Komisariati i Policisë Gramsh ekzekutoi sot vendimet penale për dy autorët që vranë bashkëmoshatarin e tyre Fatjon Bici në Gramsh më 16 Maj 2023.
Dy autorët ishin në arrest shtëpie dhe tashmë do të vuajnë dënimin në burg.
Policia njofton se për personin me inicilaet E. K., 16 vjeç, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi dënimin me 18 vjet burgim dhe për O. Ç., 15 vjeç, kjo Gjykatë vendosi dënimin me 14 vjet burgim.
'Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan/ Komisariati i Policisë Gramsh ekzekutoi vendimet penale për shtetasit: E. K., 16 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm e ka dënuar me 18 vjet burgim dhe O. Ç., 15 vjeç, të cilin kjo Gjykatë e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", të cilët kanë qenë në masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", thuhet në njoftim.