Vrasja e gazetarit investigative, jep
dorëheqjen kryeministri sllovak

Vrasja e gazetarit investigative, jep<br />dorëheqjen kryeministri sllovak<br>
Vrasja e gazetarit investigativ ka ‘tronditur’ themelet e qeverisë në Sllovaki. Dy ditë më parë dha dorëheqjen ministri i Brendshëm Robert Kalinak, e ndërsa sot ka njoftuar se do të japë dorëheqjen edhe kryeministri Robert Fico.

Ky vendim vjen tre javë pas vrasjes së gazetarit Jan Kuçiak dhe të fejuarës së tij. Të martën, partitë e opozitës sllovake, kishin dorëzuar një mocion mosbesimi kundër qeverisë së koalicionit të drejtuar nga Fico.

Ky i fundit ia ka bërë të ditur vendimin presidentit Andrej Kiska gjatë një takimi. Kreut të shtetit do t’i duhet të formojë qeverinë e re, por pa shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Fico me dorëheqjen e tij, rrëzon kështu edhe koalicionin qeverisës. Sipas kryeministrit, e drejta për të emëruar kreun e ri të qeverisë, i takon partisë së tij (Social-Demokrate), fitues të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Çfarë duhet të vishni për Vitin e Ri sipas shenjave të zodiakut

Çfarë duhet të vishni për Vitin e Ri sipas shenjave të zodiakut