Vrasja e Enea Mekollit nga i shumëkërkuari Violand Braçellari më 4 qershor gjatë një operacioni për kapjen e tij në Maliq, u kthye sërish në parlament.

Opozita kërkoi sqarime nëse është dalë në konkluzione për gabimet e strukturave drejtuese në organizimin e këtij operacioni policor si dhe gjatë zhvillimit të tij.

Përgjigja e ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari ishte se hetimi vijon.

"Ka nisur një hetim i tillë, si nga Drejtoria e Policisë, ashtu edhe AMP. Vetëm përfundimi i këtij hetimi në mënyrë sa më të potë, shteruese, pa ndikim politik mund tu japë përgjigje pyetjeve. Nuk mund të përfshihem me komente, derisa të përfundojë hetimi, i cili do të jetë i plotë, sepse bëhet fjalë për t’i dhënë drejtësi një efektivi që nuk është më mes nesh", tha Llamallari.

Por, deputeti demokrat Klevis Balliu doli në përfundimet e tij, duke thënë se operacioni u komandua në mënyrë të gabuar. Madje nuk kurseu as akuzën se ky operacion, u dekonspirua.

"Ai operacion është komanduar, urdhëruar në mënyrën më të gabuar, nga njerëz që nuk meritojnë të jenë në ato funksione që kanë sepse kanë shkuar si militantë partie, kanë shkuar atje për të promovuar shërbime politike me uniforma", tha Balliu.

Në operacionin ku mbeti i vdekur efektivi, i plagosur përfundoi edhe një koleg i tij, por jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu u plagos edhe vetë autori Violand Braçellari, person me rrezikshmëri të lartë që edhe më herët i kishte shpëtuar katër herë operacioneve të RENEA-s.

Ndërkohë, qeveria miratoi të mërkurën një mbështetje financiare për familjet e Mekollit dhe kolegut të tij, Edison Adri, që do të përfitojnë 5 dhe 3 milionë lekë të reja.

"Në vend ta shpërbeleni pashë që kishte shpërndarë drejtori mesazhe për të mbledhur lekë. e keni braktisur familjen e tij", tha Gazment Bardhi.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Debate për investimet në Zvërnec, PD thirrje në kor: Rama të dorëhiqet! Balla-opozitës: Zogjtë e bufit si Flamingo nga Temu