SPAK goditi 8 grupe kriminale, Report Tv siguron DOSJEN 'Plumbi i Artë'! Akuzat, ngjarjet kriminale dhe dëshmitë! Emrat e 18 të arrestuarve dhe 14 në arrati! 500 mijë euro për një vrasje

TIRANË- Report Tv ka siguruar dosjen e plotë të rrëfimit të dy të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe 'ushtarit' të tij Henrik Hoxhës, ku tregohen me detaje ngjarjet kriminale më të rënda në vend. Ndaj, Dumanit rëndojnë 17 akuza dhe Hoxhës 8 akuza.

Nga kjo dosje, me vendim të Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan personave të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim.

Nuredin Dumani ka treguar gjithçka, çdo vrasje në të cilën është përshirë, përplasjet mes bandave kriminale, ndarjen me Talo Çelën, vrasjen makabre të Fatmira Dedës, si u vra i biri i tij, si u nxorën në pritë vëllezërit Viktor Haxhia dhe Besmir Haxhia.

Dumani ka rrëfyer që Ervis Martinaj, një prej njerëzve më të njohur të botës kriminale në vend, ka qenë gati t'i paguajë 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles, por që nuk e realizua.

14 të akuzuarit që janë në arrati

Ervis Martinaj
Florenc Çapja
Talo Çela
Eljo (Ervis) Bitri
Festim Qoli
Alban Bengasi
Elvin Merlika
Alket Xhixha
Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
Agron (Kamber) Mehja
Aleks Çela alias (Tom Qorri)
Agim Gjini
Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
Abedin Mama (Dine Çami)

9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP
1.    Nuredin Dumani, 35 vjeç
2.    Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3.    Altin Ndoci, 35 vjeç
4.    Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5.    Skerdi Tasi, 31 vjeç
6.    Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7.    Ilirian Feci, 47 vjeç
8.    Enver Diva, 43 vjeç
9.    Besjan Xhixha, 31 vjeç

9 masa sigurimi “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasve, të cilët u arrestuan gjatë operacionit
1.    Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2.    Leonard Palushi, 41 vjeç
3.    Gentian Sharra, 48 vjeç
4.    Fatos Gosa, 54 vjeç
5.    Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6.    Petrit Qoli, 51 vjeç
7.    Agron Qoli, 52 vjeç
8.    Agron Qafa, 48 vjeç
9.    Asllan Plaku, 30 vjeç

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:34
DOSJA 'Plumbi i Artë'/ Vëllain e Talo Çelës tentova ta vras me armën që ai vetë më dhuroi, por nuk më shkrepi’, Dumani rrëfen si u ekzekutua Bujar Çela

Më 17 shtator 2020 bashkë me Enver Divën, Nuredin Dumani, ka vrarë vëllain e ish mikut të tij Talo Çela, Bujar Çelën. Por rrëfimi i tij është vërtet i rëndë në dosjen e siguruar nga Rfeport Tv.

Dumani ka treguar se shkak për vrasjen e Bujarit, ishte bërë vrasja e mikut të tij Klevis Kapllani, për të cilën dyshohej se ishte kryer nga Talo Çela dhe vëllezërit Manhasa. Dumani rrëfen se i pari ka qenë Enver Diva, i cili ka qëlluar mbi Bujarin, por ai ishte  ende gjallë, në këtë moment afrohet Dumani i cili nxjerr pistoletën të cilën ja kishte bërë vetë dhuratë Talo Çela, por ajo nuk i ka shkrepur, prandaj ai ka kërkuar që Besmir Xhixha të zbriste nga makina dhe të qëllonte mbi Bujarin me një pistoletë 9 mm, dhe pas vrasjes ata janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës ku kanë djegur makinën që kishin përdorur për të kryer vrasjen, ndërsa armët i kishin hedhur në një kanal në Plepa në Durrës.

Rrëfimi i plotë i Dumanit

“Në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës të ndodhur në Elbasan në 17 Shtator të vitit 2020 dua të sqaroj se, arsyeja që u vra Bujari ishte se 2 ditë më parë më datë 15 shtator të vitit 2020 u vra miku im Klevis Kapllani në Rrogozhinë (dyshoj se ngjarja është kryer nga Talo Çela dhe njëri nga vëllezërit Manhasa). Arsyeja e vrasjes së Kapllanit ishte se kishte dërguar pistoletën në ngjarjen e Ramazanit tek servisi i Seit Manhasës vëllait të autorit. Unë u organizova me Enver Diven dhe me Besmir Xhixhën. Komunikova me Erjon Alibej edhe i thashë që do ndërroj objektiv nuk do ti bëj atentat Dine Çamit por do organizoj vrasjen e vëllait të Talo Çelës për të marrë hakun e shokun tim. I thash Erjonit do t’i jap çunave 60.000 Euro, Enverit dhe Besmirit. Jemi takuar në 16 Shtator me Enverin dhe Besmirin në fshatin Pajovë dhe kemi qëndruar gjithë natën në një arë në Pajovë duke pritur orën 04:00 të mëngjesit pasi Bujar Çela në këtë orë çohej për të shkuar tek autobuzat që vinin nga Greqia dhe pinte kafe aty.

Në orën 4:00 kemi shkuar tek shtëpia e Bujar Çelës por na diktuan. Unë së bashku me çunat i shkova para shtëpisë dhe po prisja që të hapej dera e banesës për të dalë jashtë Bujari. Duke qëndruar në pritje vjen pas meje një shtetas të cilin nuk e njihja dhe e pyes kush je ti ? Më tha që jam i shtëpisë këtu. Unë isha veshur me një jelek antiplum dhe i them personit jam i Policisë. I thash çunave, o komandant hajde se na pikasën dhe u larguam. Unë isha me mjetin Mercedes E Class i vitit 2012 i cili ishte e vjedhur…. Pasi ikëm direkt tek kthesa e Cërrikut që të largoheshim nga lagja e Bujarit. U ktheva edhe njëherë bashkë me Besin dhe Enverin tek lokali ku unë e dija që ai e pinte kafen në mëngjes. Për vendndodhjen se ku e pinte kafen Bujari më kishte informuar Eljo Bitri. Eljon e kisha si informator por në këtë ngjarje nuk e dinte që do vritej atë ditë Bujari… Kur jam kthyer nga kthesa e Cërrikut për te lokali që do kryenim ngjarjen, kam ndaluar tek një karburant dhe kam hedhur naftë. Më pas shkova drejt vendngjarjes. Nuk e mbaj mend nëse isha unë para apo makina tjetër. Rrugës afër lokalit pashë që doli nga makina Bujar Çela në atë moment bëra rreth rrotullimin dhe e ndalova makinën pak më përpara lokalit. Enveri me Besin ishin me makinën Renault përballë lokalit ku po prisnin që të afrohesha unë. Kur ata më panë që unë zbrita nga makina, Enveri doli nga makina ku po qëndronte dhe shkon në drejtim të Bujar Çelës për ta qëlluar. Personat që ishin në tavolinë me Bujarin u çuan dhe u larguan, në atë moment Enveri e goditi me armën Scorpions 7.65 diku tek 20 herë. Unë shkova për ta qëlluar por pistoleta me ngeci. Ishte pistoleta që me kishte falur Talo Çela. Bujari nuk kishte vdekur akoma por unë e doja të vdekur. Meqenëse mua mu bllokua arma që kisha thërras Besin që ishte shofer dhe i thash hajde më sill armën. Më tha ça të bëj, i thash ta godiste në kokë. Ai qëlloi dy herë me pistoletë 9 mm nuk e mbaj mend armën. Jemi larguar direkt pastaj secili me makinë të vetë në drejtim të Peqinit ku unë ika shumë para dhe prita sa të vinin çunat me Renault. Ja bëra me shenjë kur i pashë që të ktheheshin tek vendi ku do digjeshin makinat. Çunat e futën makinën dhe e dogjën dhe që të 2 erdhën te makina ime tip Benz. U larguam deri në Fushë Krujë me benzin….Armët i kemi hedhur në kanal. I kemi hedhur tek rruga dytësore në Plepa tek kanali. Mbas shinave ku është rotondo jemi kthyer djathtas dhe kemi hedhur armët. Nëse shkoj në vendin e ngjarjes mund ta identifikoj vendin. Lekët mi ka sjellë Erjoni nëpërmjet një personi në Vorë ku unë kam nxjerr Enverin dhe Besin të marrin lekët me sa mbaj mend. Erdhën lekët tek unë dhe ja ndava të dyve. Unë nuk mbajta asnjë lek. Të dyve i ranë nga 30.000 Euro për kokë. Unë pastaj u largova për në Kosovë. Arjanit i kam shkruar për këtë ngjarje.

Ora 21:58
DOSJA ‘Plumbi i artë’/ Si u nxorën me një mesazh në pritë vëllezërit e ekzekutuar në makinë, ja çfarë shkruhej! Si u zbulua Talo Çela e Dumani

Vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u nxorrën në pritë përmes nëj mesazhi në vitin 2020 kur edhe u vranë, në vendin e quajtur tregu i mjeteve ne Shënevlash Durrës, në makinën tip Golf.

Në dosjen që Report Tv e ka lexuar thuhet se përpara se të vriteshin viktimat ishin nisur nga banesa e tyre në Spitallë për në rrugët e fshatit Shënevlash. Më pas gjatë kohës që ishin në lëvizje me mjetin e tyre në vendin “Tregu mjeteve” autorët e ngjarjes i kanë ndjekur dhe me pas parakaluar me një automjet dhe në shkëmbim e sipër i kanë qëlluar me armë zjarri automatike. Si pasojë e plagëve të shumta viktimat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Kufoma e Besmir Haxhisë është fiksuar në sendilje te shoferit kurse kufoma e Viktor Haxhisë në sediljen e parë.

Në telefonin e Besmir Haxhisë është gjendur sms e një të panjohuri dhe të paregjistruar si emër i cili i thoshte “po të pres te tregu i makinave në Shënevlash”.

Ky numër ka rezultuar i loguar disa ditë me parë se të ndodhte ngjarja. Nga ekzaminimet e kryera, është konkluduar se ky numër ka qenë në përdorim nga Klevis Alla.

Alla është pyetur nga policia dhe ka pranuar të tregojë dhe të dëshmojë rreth ngjarjes, duke deklaruar se në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe Altin Ndoci, Nuredin Dumani dhe Talo Çela.

Ora 20:30
DOSJA 'Plumbi i Artë'/ Nuredin Dumani rrëfen: Ervis Martinaj gati të më paguante 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen

 

500 mijë euro do paguante Ervis Martinaj për të hequr qafe Endrit Doklen. Në dosjen e siguruar nga Report Tv thuhet se vetë Nuredin Dumani ka thënë se ka marrë porosi nga Ervis Martinaj për të vrarë shtetasin Indrit Dokle. Ka rënë dakord që Ervisi të jepte për vrasjen e Indritit shumën prej 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro.

Gjithashtu Nuredini shpjegon se në emër të Ervisit kanë vajtur dhe e kanë takuar në Kosovë dy persona një i thirrur Eli dhe një tjetër që është vëllai i Besian Xhixhës. Ata kanë vajtur me një automjet tip Hummer. Gjatë takimit Eli ka komunikuar me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit ka komunikuar me Elvisin i cili i ka propozuar vrasjen e Indrit Dokle.

SPAK ka arritur të vërtetojë se Eli është pikërisht shtetasi Elvin Merlika, kurse shtetasi që Nuredini e prezanton si vëllai i Besianit është pikërisht shtetasi Alket Xhixha. Alket Xhixha dhe Elvin Merlika kanë udhëtuar në drejtim të Kosovës me automjetin tip Hummer të cilin e identifikon Nuredin Dumani. Në vijim të komunikimeve Nuredini ka marrë një shumë prej 100 000 Euro nga Martinaj.

Këtë variant e ka konfirmuar edhe Henrik Hoxhaj. Sipas këtij të fundit “çmimi ishte mbi 500.000 Euro pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sa të duash, para i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi”.

Pas deklaratës së Dumanit fillimisht hetimet u  fokusuan në drejtim të identifikimit të vëllait të shtetasit Besian Xhixha, person i cili më parë kishte bashkëpunuar me Nuredinin në vrasjen e shtetasit Bujar Çela etj.

Në dosje thuhet se Nuredini dhe Hoxhaj pasi e kanë ndjekur për pak kohë Doklen kanë arritur në përfundimin se ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk u krye asnjë veprim./Shqiptarja.com

Ora 20:30
DOSJA 'Plumbi i Artë'/ Vrasja e Ervis Dedës, rrëfehet Dumani: Festim Qoli e Henrik Hoxha pranuan ekzekutimin, paguan 200 mijë euro drejtësinë për të mbyllur çështjen

Në datën 15 prill 2022, Nuredin Dumani rrëfeu para hetuesve të Prokurorisë së Posaçme se Ervis Deda ishte ekzekutuar nga Festim Qoli dhe Henrik Hoxha, miku i tij që e ndihmoi në ditën e përplasjes me armë në Elbasan. Në rrëfimin e tij, Dumani thotë se Festimin dhe Hoxhën i ka njohur në Durrës, në lokalin e të parit, ndërsa vetë ata i kanë rrëfyer se ishin autorë të kësaj vrasjeje.

Në rrëfimin e tij, Dumani tregon se ka qenë në palestrën e Festimit, ku ky i fundit ka treguar se i ka dhënë 200 mijë euro njerëzve të drejtësisë, duke i konsideruar si qenër, për të mbyllur çështjen.

Dumani ka treguar edhe rrëfimin që Festim Qoli dhe Henrik Hoxha i kanë treguar me përpikmëri se si e kanë vrarë Elvis Dedën. Ditën e ngjarjes, sipas Dumanit, ata kanë qenë duke pirë në një lokal anës rrugës së Kënetës në të cilën ka kioska që pjekin mish dhe kanë qenë në pritje të informacionit se ku ndodhej Elvisi. Më tej Dumani thotë se ka qenë vetë Qoli që ka marrë në telefon Elvisin për të mësuar vendndodhjen e tij pranë Shkëmbit të Kavajës. Më pas, Hoxha e ka pritur jashtë dhe ka qëlluar sapo ka hyrë në makinë.

Rrëfimi i Dumanit

Në fund të vitit 2012 ose fillim 2013 (nuk jam i sigurt), në lagjjen 14 ku unë jetoja në qytetin e Durrësit, ishte një person i cili kishte emër dhe reputacion, quhej Festim Qoli. Ai kishte reputacion pasi ka shumë para dhe biznese. Festimi ka pasur një karburant në Shkozet afër Urës së Dajlanit që e ka shitur në vitin 2020. Ka gjithashtu një godinë tre katëshe në zonën e njohur si Nishtulla, në të cilin ka aktivitet Bar Kafe “Spiranca”, ushqimore me shumicë edhe një restorant dasmash. Takoheshim gjithmonë tek lokali i tij që ishte në lagjje. Shkurt e thërrisnim Festa. Si pikë takimi ishte Bar “Spiranca”. Aty u njoha me Festimin, kisha pasur një konflikt më parë me Festim Qolin dhe kushërinjtë e tij pasi i kisha rrahur kushërinjtë. .......Më pas u bëmë shokë së bashku. Një ditë ishim duke bërë palestër, tek palestra e Festimit brenda kompleksit të tij, po diskutonim për ngjarjen që ishte vrarë Ervis Deda, që akuzohej Festim Qoli i cili e kishte mbyllur çështjen duke më thënë se vetëm këtyre “qenve” këtu në Durrës ju kam dhënë 200.000 Euro.

Këtë e dija se ishte bërë publike. E kam dëgjuar edhe nga njerëz të tjerë që thonin se e ka bërë ai Festo, por unë nuk kisha folur me Feston. Më pas kur krijova relata më të ngushta me Festimin u njoha edhe me Henrik Hoxhën aty e mora vesh tamam që në vrasjen e Ervis Dedës ka qenë Festimi vetë dhe Henriku. Këtë ma pohuan të dy. Festim ka qenë shofer i automjetit që kanë përdorur për të ekzekutuar Ervisin ndërsa ekzekutori ka qenë Henriku me armë automatike.

Festimi ishte 6 muaj në kërkim më pas u kthye. E dinin të gjithë që ishte në kërkim pasi edhe shteti vinte e kërkonte te shtëpia, madje kur erdhi policia që ta merrte në shtëpi kam qenë në lagjje pasi ai shtëpinë e ka te kafja e lagjes dhe mesa mbaj mend e morën me një makinë ML jo me makinë policie. Një ditë kur unë, Festimi dhe Henriku po pinim të tre bashkë alkool dhe kokainë, gjatë diskutimeve duke u mburrur për ngjarjet që ne kishim bërë, ata më treguan sesi e kishin realizuar vrasjen e Elvis Dedaj. Ditën e ngjarjes ata kanë qenë duke pirë një një lokal anës rrugës së Kënetës në të cilën ka kioska që pjekin mish. Kanë qenë në pritje të informacionit se ku ndodhej Elvisi. Vendin ku ndodhej Elvisi, Festo e ka mësuar nga....ka qenë duke ngrënë drekë së bashku me Elvisin në një restorant në rrugën dytësore pranë Shkëmbit të Kavajës...Festo më ka treguar se e ka pyetur vetë Elvisin me telefon se ku ndodhet? Kjo sipas Festos ka dalë edhe nga hetimet. Pasi Elvisi është ngritur nga tavolina ka shkuar në makinë për t’u larguar, në atë moment Festimi me Henrikun kanë qenë duke e pritur. Sapo Elvisi është futur në makinë ka shkuar Henriku dhe e ka qëlluar me armë. Pas ngjarjes janë larguar me makinën Mitsubishi L200, të cilën e kanë djegur në Kodër Arapaj. Nga djegia e makinës Festimi ka djegur vetullat dhe fytyrën. /Shqiptarja.com

Ora 19:42
DOSJA 'Plumbi i Artë'/ 'U vra me grushte dhe i prenë fytin", dëshmia e tmerrshme: Si Talo Çela vrau Fatmira Dedajn, nënën që kërkonte drejtësi për djalin e vrarë! U pagua 40 mijë euro

I Shumë kërkuari Talo Çela ka eliminuar edhe Fatmira Dedën më 14 shtator 2013, një vit pasi viktima kërkonte drejtësi për djalin e saj Elvis Deda që ia vranë dhe nuk po gjente dot autorët. 60-vjeçarja ishte nëna e Ervis Dedës,  i ekzekutuar edhe ai rreth një vit më parë. Ervis Deda ishte i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës në vendet perëndimore. 60-vjeçarja u qëllua me mjete metalike, teksa po futej në garazhin e një pallati pranë banesës saj në lagjen “Skëndërbej” në zonën e Fermentimit për të marrë makinën e saj. Në momentin që ajo ndodhej e vetme në garazh, disa persona e kanë qëlluar atë me mjete të forta në pjesën e pasme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa autorët e krimit janë larguar në drejtim të paditur.

Në dosjen e siguruar nga Report Tv thuhet se nga deklarimi Festim Qoli ka sqaruar në deklarimin e tij se ka pasur njohje të hershme me djalin e viktimës Ervis Dedaj i cili është vrarë në vitin 2012. Mohon të ketë pasur konflikte me viktimën. Sqaron se ai ditën që ka ndodhur vrasja e të ndjerës Fatmira Dedaj ka qenë jashtë vendit në shtetin e Gjermanisë.

Në dosje thuhet se Nuredin Duman ka thënë se gjatë diskutimit Festim Qoli se i kishte dhënë 40.000 mijë euro.  Pas kësaj Dumani ka folur me Talo Çelën. 

Dumani ka treguar se për vrasjen e Fatmira Dedajt ka folur me Talo Çelë dhe Gent Sharrën dhe i ka thënë se janë shumë lekë për këtë.  Vetë Dumani i ka thënë se bëhet fjalë për 30 mijë euro se donte të fitonte diçka më shumë vetë. Fatmira Dedën e ka ndjekur bashkë me Talon me makinë disa ditë. Ajo shkonte çdo ditë në varrezat e Durrësit në mëngjes. Donin ta vrisnin te varrezat.

Dumani ka thnë se Talo e goditi me shqelma, ndërsa ajo nuk reagonte. Talo kishte dhe armën me vete po se përdori. Ai përdori thikën më pas për ta eleminuar. Ajo ishte e shtirë pa ndjenja nga goditjet e tij me grushta dhe shqelma ai i drejtoi thikën dhe e goditi në qafë. Kështu donte dhe Festimi që të ndodhte pasi donte të dukej jo si vrasje por si grabitje prandaj u përdor konflikti.

Pra, autorët kanë simuluar sikur vrasja të jete bërë për motive grabitje, duke grabitur çantën dhe jo për interes, duke e goditur jo me armë po me grushta dhe në fund  është goditur me mjet prerës në qafë.

Dhe në dosje thuhet se gjithçka përputhet me deklarimet e Dumanit. Përputhet edhe fakti se këqyrja e sistemit Tims që Festim Qoli ka dalë nga Republika e Shqipërisë nga Rinasi  në datën 05.09.2013 dhe është futur në Shqipëri nga Greqia në datën 11.10.2013. Lidhur me këtë  vrasje personat e përfshirë janë Festim Qoli, Petrit Qoli, Agron Qoli, Nuredin Dumani dhe Talo Çela. Ata në bashkëpunim me njëri tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal kanë vrarë shtetasen Fatmira Dedaj, pasi ajo po u sillte probleme lidhur me vrasjen e djalit të saj shtetasit Elvis Dedaj vrasje për të cilën ajo në mënyrë të vazhdueshme kishte fajësuar Festim Qolin si autor.

Rrëfimi i plotë i Nuredin Dumanit për vrasjen e Fatmira Dedajt

Gjatë diskutimit Festim Qoli më tha, po më ngushton nëna Ervis Dedes, kjo pasi po interesohej vazhdimisht në Prokurori për vrasjen e djalit dhe ajo akuzonte direkt Festimin. Më kërkoj nëse mund ta ndihmoja me eliminimin e saj. Ajo ishte nëna e Ervisit. Emrin e kishte Fatmira Dedaj. Pasi diskutuam më tha do të jap 40.000 mijë euro po ta vrisja. I thashë do flas me disa persona, nuk e di atë ditë apo më vonë por di që shkova i vetëm në Elbasan tek Talo Çela. Talon me sa mbaj mend e kam takuar tek lokali/servisi i Gent Sharrës (Gentin e kam njohur nga Talo Çela ne Elbasan, pasi kishim kryer grabitje bashkë. Jeton në Elbasan përballë parkut. Është i gjatë 1.70m, ka flokë kaçurrela të zeza mesa mbaj mend, është diku tek të 50tat, ka një djalë dhe tre goca mesa mbaj mend) në Bradashesh. Ishte diku 300 metra nga shtëpia e Talos në krahun e majtë kur vjen nga rruga e vjetër nga Peqini për në Elbasan, luanim bilardo, poker. Kam diskutuar me Talon dhe Gent Sharrën për këtë pjesë i thash që janë shumë lekë. Unë i thash më thënë të drejtën janë 30.000 Euro pasi doja të fitoja diçka më shumë. Talo e pranoi ofertën që i thash për momentin.....di që jeton ke rrotondo e luleve kur vjen nga Peqini diku 100m larg ne krahun e djathtë në një pallat të vjetër. Aty afër jetonte dhe ish gruaja e Talos me vajzën. I mbante flokët lart gjithmonë, ishte trup normal i gjatë diku tek 1.75m.... Atë ditë nuk mora përgjigje, ma mori përsipër pothuajse pranoi. Erdhi pas disa ditësh Talo Çela, i kam treguar vendin, emrin, lëvizjet e Fatmira Dedes. E ndoqa bashkë me Talon me makinë disa ditë, nuk i mbaj mend makinat. Ajo shkonte çdo ditë në varrezat e Durrësit në mëngjes. Ideja ishte ta vrisnim tek varrezat. Në ndjekjen e saj kemi futur dhe Dorjan Shkozën i cili kishte një makinë Suzuki ose Toyota me portobagazh të vjedhur ngjyrë e kuqe. Dorjani e ndiqte dhe na jepte ne të dhënat ku ishte ku shkoi. Talo donte ta bënim tek varrezat pasi sipas tij krijonte lehtësi në largim në drejtim të Spitallës, por unë nuk pranova. Mbasi folëm me Festimin ai më tha që të bëhej tek garazhdi pasi duhej të dukej si grabitje dhe jo si vrasje pasi aty do kishim dhe Agronin që do na ndihmonte me telefon për lëvizjet e saj. Për çdo lëvizje që bënte Fatmira unë flisja më të vëllain e Festimit, Petritin të cilin e informoja për çdo lëvizje por jo për planin. Petriti merret me biznes. Ka pas ndërtuar pallate, me sa di ka dhe 2/3 pershkarexhe për peshkim. Mesa di ka dhe një piceri Erdogan ngjitur me ish Apolloninë që u shemb pas tërmetit. Petriti është diku sot tek 50-55 vjeç, është 1.80m i gjatë, i shëndoshë mban mjekër gjithmonë. Është i martuar po ska fëmijë. U vendos përfundimisht që ta eliminonim Fatmirën tek garazhdi i pallatit ku banonte. Festimi ndërkohë ishte jashtë shtetit. Mua më ka thënë që ishte në Itali por mesa mora vesh më vonë nga biseda më të se kishte qenë në Greqi.... Largimi i tij nga Shqipëria ishte i planifikuar. Kishim biseduar më parë që para se të kryhej vrasja duhet të ishte jashtë shteti. Kjo me qëllim që policia mos të kishte dyshime tek ai. Unë e lajmërova Petritin të largohej nga Shqipëria se do mbaronim punë. Unë e di që iku për në Greqi, por nuk e di a është e vërtetë. Mesa mbaj mend Petritin e kam lajmëruar 10 ditë para vrasjes. Mesa di unë iku jashtë. Na dha 2 telefona nokia të vjetër Petriti vëllai i Festimit. Një për mua një për Agronin. Agroni është djali i xhaxhait të Festimit dhe Petritit. Agroni di që merret me ndërtim dhe është diku tek 50 vjeç. Aktualisht nuk e di se ku punon Agroni. Agroni jetonte në të njëjtin pallat me viktimën. Petriti na i dha telefonat për punë vëzhgimi, kur hyn kur del Fatmira. Ditën e ngjarjes shkuam me suzukin/toyotën, Talo ka kaluar tek pjesa mbrapa ishte me xhama të zinj, unë isha shofer i mjetit. Kemi bërë rrugën dhe po prisnim tek hyrja e garazhdit. Me vete kishim një pistoletë TT dhe një thikë të cilën e mbante Talo Çela. Talo kishte doreza dhe kapuç, ndërsa unë kam pasur vetëm doreza edhe një triko sportive me kapuç dhe kapele, mesa mbaj mend pasi unë isha në timon. Goni na bëri mesazh që Fatmira kishte dal dhe e dinim që do kthehej. Agroni na jepte të gjitha informacionet kur hynte dhe dilte Fatmira. Ajo lëvizte me Citron C4 ishte lehtësisht e verifikueshme. Kemi pritur kthimin e saj rreth 1 orë dhe e pamë që erdhi, u nisa mbas saj me makinë tek garazhdi, hymë njëkohësisht tek garazhdi. Ajo zbriti nga makina pasi parkoi dhe po dilte për punën e saj. Unë po rrotullohesha tek parkimi dhe Talo doli nga makina dhe po priste momentin. Unë pashë që Talo po e godiste me shqelma, ndërsa ajo nuk reagonte. Talo kishte dhe armën me vete po se përdori. Ai përdori thikën më pas për ta eleminuar. Ajo ishte e shtirë pa ndjenja nga goditjet e tij me grushta dhe shqelma ai i drejtoi thikën dhe më duket se e goditi në qafë. Unë nuk mund ta shikoja dot. Kështu donte dhe Festimi që të ndodhte pasi donte të dukej jo si vrasje por si grabitje prandaj u përdor konflikti. Talo më pas i grabiti  çantën, nuk e di se çfarë kishte brenda se kam parë. Isha i tensionuar nga gjaku dhe nga vdekja e zonjës. Pastaj u larguam, kemi shkuar me të njëjtën makinë deri në Plepa tek ura. Unë mora taksi tek Plepat ndërsa Talo mori makinën dhe nuk e di ku shkoi më pas makina e ngjarjes. Më rëndoi shumë vrasja. Telefonin e hodha tek kanali i ujërave të zeza. Hodha dhe rrobat. Më pas shkova në shtëpi. Pas disa ditësh unë po prisja tek lokali i Festimit ardhjen e Petritit. Me sa mbaj mend Petriti erdhi me një ML gri, më tha dil tek nën kalimi i Shën Vlashit aty bëmë një xhiro me benzin dhe më tha ja ku e ke pagesën. Më falënderoi, më tha që do kemi shumë punë. Lekët i kishte futur tek marshi i makinës. Eurot që mora kanë qenë në disa prerje. Më la pas xhiros përsëri tek nënkalimi dhe ika më pas në shtëpi. Shkova në Elbasan atë ditë ose të nesërmen dhe komunikova me Talo Çelën që po shkoja ta takoja. Komunikoja vetëm me mesazhe. Talon e kam takuar tek pilafi në Bradashesh, Elbasan. I dhashë 30.000 mijë Euro Talo Çelës dhe 10.000 euro i mbajta për vete. Unë me Festimin jam takuar disa herë më mbrapa por nuk e ka hapur asnjëherë bisedën për vrasjen. Më ka falënderuar për vrasjen dhe më pas kemi prerë gishtat së bashku, jemi bërë vëllezër gjaku. Të shtëpisë time dhe të atij e dinë që jemi vëllezër gjaku”. /Shqiptarja.com

Ora 19:27
DOSJA 'Plumbi i Artë'/ 'Ushtari' i Nuredin Dumanit i penduar i drejtësisë, 8 akuzat që rëndojnë ndaj tij  

1652974499_1652964430dumanihoxhaj.jpg

Ndaj Henrik Hoxhajt, 'ushtarit' të Nuredin Dumanit rëndojnë 8 akuza. Henrik Hoxhaj, cilësohet nga policia si njeriu më i afërt i Nuredin Dumanit. Hoxhaj u arrestua bashkë me Dumanin më 29 mars 2022 në qytetin e Fierit, pas atentatit që ranë pre e u plagosën të dy. Ai është një nga ushtarët më të besuar të Dumanit, me të cilin ka mbajtur kontakte si në Kosovë e Shqipëri. Hoxhaj u la në burg bashkë me Dumanin.

Akuzat ndaj Henrik Hoxhajt

“Vrasja me paramendim e mbetur në tentative”,  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,  kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”

Ora 19:21
DOSJA 'Plumbi i Artë'/ I penduari i drejtësisë, nga 4 vrasjet te grupi i strukturuar kriminal, 17 akuzat që rëndojnë ndaj Nuredin Dumanit

1652968053_16022509491593784716NUREDINDUMANI.jpg

Ndaj Nuredin Dumanit, një nga emrat më të përfolur të botës së krimit në Elbasan, tashmë i penduari i drejtësisë, rëndojnë 17 akuza. Dumani është arrestuar në maj të këtij viti pasi shkoi që t’i bënte atentat Talo Çelës në fshatin Papër në Elbasan, por ai iu kundërpërgjigj duke e lënë të plagosur.

Ndaj Nuredin Dumanit, rëndojën akuzat për katër vrasje, vrasje të mbetura në tentativë, grup i strukturuar kriminal.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulant: 20/05/2022 08:43

    S'arrij ta kuptoj si funksionon kjo pune me keta vrasesit me pagese?! Dumani ka marre pjese ne vrasjen e kusheririt te Alibejt, Andi Zylyfit, ndersa Alibej e kontrakton Dumanin per te vrare Ramazanin. Dumani kontraktohet nga Çapajt per te vrare Sanxhaktarin shokun e Suel Çeles, ndersa Suel Çela kontrakton Dumanin per te vrare pronarin e shkolles tek Liqeni ne Tirane.

    Përgjigju
  • Rebani: 20/05/2022 06:01

    Dhe ky qe vetem nje vrases, ekzekutor i te tjereve. Imagjino se sa individe, grupe dhe organizata kriminale veprojne te lira. Qe porosisin. Ndaj dhe qeverite tona jane te trajnuara ne kete fushe. Jane me kriminale se kriminelet qe ti kontrollojne. Do qe mire te shpiknin ndonje dekorate "Krimineli i Arte" psh. Sigurisht, bronxi per Salen, ergjendi per Liken dhe besoj no comment per te arten...

    Përgjigju
  • ndue dukagjini: 20/05/2022 00:22

    GJAKU nuk hup kurre......familjet e te vrareve duhet te zbatojne nenet e kanunit te leke dukagjinit,,,,gjaku kerkon gjak,,,,dhe gjaku shkon per fis...../////

    Përgjigju
    • Bepi: 21/05/2022 07:09

      Sigurisht

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare