Vrasja e 'Escobar' në Serbi, arrestohen autorët e dyshuar! Njëri u nxorr me shapka rozë nga apartamenti ku fshiheshin, bashkëpunëtore kishin 17-vjeçaren

Vrasja e 'Escobar' në Serbi, arrestohen autorët e dyshuar! Njëri u nxorr me shapka rozë nga apartamenti ku fshiheshin, bashkëpunëtore kishin 17-vjeçaren

Ranko Radosheviç

SERBI – Një e mitur, 17 vjeçe dyshohet se ishte e përfshirë në vrasjen e Ranko Radosheviç, i njohur si ‘Escobari’ në Serbi. Ajo është arrestuar dhe akuzohet për ‘bashkëpunim në vrasje’. Të akuzuar për krimin janë Stefan Z., 28 vjeç dhe Luka V., 25 vjeç që u arrestuan nga autoritetet serbe.

Të tre po qëndronin në një apartament që e kishin marrë me qira kur u vunë në pranga. Mediat serbe publikuan pamje të të rinjve që u arrestuan teksa ishin të veshur me rroba sportive. Njëri prej tyre u nxorr nga shtëpia me shapka ngjyrë rozë që i kishte më të vogla.

Kujtojmë se Radosheviç u vra më 9 mars dhe u qëllua teksa qëndronte i ulur në një kafene në pikën e karburantit në Rushnje. Dy të rinjtë e maskuar, të veshur me kapuç dhe maska ​​​​kirurgjikale, u kapën nga kamerat e vëzhgimit.

Ranko Radosheviç, i njohur ndryshe si "Escobar" dyshohet se ishte anëtar i klanit të Goran Mijatoviçit nga Bezhanija dhe lider i klanit Nikshiç që bashkëpunonte me klanin Skaljar, në krye me Jovan Vukotiçin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës