I pyetur nga gazeta italiane “La Republica”, djali i ish-efektivit të policisë rrugore thekson se familja e tij është në dijeni se kush mund të jenë vrasësit e babait, dhe se sipas tij janë të njëjtët që i bënë atentat në vitin 2006 në Elbasan.
Bëhet fjalë për vrasjen e Sokol Çapjas në 2005, dhe atentatit nga nipi i tij Florenc Çapja ndaj Fadil Memës vetëm një vit më pas. Sipas Elton Memës, janë të sigurtë se janë të njëjtët persona të cilët kanë urdhëruar edhe vrasjen e babait të tij. Kush ishte Fadil Mema, në 2006 iu bë atentat në mes të Elbasanit
“Jam i sigurt që janë ata. Dimë se kush janë urdhëruesit por nuk dimë se kush janë vrasësit, të cilët sigurisht janë shqiptarë.” është shprehur Elton Mema për “Republica”.
Dëshmitari pa vrasësin, dyshohet në disa persona të përfshirë në atentat
Djali i ish-policit rrugor nënvizon gjithashtu se në momentin e vrasjes së babait të tij, ka pasur një dëshmitar i cili ka parë të gjithë skenën e krimit, si dhe largimin e atentatorëve.
“Është një person i cili ka parë autorët e vrasjes së babait tim, dhe largimin e tyre.” citohet të ketë thënë Elton Mema.
Sipas asaj që bëjnë të ditura mediat italiane, është pikërisht e kaluara e ish-efektivit rrugor shqiptar, pista në të cilën po hetohet nga autoritetet e vendit fqinj, për të gjetur dhe arrestuar edhe autorët.
Nga hetimet e deritanishme, rezulton që ka qenë vetëm një armë dhe vetëm një person i cili ka qëlluar me armë në drejtim të Fadil Memës. Por nisur edhe nga dëshimtë e mbledhura dhe pamjet e kamerave të sigurisë së zonës, policia italiane dyshon se ka më shumë se një person të përfshirë në atentatin ndaj Memës.
Fadil Mema 54 vjeç, u vra me 6 plumba pistolete në orët e vona të mbrëmjes mes datës 12 dhe 13 mars të këtij viti, në momentin që ai po dilte nga shtëpia për të shkuar në punë. Itali, ekzekutohet me 6 plumba ish-efektivi i Policisë së Elbasanit
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)