Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, kërkohen 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 vite për Euglent Halilin, vrasja me pagesë

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kërkoi sot (13 qershor) dënimin me 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 për Euglent Halilin të akuzuar për vrasjet e Emilijano Ramazanit dhe Rigers Runajt në një hark kohor prej pak ditësh më 20 dhe 29 korrik 2020 në Elbasan. Mes provave kryesore të akuzës ishte dëshmia Xhuliano Hoxhës, pjesëmarrës në krime dhe tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë. SPAK citoi në pretencë se ai ka treguar se dy vrasjet janë kryer me urdhër të Erion Alibejt. 

“Erjon Alibej e ka kontaktuar Hoxhen për të vëzhguar Emilano Ramazanin dhe më pas do ta ekzekutonin. Bashkëpunëtori tregon se fillimisht Alibej i ka dhënë Xhuliano Hoxhës 5 mijë euro dhe një celular të kriptuar që të komunikonin”, ka thënë Euglent Halili.

Në dëshminë e tij bashkëpunëtori i drejtësisë ka treguar edhe motivin e dy vrasjeve, si hakmarrje për masakrën e Bradasheshit, në vitin 2018. 

“Xhuliano Hoxha mori nga Erjon Alibej një listë me emra personash që do të vriteshin. Ai kërkonte të vriste Emiljano Ramazanin pasi kishte qenë në rolin e vëzhguesit në atë që njihet si "masakra e badasheshit" në Dhjetor 2018. Në atë ngjarje u vranë vëllai xhaxhi dhe një mik i familjes Alibej”, ka thënë Halili.

Sipas të penduarit, plani për vrasjen e Emiljano Ramazanit ka qenë më 19 korrik të 2020 por ai shpëtoi në momentin e fundit pasi në tavolinë me të u ulën persona të tjerë në një lokal në Bradashesh.

Vrasja u krye një ditë më pas ku Emiljano Ramazani u qëllua me 6 plumba nga një pistoletë TT, e cila sipas të penduarit tjetër Nuredin Dumani është dërguar nga Klevis Kapllani në servisin e Seit Manhasës, me porosi të Erjon Alibejt në mënyrë që të hiqte dyshimet më drejtim të tij.

Prokuroria tha se Erjon Alibej një ditë pas vrasjes së Emiljano Ramazanit i ka dërguar mesazh vëllait të viktimës ku i shprehte atij ngushëllimet duke i thënë se e kuptonte dhimbjen e tij, pasi edhe atij i kishin vrarë vëllain. Mes të tjerash Alibej ka thënë se ai nuk ka lidhje me ngjarjen sic flitej në media dhe se një ditë e vërteta do të zbulohej.

Atentati mafioz ku mbeti i vrarë Emiljano Ramazani ndodhi më 20 korrik 2020. Vrasja është kryer poshtë shtëpisë së tij, teksa Ramazani po parkonte automjetin tip "Ford Fokus". Autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë. Megjithëse në makinën e u gjetën dy kallashnikovë të djegur.

Vrasja e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën 'Rramani', dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeçi vrarë me thikë, dhe më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz. Kjo i ka ndihmuar autorët që të mos lënë gjurmë pasi kanë vrarë Runajn. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:53
Vrasja e Emiljano Ramazanit, SPAK: Erion Alibeaj i çoi mesazh vëllait të viktimës! I tha e kuptoj dhimbjen tënde, se edhe mua ma vranë vëllamë

1686653821_erionalibej.jpg

Sipas prokurorisë, Erjon Alibeaj një ditë pas vrasjes së Emiljano Ramazanit i ka dërguar një mesazh vëllait të viktimës ku i shprehte atij ngushëllimet duke i thënë se e kuptonte dhimbjen e tij, pasi edhe atij i kishin vrarë vëllain. Po ashtu mes të tjerash Alibej është shfajësuar, duke i thënë se ai s’ka lidhje me ngjarjen siç flitej në media dhe se një ditë e vërteta do të zbulohej.

Një tjetër detaj interesant ishte fakti qe telefoni i Emiljano Ramazanit iphon 7 i është bërë restart kthim në gjendjen fillestare ne orën 17:17 minuta dhe nuk është përfituar asgjë nga ekspertiza.

 

Ora 12:36
Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, Euglent Halili: Xhuliano Hoxha mori nga Erjon Alibej një listë me emra personash që do të vriteshin

1686652522_euglenthalili.jpg

Ne foto: I penduari Euglent Halili

Grupet kriminale në Elbasan qarkullonin mes tyre një listë personash për tu vrarë. Ky fakt doli në gjyqin ku SPAK kërkoi dënim për ekzekutorët e Emiljano Ramazanit dhe Rigels Runajt në korrik 2020 në Elbasan. Krimet janë zbardhur nga dëshmia e të penduarit Euglent Halili i cili ka thënë se urdhri u dha nga Erion Alibej si hakmarrje për masakrën e Bradasheshit. Sot Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 për Euglent Halilin të akuzuar për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Rigers Runajt në një hark kohor prej pak ditësh më 20 dhe 29 korrik 2020 në Elbasan.

Gjatë relatimit të pretencës SPAK sqaroi se emri i Euglent Halilit u zbulua si i përfshirë në dy krimet pasi një person e kishte parë Halilin në tavolinë me Rigers Runajn. Pasi u shoqërua në polici Euglen Halilaj ka rrëfyer se porosinë për të kryer të dy krimet i kanë marrë nga Erjon Alibej. Ai sqaron se në atë periudhë Xhuliano Hoxha ishte në kushte të vështira ekonomike dhe se u duheshin para për të jetuar. Erjon Alibej e ka kontaktuar Hoxhën për të vëzhguar Emilano Ramazanin dhe më pas do ta ekzekutonin.

Bashkëpunëtori tregon se fillimisht Alibej i ka dhënë Xhuliano Hoxhës 5 mijë euro dhe një celular të kriptuar që të komunikonin. Gjatë kohës së vëzhgimit të lëvizjeve të Ramazanit ai u kishte dhënë edhe shuma të tjera parash. Sipas prokurorisë Euglen Halili dhe Xhuliano Hoxha nuk kishin dijeni që për të kryer ekzekutimin ishte kontaktuar Nuredin Dumani.

Sipas Halilit, Xhuliano Hoxha ka marrë nga Erjon Alibej një listë me emra personash që do të vriteshin. Ai kërkonte të vriste Emiljano Ramazanin pasi kishte qenë në rolin e vëzhguesit në atë që njihet si "masakra e badasheshit" në Dhjetor 2018. Në atë ngjarje u vranë vëllai xhaxhi dhe një mik i familjes Alibej. Halili ka shpjeguar se ai se ka takuar asnjëherë Erjon Alibejn dhe as nuk ka folur pasi ai komunikonte vetëm me Xhulianon.

Në 19 korrik të 2020 është tentuar të vritej Emiljano Ramazani por nuk u realizua pasi në moment të fundit erdhën njerëz të tjerë dhe u ulen ëe tavolinë me Ramazanin. Ata ishin në një lokal në Bradashesh. Emiljano Ramazani u ekzekutua një ditë më pas poshtë shtëpisë së tij me 6 plumba të dala nga një pistoletë TT. Arma e krimit sipas Deklarimeve të Nuredin Dumanit është dërguar nga Klevis Kapllani në servisin e Seit Manhasës, me porosi të Erjon Alibejt në mënyrë që të zhdukej çdo dyshim më drejtim të tij.  Sipas prokurorisë, Erjon Alibeaj një ditë pas vrasjes së Emiljano Ramazanit i ka dërguar një mesazh vëllait të viktimës ku i shprehte atij ngushëllimet duke i thënë se e kuptonte dhimbjen e tij, pasi edhe atij i kishin vrarë vëllain. Po ashtu mes të tjerash Alibej është shfajësuar, duke i thënë se ai s’ka lidhje me ngjarjen siç flitej në media dhe se një ditë e vërteta do të zbulohej.

Një tjetër detaj interesant ishte fakti qe telefoni i Emiljano Ramazanit iphon 7 i është bërë restart kthim në gjendjen fillestare ne orën 17:17 minuta dhe nuk është përfituar asgjë nga ekspertiza.

Pas vrasjes se Ramazanit, Erjon Alibej u kishte lënë Halilit dhe Xhulianos ultimatum që brenda një jave të vritej edhe Regirs Runaj, por këtë të fundit, duhet ta vrisnin me thikë. Dy të dyshuarit kishin dijeni për vendet ku lëvizte Runaj dhe e dinin që ai ishë përdorues i lëndëve narkotike. Ditë e ngjarjes pasdite ata janë takuar në një lokal në Elbasan dhe më pas janë nisur drejt, varrezave të qytetit për të pirë hashash. Ata kanë pirë 3 cigare. Halili është kthyer me motor me Runajn ndërsa Hoxha ka lëvizur me makinë. Sipas SPAK, Halili e ka qëlluar 27 herë me thikë të riun duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas është larguar nga ngjarja me ndihme e Xhuliano Hoxhës.

Ora 12:07
Të birin ia vranë me 27 thika, prek babai i Regis Runajt në seancë: E pres çdo ditë te shkallët, një thikë nga këta kriminelë më mjafton për të shkuar tek im bir

SPAK ka dhënë sot pretencën për vrasjen e Regis Runajt dhe Emiljan Ramazanit. Në seancë ka qenë i pranishëm edhe babai i Regis Runajt. Ai ka prekur me fjalimin e tij në seancë.

“Ne jeni fukarenj, jemi njerëz të këputur. Dua drejtesi për vrasjen e djalit. Gruaja ime është e sëmurë, shpesh e mbyll në dhomë, se kam frikë mos i ndodh diçka. Djalin ma vranë me 27 thika, u them këtyre çunave; mua vetëm një thikë më duhet, që të shkoj tek im bir. Dua që këta dy çunat të marrin atë që meritojnë asnjë ditë më shumë. Çdo ditë rri në shkallë dhe pres djalin, por ai nuk vjen. Me kuptoni dhe mua, ju gjyqtar dhe prokuror, i përqafoni fëmijët tuaj. Unë pres që djali të më kërkojë lekë për cigare.”, tha babai i viktimës në senacë.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/06/2023 01:43

    Drejtesia shqiptare dhe kodi penal e civil i saj kane shume probleme,por per mendimin tim,dy jane kryesoret:1-Gjykimi i shkurtuar qe eshte gangrena e drejtesise e duhet hequr komplet nga fjalori i drejtesise per te gjitha llojet e krimeve dhe 2-Menyra e aplikimit te denimit me burgim te perjetshem.Neve e kemi hequr denimin me vdekje dhe maksimali eshte ai /i perjetshem/,por dhe me kete abuzojme.Duket qe vrasjet kane perfundim te njejte,por jo vrasesit,p.sh:Dritan Dajti vrau 4 police,pa llogarritur c'mund te kete vrare te tjere,pa llogarritur ketu krime te tjera shume te renda,por te dores se dyte e megjithate,i shpetoi denimit me burgim te perjetshem,ky i rastit te sotem,Xhuliano Hoxha ka vrare dy veta,e megjithate pretenca kerkon vetem 30 vjet,ka raste te tjera plot te permendura nga /Shqiptarja/ si krime shume te renda familjare,(ketu futim dhe kanunore),ku vrasesit qofte dhe per nje vrasje te vetme jane denuar me burgim te perjetshem.Tani si shpjegohet qe ky Dajti e ky Hoxha shikohen nga drejtesia me syrin e nenes dhe nje fshatar,apo qytetar i rendomte qe mund te kete vrare gruan,te dashuren,kunaten,apo xhaxhain shikohet me syrin e njerkes e merr burgim te perjetshem?! Vrasja eshte vrasje,me perjashtim te rasteve kur ka qene aksidentale,nuk ka asnje arsye qe prokurorite e gjykatat te bejne keto numra ne pretence-denim,njerin me 25-30 vjet e ka raste dhe me pak, e tjetrin /te perjetshem/.Duhen mbyllur keto vrima ne kodin penal,sepse sado i korruptuar te jete nje prokuror e gjyqtar,nuk ka si leviz e ben xhonglerin me drejtesine,kur ligji eshte i qarte,i prere e nuk le hapsire per interpretime,apo leshime.

    Përgjigju
  • tani: 13/06/2023 14:48

    denojini me burgim te perjetshem.keta plehra,..se kane marrw jete njeriu...te ishte enveri gjalle i varte keta kriminele...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim