ReportTv ka siguruar një dokument të ekspertes biologe Armanda Deda, e cila në konkluzionet e saj shprehet “Njollat e gjakut në kalendarin (provë material 4), objekt ekspertimi, marrë në automjetin tip Benz Mercedez me targë AA 671 MZ, nuk janë të vlefshme për identifikim individual me analizën e ADN-s.
Po ashtu sipas të njëjtës eksperte ADN-ja e përftuar nga pështyma e Denis Shtrazës është e ndryshme nga profili gjenetik i përftuar nga gjaku në fashetat plastike provë material numër 1.
Por ku u gjetën këto fasheta?
Sipas procesit të gjykimit në të cilin prokuroria akuzon Denis Shtrazës pasi Ervin Dalipaj u vra pak javë më parë dhe akuza ndaj ti u pushua, me këto fasheta u lidh pas rrëmbimit Gazmend Çollaku. Kjo ngjarje daton më 6 Janar 2016 ndërsa trupi i pajetë i Çollakut u gjet mëngjesin e datës 7 Janar në zonën e Fushë Krujës.
Shtraza e ka mohuar akuzën për këtë krim, por gjykata ka vendosur të ritestohen gjurmët e gjakut tashmë me ato të nënës së të ndjerit Gazmend Çollaku për të bërë një krahasim të profilit gjenetik.
Gjurmët e gjakut konsiderohen një provë e fortë nga prokuroria për të provuar akuzën e ngritur ndaj shtrazës, por deri më tani ky proces ende nuk ka përfunduar duke mbetur në varësi të ekspertizave, siç ishte dhe ajo e navigatorit çka nuk saktësoi nëse mjeti ku udhëtonte Shtraza kishte qenë apo jo pranë vendit ku u rrëmbye e më pas ekzekutua Çollaku.


Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

VIDEO









