DOSJA 'Plumbi i Artë'/ Vrasja e Ervis Dedës, rrëfehet Dumani: Festim Qoli e Henrik Hoxha pranuan ekzekutimin, paguan 200 mijë euro drejtësinë për të mbyllur çështjen

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ Vrasja e Ervis Dedës, rrëfehet Dumani: Festim Qoli e Henrik Hoxha pranuan ekzekutimin, paguan 200 mijë euro drejtësinë për të mbyllur çështjen

Në datën 15 prill 2022, Nuredin Dumani rrëfeu para hetuesve të Prokurorisë së Posaçme se Ervis Deda ishte ekzekutuar nga Festim Qoli dhe Henrik Hoxha, miku i tij që e ndihmoi në ditën e përplasjes me armë në Elbasan. Në rrëfimin e tij, Dumani thotë se Festimin dhe Hoxhën i ka njohur në Durrës, në lokalin e të parit, ndërsa vetë ata i kanë rrëfyer se ishin autorë të kësaj vrasjeje.

Në rrëfimin e tij, Dumani tregon se ka qenë në palestrën e Festimit, ku ky i fundit ka treguar se i ka dhënë 200 mijë euro njerëzve të drejtësisë, duke i konsideruar si qenër, për të mbyllur çështjen.

Dumani ka treguar edhe rrëfimin që Festim Qoli dhe Henrik Hoxha i kanë treguar me përpikmëri se si e kanë vrarë Elvis Dedën. Ditën e ngjarjes, sipas Dumanit, ata kanë qenë duke pirë në një lokal anës rrugës së Kënetës në të cilën ka kioska që pjekin mish dhe kanë qenë në pritje të informacionit se ku ndodhej Elvisi. Më tej Dumani thotë se ka qenë vetë Qoli që ka marrë në telefon Elvisin për të mësuar vendndodhjen e tij pranë Shkëmbit të Kavajës. Më pas, Hoxha e ka pritur jashtë dhe ka qëlluar sapo ka hyrë në makinë.

Rrëfimi i Dumanit

Në fund të vitit 2012 ose fillim 2013 (nuk jam i sigurt), në lagjjen 14 ku unë jetoja në qytetin e Durrësit, ishte një person i cili kishte emër dhe reputacion, quhej Festim Qoli. Ai kishte reputacion pasi ka shumë para dhe biznese. Festimi ka pasur një karburant në Shkozet afër Urës së Dajlanit që e ka shitur në vitin 2020. Ka gjithashtu një godinë tre katëshe në zonën e njohur si Nishtulla, në të cilin ka aktivitet Bar Kafe “Spiranca”, ushqimore me shumicë edhe një restorant dasmash. Takoheshim gjithmonë tek lokali i tij që ishte në lagjje. Shkurt e thërrisnim Festa. Si pikë takimi ishte Bar “Spiranca”. Aty u njoha me Festimin, kisha pasur një konflikt më parë me Festim Qolin dhe kushërinjtë e tij pasi i kisha rrahur kushërinjtë. .......Më pas u bëmë shokë së bashku. Një ditë ishim duke bërë palestër, tek palestra e Festimit brenda kompleksit të tij, po diskutonim për ngjarjen që ishte vrarë Ervis Deda, që akuzohej Festim Qoli i cili e kishte mbyllur çështjen duke më thënë se vetëm këtyre “qenve” këtu në Durrës ju kam dhënë 200.000 Euro.

Këtë e dija se ishte bërë publike. E kam dëgjuar edhe nga njerëz të tjerë që thonin se e ka bërë ai Festo, por unë nuk kisha folur me Feston. Më pas kur krijova relata më të ngushta me Festimin u njoha edhe me Henrik Hoxhën aty e mora vesh tamam që në vrasjen e Ervis Dedës ka qenë Festimi vetë dhe Henriku. Këtë ma pohuan të dy. Festim ka qenë shofer i automjetit që kanë përdorur për të ekzekutuar Ervisin ndërsa ekzekutori ka qenë Henriku me armë automatike.

Festimi ishte 6 muaj në kërkim më pas u kthye. E dinin të gjithë që ishte në kërkim pasi edhe shteti vinte e kërkonte te shtëpia, madje kur erdhi policia që ta merrte në shtëpi kam qenë në lagjje pasi ai shtëpinë e ka te kafja e lagjes dhe mesa mbaj mend e morën me një makinë ML jo me makinë policie. Një ditë kur unë, Festimi dhe Henriku po pinim të tre bashkë alkool dhe kokainë, gjatë diskutimeve duke u mburrur për ngjarjet që ne kishim bërë, ata më treguan sesi e kishin realizuar vrasjen e Elvis Dedaj. Ditën e ngjarjes ata kanë qenë duke pirë një një lokal anës rrugës së Kënetës në të cilën ka kioska që pjekin mish. Kanë qenë në pritje të informacionit se ku ndodhej Elvisi. Vendin ku ndodhej Elvisi, Festo e ka mësuar nga....ka qenë duke ngrënë drekë së bashku me Elvisin në një restorant në rrugën dytësore pranë Shkëmbit të Kavajës...Festo më ka treguar se e ka pyetur vetë Elvisin me telefon se ku ndodhet? Kjo sipas Festos ka dalë edhe nga hetimet. Pasi Elvisi është ngritur nga tavolina ka shkuar në makinë për t’u larguar, në atë moment Festimi me Henrikun kanë qenë duke e pritur. Sapo Elvisi është futur në makinë ka shkuar Henriku dhe e ka qëlluar me armë. Pas ngjarjes janë larguar me makinën Mitsubishi L200, të cilën e kanë djegur në Kodër Arapaj. Nga djegia e makinës Festimi ka djegur vetullat dhe fytyrën. /Shqiptarja.com


Lajmi kryesor:

SPAK goditi 8 grupe kriminale, Report Tv siguron DOSJEN 'Plumbi i Artë'! Akuzat, ngjarjet kriminale dhe dëshmitë! Emrat e 18 të arrestuarve dhe 14 në arrati! 500 mijë euro për një vrasje


SI.E./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja