Gjurmët e gjakut të gjetura në automjetin e Denis Shtrazës të pandehur për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut janë kthyer në debat mes Prokurorisë dhe avokatëve të Shtrazës.
Sipas prokurorit Besnik Muci gjurmët e gjakut të gjetura në mjetin e shtrazës janë të njëjta me ato të gjetura në fashetat e duarve që ishte lidhur trupi i pajetë i Gazmend Çollaku i cili u gjet në zonën e Fushë Krujës, dhe kjo sipas prokurorit vërtetohet me një sërë ekspertizash shkencore.
Por ky qëndrim i Prokurorit të Krimeve të Rënda është kundërshtuar nga Shtraza dhe mbrojtia e tij të cilët u shprehën se gjurmët e gjakut jo vetëm që si përkasin Shtrazës por ato mund të jenë vënë aty në mënyrë të qëllimt pasi ne kontrollin e parë kryer në makinën e të pandehurit s'u gjet asgjë nga oficerët e policisë gjyqësore.
Prishet kompjuteri, s'shfaqen pamjet e rrëmbimit
Për të vërtetuar se gjurmët e gjakut si përkasin Shtrazës ata paraqitën në gjykatë dhe aktekspertizën e Ministrisë së Brendshme, por seanca e sotme u shty pa asnjë vendimmarrje.
Shkak për shtryjen e kësaj seance u bë prishja e pajisjes teknike në Gjykatën e Krimeve të Rënda me të cilën do të shiheshin si provë gjyqësore pamjet filmike të rrëmbimit të Çollakut në Durrës, filmuar nga lokali ku ai u mor nga 4 persona dhe u fut në bordin e një automjeti "Audi".
Ndërkohë dhe pse gjykata insistoi disa herë të shiheshin pamjet filmike administrate teknike e pati të pamundur të hap pamjet filmike të cilat do të hidhnin dritë për herë të parë për automjetin dhe personat që rrëmbyen Gazmend Çollakun 1 vit më parë në Durrës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO