Vrasja e Erion Çelës në Don Bosko, prokuroria e Tiranës verifikim qelizave telefonike të personave të përmenduar nga vëllezërit Beqiraj

Dëshmia e dhënë nga vëllezërit Gentjan dhe Indtrit Beqiraj para hetuesve të Durrësit, e cila çoi në zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale, nuk e ka bindur organin e akuzës në kryeqytet. Burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se ka mospërputhje të deklarimeve të bëra nga dy vëllezërit për vrasjen e “Don Boskos” në datën 4 janar 2022, ku u vra gabimisht Erion Çela dhe u plagosën katër të tjerë, mes tyre edhe kamarieri i lokalit. 

Për këtë arsye, prokurori i çështjes, i cili ka hetuar për më shumë se nëntë muaj vrasjen, u ka kërkuar homologëve të tij në Durrës dëshmitë zyrtare të dy vëllezërve Beqiraj. Pas administrimit, burimet theksojnë se pritet të nisin edhe njëherë verifikimet me metoda speciale. Prokuroria pritet të kryej analizimin e qelizave telefonike të personave të përfshirë në ngjarje. Pjesë e analizës do të jenë, përveç vëllezërve Beqiraj, edhe Kevin Zeneli, i dyshuar si qitës në ngjarje, Geron Hasanbelliu dhe dy nipat e tij. Prokuroria do të verifikoj nëse Hasanbelliu, shënjestër e atentatit, ishte apo jo në ato momente në ambientet e lokalit.

Ndërkohë, Report Tv mësoi se dy vëllezërit janë zbërthyer për ngjarjet kriminale, fillimisht, tek personat e grupit të Rrumit të Shijakut. Ata, morën peng në automjetin e tyre Indritin, i cili u tregoi se do të kryente vrasjen e dy personave, me urdhër të policit të burgjeve, Flamur Bejkos, duke u dhunuar. Pas kësaj, Indriti është dërguar nga njerëzit e Rrumit në polici, duke rrëfyer dhe zbardhur disa ngjarje kriminale. 

Për po të njëjtin operacion, Policia e Durrësit arrestoi këtë të shtunë personin e 15 në kuadër të operacionit “Porositësi”. Zenaldo Mamaqi, 32 vjeç, ishte pjesë e grupit që kryente shitjen dhe blerjen e pistoletave dhe armëve të tjera që vëllezërit Gentjan dhe Indrit Beqiraj, me bashkëpunëtorët, përdornin për të kryer vrasjet me porosi nga Kasandër Noga dhe Flamur Bejko.

Aktualisht, dosja me 15 të arrestuar vijon të jetë në hetim të Prokurorisë së Durrësit, ndërsa akoma kjo e fundit nuk ka shpallur moskompetencë për t'ia deleguar SPAK-ut për veprën penale të grupit të strukturuar kriminal.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja