Drejtësi pas 11 viteve për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në Elbasan! 3 burgime përjetë, mes tyre Ardjan dhe Florenc Çapja! 2 dënime me 25 vite burg dhe një 15 vite

TIRANË- Pas 11 viteve nga vrasja e Gentian e Nezir Beqirit është bërë drejtësi. Tre burgime përjetë, një me 15 vite dhe dy me nga 25 vite heqje lirie. Ky është dënimi i dhënë nga togat e zeza të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vrasjen e babë e bir në gusht të 2012. Ardjan e Florenc Çapja dhe Jorgu Leku janë dënuar përjetë. Ndryshe nga sa kërkoi Prokuroria e Posaçme, 6 vite, GJKKO dënoi me 15 vite bashkëpunëtorin e drejtësisë Ervis Bardhin. Nga 25 vite burgim dha për Klaidi Dokoli dhe Etien Çani

Ardian Çapja, përveç avokatëve ka dorëzuar në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar edhe një material me 30 faqe ku kërkoi të shpallet i pafajshëm. Ai ka treguar në Gjykatë se procesi ndaj tij për vrasjen Gentian e Nezir Beqirit në gusht të 2012, është montuar nga Prokuroria e Elbasanit. Sipas tij, prokurori Ritvan Suka që po heton ngjarjen e shkurtit të 2016, ku mbetën të vrarë dy familjar të Çapjas dhe plagosjen e 8 të tjerëve, nuk po e zbardh sepse është përfshirë politika.

"Janë tre autorë që është provuar se janë përfshirë në masakrën ndaj familjes time e po ashtu edhe politika. Ata që donin të mbanin pushtetin dhe ato që donin të siguronin vota. Edhe avokati i ndjerë Ravik Gurra ka kërkuar informacion pranë Prokurorisë së Elbasanit dhe ka vënë dispozicion materiale për zbardhjen e kësaj ngjarje, dhe ka dyshime se ai është vrarë për informacioneve që dispononte”, thuhet në dokument.

Në materialin e dorëzuar në Gjykatë, ai kundërshtonte të gjitha dëshmitë e  bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke pretenduar se është instruktuar nga Prokuroria e Elbasanit me qëllim përfshirjen e tij në këtë ngjarje, mirëpo kjo kërkesë nuk i është marrë parasysh nga GJKKO.

Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit? 
Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:20
Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, Ardian Çapja: Akuzat ndaj meje, të montuara nga prokuroria e Elbasanit! Jam i pafajshëm

Ardian Çapja,  përmes avokatëve ka dorëzuar në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar edhe një material me 30 faqe ku kërkon të shpallet i pafajshëm. Ai ka treguar në Gjykatë se procesi ndaj tij për vrasjen Gentian e Nezir Beqirit në gusht të 2012, është montuar nga Prokuroria e Elbasanit. Sipas tij, prokurori Ritvan Suka që po heton ngjarjen e shkurtit të 2016, ku mbetën të vrarë dy familjar të Çapjas dhe plagosjen e 8 të tjerëve, nuk po e zbardh sepse është përfshirë politika.

"Janë tre autorë që është provuar se janë përfshirë në masakrën ndaj familjes time e po ashtu edhe politika. Ata që donin të mbanin pushtetin dhe ato që donin të siguronin vota. Edhe avokati i ndjerë Ravik Gurra ka kërkuar informacion pranë Prokurorisë së Elbasanit dhe ka vënë dispozicion materiale për zbardhjen e kësaj ngjarje, dhe ka dyshime se ai është vrarë për informacioneve që dispononte.".

Në materialin e dorëzuar në Gjykatë, ai kundërshtonte të gjitha dëshmitë e  bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke pretenduar se është instruktuar nga Prokuroria e Elbasanit me qëllim përfshirjen e tij në këtë ngjarje.

Në nëntor të vitit të kaluar, Ardian Çapja ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO ku ka përfshirë edhe një politikan të lartë me emrin “Taulant” duke u shprehur se ky i fundit del edhe në përgjimet e bëra për ngjarjen kriminale të 3 shkurtit në vitin 2016 ku iu vra vëllai Agroni dhe 2 të tjerë, ndërsa 10 të tjerë mbetën të plagosur.

Ai dëshmonte asokohe se përgjimet ku dilte ky politikan u asgjësuan (kjo për shkak të ligjit të aso kohe ku nëse një politikan dilte në përgjigje procesi bllokohej). Çapja vijonte edhe më tej duke thënë se “Taulanti”, mbiemrin të cilit refuzonte ta thoshte me pretendimin se i rrezikohet familja, e ka marrë në telefon ku i ka ofruar ndihmë, por ai e ka refuzuar pasi nuk kishte nevojë.

Në shtator të vitit 2021 GJKKO dërgoi për gjykim dosjen e Ardian Çapjas dhe 3 të pandehurve të tjerë të cilët akuzohen për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezir Beqiri në vitin 2012.

 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gripi: 20/04/2023 09:38

    Te jete drejtesia keshtu perhere dhe per te gjithe atehere ky vend mund te kete shprese. Mbaroi epoka Çapja ne elbasan por duhen goditur te gjithe. Çapjat meritojne dhe me shume se kaq por Suel Cela, Kamer Mehja dhe cfare kane pase ata duhet te kene te njejtin fat. Vetem atehere Elbasani do i rikthehet tradites si qytet i vlerave.

    Përgjigju
  • 17N: 19/04/2023 19:40

    Po normale edi rama denon armiqt e suel celes edhe ja dorezon atij qytetin e elbasanit elbasani ka mar fund njerzit e suelit po terrorrizojn qytetin me 15 vjecar ushtar me arm ne brez vrasin presin nuk pyesin per polici i shajn e i beshtyjn policat ne mes te rruges.

    Përgjigju
    • N17: 19/04/2023 22:51

      Ti qe ke ven emrin i pa shpres,normale mir e beren qe i futen me burg por un po them te fusim e te tjeret jo vetem nje pal,edhe jo mor shok pse te iki un nga vendlindja ime per shkak te kriminelve? Kjo a zgjidhje sipas teje?

    • I pa shprese: 19/04/2023 21:32

      Shum i bukur ky filmi si e ka titullin?? Harruat cfare terrorizimi i kan ber Elb keta kur vrisnin diten per diell dhe benin si “Horra” dhe me shitesit e farave. Nuk erdhi kot kjo dit Zoti vonon , mund te vonoj dhe pak si shume por i con gjerat ne vend. Njs , po ste pelqeu Elb , rrugen e di , hipi makines e largohu per nje jet me te mire. Haha

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit

Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit