Euglen Halili dhe Xhuliano Hoxha nuk kishin dijeni që për të kryer ekzekutimin ishte kontaktuar Nuredin Dumani.

Sipas Halilit, Xhuliano Hoxha ka marrë nga Erjon Alibej një listë me emra personash që do të vriteshin. Ai kërkonte të vriste Emiljano Ramazanin pasi kishte qenë në rolin e vëzhguesit në atë që njihet si "masakra e badasheshit" në Dhjetor 2018. Në atë ngjarje u vranë vëllai xhaxhi dhe një mik i familjes Alibej. Halili ka shpjeguar se ai se ka takuar asnjëherë Erjon Alibejn dhe as nuk ka folur pasi ai komunikonte vetëm me Xhulianon.

Në 19 korrik të 2020 është tentuar të vritej Emiljano Ramazani por nuk u realizua pasi në moment të fundit erdhën njerëz të tjerë dhe u ulen ëe tavolinë me Ramazanin. Ata ishin në një lokal në Bradashesh. Emiljano Ramazani u ekzekutua një ditë më pas poshtë shtëpisë së tij me 6 plumba të dala nga një pistoletë TT. Arma e krimit sipas Deklarimeve të Nuredin Dumanit është dërguar nga Klevis Kapllani në servisin e Seit Manhasës, me porosi të Erjon Alibejt në mënyrë që të zhdukej çdo dyshim më drejtim të tij.  Sipas prokurorisë, Erjon Alibeaj një ditë pas vrasjes së Emiljano Ramazanit i ka dërguar një mesazh vëllait të viktimës ku i shprehte atij ngushëllimet duke i thënë se e kuptonte dhimbjen e tij, pasi edhe atij i kishin vrarë vëllain. Po ashtu mes të tjerash Alibej është shfajësuar, duke i thënë se ai s’ka lidhje me ngjarjen siç flitej në media dhe se një ditë e vërteta do të zbulohej.

Një tjetër detaj interesant ishte fakti qe telefoni i Emiljano Ramazanit iphon 7 i është bërë restart kthim në gjendjen fillestare ne orën 17:17 minuta dhe nuk është përfituar asgjë nga ekspertiza.

Pas vrasjes se Ramazanit, Erjon Alibej u kishte lënë Halilit dhe Xhulianos ultimatum që brenda një jave të vritej edhe Regirs Runaj, por këtë të fundit, duhet ta vrisnin me thikë. Dy të dyshuarit kishin dijeni për vendet ku lëvizte Runaj dhe e dinin që ai ishë përdorues i lëndëve narkotike. Ditë e ngjarjes pasdite ata janë takuar në një lokal në Elbasan dhe më pas janë nisur drejt, varrezave të qytetit për të pirë hashash. Ata kanë pirë 3 cigare. Halili është kthyer me motor me Runajn ndërsa Hoxha ka lëvizur me makinë. Sipas SPAK, Halili e ka qëlluar 27 herë me thikë të riun duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas është larguar nga ngjarja me ndihme e Xhuliano Hoxhës.


Lajmi kryesor:

Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, kërkohen 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 vite për Euglent Halilin, vrasja me pagesë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja