Vrasja në ‘Don Bosko’/ Viktima, vëllai i tij dhe daja të përfshirë në trafik droge! Të plagosurit nuk i ndihmojnë hetuesit! Dyshime se makina e autorëve qarkullon me targa të ndryshuara

Kur kanë kaluar 2 ditë nga vrasja e Erion Çelës në 'Don Bosko' në Tiranë, hetuesit nuk kanë ende asnjë të dyshuar si autor të ngjarjes, ndërsa nuk kanë ndihmuar as dëshmite e dajës dhe vëllait të viktimës, Edmond Crroji dhe Blerim Çela, të cilët mbetën të plagosur. Mësohet se dy të plagosurit kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me njeri dhe se nuk ia kanë idenë se kush janë autorët.

Megjithatë kjo deklaratë nuk i ka bindur hetuesit, ndërsa ka dyshime se shkak për ngjarjen është bërë ndonjë konflikt për drogë. Në funksion te hetimit është kontrolluar makina e Crrojit dhe banesat e të plagosurve, por nuk janë gjetur sende të jashtëligjshme.

Sipas dosjes së hetimit, referuar dëshmisë së dhënë nga Urim Crroj, daja tjetër i viktimës, mësohet se dy vëllezërit Çela janë të përfshirë në trafikun e drogës, çfarë shton dyshimet e hetuesve se pikërisht dy vëllezërit mund të ishin po ashtu shënjestra e atentatit.

Nga ana tjetër, janë kryer kontrolle në varreza makinash brenda dhe jashtë Tiranës për të gjetur makinën që u përdor nga autorët gjatë atentatit, automjeti tip Mercedez Benz E-Class me targa AA 125 UK i zi. Por kur po bëhen 48 orë nga ngjarja, pas kontrolleve të shumta në territor, kryesisht në zonën e Fushë Krujës, nuk është konstatuar asnjë makinë e djegur, për këtë arsye policia ka kërkuar që të kontrollohen makina të ngjashme me makinën e autorëve pasi ka dyshime se i kanë ndërruar targat dhe e kanë nxjerr sërish në qarkullim.

Atentati ndodhi rreth orës 16:15 të 4 janarit, ku autorët që dyshohet se kanë qenë 3, erdhën nga spitali i Traumës drejt lokalit me një makinë tip Mercedez Benz E-Class me targa AA 125 UK i zi, të cilat dyshohet se i janë vjedhur një Smart-i. Ato kanë qëlluar nga makina në lëvizje me breshëri kallashnikovi në drejtim të tavolinës ku ishte ulur viktima dhe personat e tjerë dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes drejtim të Traumës, andej dhe nga erdhën. 

Objektiv i atentatit dyshohet se ka qenë Edmond Crroj, 41 vjeç, me dy nipërit e tij Blerim dhe Erion Çela të akuzuar në Itali për trafik droge. Autorët i kanë ndjekur prej kohësh lëvizjet e dajës dhe kanë pritur rastin që ta gjejnë së bashku me dy nipërit për të kryer sulmin.

Crroj rezulton me precedent të theksuar kriminal jashtë vendit, ku është akuzuar në Itali për trafik droge, i cili mbeti i plagosur në bark dhe këmbë. Po ashtu i plagosur mbeti edhe Blerim Çela, ku plumbat e kanë prekur në këmbën e djathtë dhe në fytyrë, ndërsa humbi jetën vëllai i tij Erion Çela.

Plumbat kapën edhe 19-vjeçarin Azbi Selimaj i cili ishte klient në lokal, i ulur ne tavolinën ngjitur me atë të viktimës. Ai mbeti i plagosur në shpatull nga të shtënat me armë, ndërsa ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rreziku për jetën.

 Edmond Crroj 

Viktima Erion Cela

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:50
Vrasja në ‘Don Bosko’, zbardhet dëshmia e të plagosurit Arben Dani: 30 minuta pasi erdhi Edmondi dëgjuam krisma

1641484235_1641316417donbosko.jpg

Zbardhen dëshmitë e dy prej të plagosurve në atentatin me armë zjarri në Don Bosko dy ditë më parë. Arben Dani, i afërm i Edmond Crrojit që është edhe daja i viktimës Erion Çela, ka thënë se pas të shtënave është ulur poshtë tavolinës dhe për shkak se breshëria vijoi, është fshehur në tualet. Ai thekson se 30 minuta pasi ka ardhur Edmondi ka pasur krisma, çka shton dyshimet se Crroji ka qenë shenjestër e atentatit.

“Shoqërova bashkëshorten në punë, pas pak jam ulur në lokal me kushëririn tim Edmond Crroj. Në një tavolinë tjetër ishin vëllezërit Çela, u bashkuam. 30 minuta mbasi mbërriti Edmondi dëgjuam krisma dhe pashë që u plagosa në këmbë. Unë u futa poshtë tavolinës dhe më pas ika në tualet pasi të shtënat vazhdonin. Aty kuptova që isha plagosur”.-ka thënë Dani.

Burime bëjnë me dije se në lokal ishte dhe 19-vjeçari Azbi Selimaj, bashkë me dy miq të tij, por dëshmia e këtij të fundit ka pak të dhëna të vlefshme për krimin.

“Isha në lokal bashkë me dy miq të mitë. Në momentin që nisën të shtënat u shtriva në tokë. Kur mbaruan, dola nga dritarja e thyer. Aty ndjeva që isha plagosur”.-ka treguar Selimaj para autoriteteve.

Por një dëshmi e fortë është ajo e dajës tjetër të Erion Çelës, Urim Crroji. Ky i fundit ka thënë se dy vëllezërit Çela, Erioni dhe Blerimi, janë të përfshirë në trafikun e drogës, çfarë shton dyshimet e hetuesve se pikërisht dy vëllezërit mund të ishin po ashtu shënjestra e atentatit.

Ora 15:17
Detaje nga vrasja në 'Don Bosko', daja i viktimës: Erion Çela dhe vëllai i tij të përfshirë në trafikun e drogës

Erion Çela, viktima i cili u vra në masakrën në 'Don Bosko', së bashku me të vëllain e tij Blerim Çela, i cili mbeti i plagosur në këtë ngjarje, janë të përfshirë po ashtu në trafikun e drogës në shtetit italian, njëlloj si daja i tyre, Edmond Crroj.

Sipas dosjes së hetimit, referuar dëshmisë së dhënë nga Urim Crroj, daja i viktimës, mësohet se dy vëllezërit Çela janë të përfshirë në trafikun e drogës, çfarë shton dyshimet e hetuesve se pikërisht dy vëllezërit mund të ishin po ashtu shënjestra e atentatit.

Megjithatë, në trafik droge dhe në prostitucion ishte i përfshirë edhe daja tjetër i tyre, Edmond Crroj, i cili gjithashtu u plagos pasditen e 4 janarit. Ky i fundit mbetet gjithashtu në fokus të hetimeve si objektiv i këtij sulmi.

Urim Crroi ndryshe njohur me emrin Andi Duka, daja i viktimës, ka thënë se se rreth orës 16:00 është marrë në telefon nga bashkëshortja e Erion Çelës e cila i ka treguar për ngjarjen. Ai sqaron se me vëlain e tij Edmondin ka folur në telefon rreth ores 14:30, i cili i ka thënë se ishte në lokal por nuk i ka treguar se ku.

Ai sqaron se si ai dhe vëllai i tij kanë bërë burg në Itali për shitje droge dhe në Francë për trafikim të qenieve njerëzore. Crroj nuk ka dhënë detaje sa i takon nëse ka njohuri mbi konfliktet e mundshme të nipave apo të vëllait të tij.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja