Mijëra njerëz kanë protestuar në Maltë duke kërkuar drejtësi dy javë pas vrasjes së gazetares Dafna Karuan Galicia, e cila njihet në të gjithë botën si gazetarja që bëri publik skandalin e “Panama Papers”.

Thirrjes së shoqërisë civile për protesta i janë përgjigjur mijëra njerëz të cilët kanë marshuar me thirrjet “Turp”, “Turp” dhe “Drejtësi”, “Drejtësi”. Ashtu si edhe në protestat e tjera të pranishmit kanë kërkuar shkarkimin e drejtorit të policisë dhe ministrit të Drejtësisë.

Galicia vitin e kaluar ka publikuar artikuj për korrupsion ku e kanë përfshirë edhe kryeministrin Jozef Muskat dhe bashkëpunëtorët e tij. Ajo po ashtu ka shkruar se edhe bashkëshortja e kryeministrit ka marr miliona dollar nga vajza e president të Azerbajxhanit nëpërmes firmës së avokatëve nga panamaja. Me publikimin e “Panama Papers” është zbuluar njëri nga skandalet më të mëdha botërore të korrupsionit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com