Ardian Çapja, përmes avokatëve ka dorëzuar në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar edhe një material me 30 faqe ku kërkon të shpallet i pafajshëm. Ai ka treguar në Gjykatë se procesi ndaj tij për vrasjen Gentian e Nezir Beqirit në gusht të 2012, është montuar nga Prokuroria e Elbasanit. Sipas tij, prokurori Ritvan Suka që po heton ngjarjen e shkurtit të 2016, ku mbetën të vrarë dy familjar të Çapjas dhe plagosjen e 8 të tjerëve, nuk po e zbardh sepse është përfshirë politika.
"Janë tre autorë që është provuar se janë përfshirë në masakrën ndaj familjes time e po ashtu edhe politika. Ata që donin të mbanin pushtetin dhe ato që donin të siguronin vota. Edhe avokati i ndjerë Ravik Gurra ka kërkuar informacion pranë Prokurorisë së Elbasanit dhe ka vënë dispozicion materiale për zbardhjen e kësaj ngjarje, dhe ka dyshime se ai është vrarë për informacioneve që dispononte.".
Në materialin e dorëzuar në Gjykatë, ai kundërshtonte të gjitha dëshmitë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke pretenduar se është instruktuar nga Prokuroria e Elbasanit me qëllim përfshirjen e tij në këtë ngjarje.
Në nëntor të vitit të kaluar, Ardian Çapja ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO ku ka përfshirë edhe një politikan të lartë me emrin “Taulant” duke u shprehur se ky i fundit del edhe në përgjimet e bëra për ngjarjen kriminale të 3 shkurtit në vitin 2016 ku iu vra vëllai Agroni dhe 2 të tjerë, ndërsa 10 të tjerë mbetën të plagosur.
Ai dëshmonte asokohe se përgjimet ku dilte ky politikan u asgjësuan (kjo për shkak të ligjit të aso kohe ku nëse një politikan dilte në përgjigje procesi bllokohej). Çapja vijonte edhe më tej duke thënë se “Taulanti”, mbiemrin të cilit refuzonte ta thoshte me pretendimin se i rrezikohet familja, e ka marrë në telefon ku i ka ofruar ndihmë, por ai e ka refuzuar pasi nuk kishte nevojë.
Në shtator të vitit 2021 GJKKO dërgoi për gjykim dosjen e Ardian Çapjas dhe 3 të pandehurve të tjerë të cilët akuzohen për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezir Beqiri në vitin 2012.
Lajmi kryesor:
Drejtësi pas 11 viteve për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në Elbasan! 3 burgime përjetë, mes tyre Ardjan dhe Florenc Çapja! 2 dënime me 25 vite burg dhe një 15 vite
B.V/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4411
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan, banorët e fshatit Polis Valë në protestë me iniciativën e PD: Kërkojmë ndërtimin e urës dhe asfaltimin e rrugës
28 Janar, 16:07
-
Masakra e Gërdecit/ Mediu nuk shkon në GJKKO, avokatët: Ndodhet në SHBA për vizita mjekësore! 'Shpërthen' Zamira Durda: Kush i tha të priste 10 orë Trumpin?
28 Janar, 10:18
-
Vota e Diasporës/ Ambasadori spanjoll nga Elbasani: Emigrantëve duhet t’u jepet mundësia që të votojnë, e rëndësishme (VIDEO)
27 Janar, 14:58
-
Mashtrimi me mikrokreditë, GJKKO lë në burg për Arben Meskutin, pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale
27 Janar, 14:09
-
Elbasan/ Dështon përsëri seanca me videokonferencë ndaj Dritan Dajtit, Burgjet nuk morën përsipër as shoqërimin për arsye sigurie
27 Janar, 13:40
-
Trafikonte armë për grupet kriminale, arrestohet në Kolumbi 33-vjeçari nga Tropoja! Tentoi të arratisej nga hoteli i ishullit ku qëndronte (EMRI+FOTOT)
27 Janar, 10:00
-
‘Destinacion që të lë pa frymë’, të dashuruarit pas dëborës gjithnjë e më shumë në Fushë-Studën në Librazhd
26 Janar, 14:02
-
Blushi i PL sulmon SPAK nga Elbasani: Dumani vegël qorre e Ramës, nuk hetoi krimet elektorale! Do ngremë Ministrinë e Diasporës pas 11 Majit
25 Janar, 16:50
-
E DHIMBSHME/ Gruaja me nanizëm me lot në sy: Zot mos e provoftë njeri vuajtjen time! Dua një shtëpi, e të vdes rehat
25 Janar, 14:11
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Gjyqi për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, Dritan Rexhepi në GJKKO! Seanca shtyhet se mungoi një avokat
24 Janar, 14:01
-
Aksident i trefishtë në Elbasan, makinat përplasen me njëra tjetrën
24 Janar, 12:00
o jua them un qe ky e gjith fisi i tij jan te pa fajshem.jan gjithmon pun shtepi e shtepi epune.gjith keto pasuri qe kan esht fale djerses se tyre plus kan fitu dhe telebingo jan te drejte si draperi
Përgjigju